Ata që lanë gjurmë në shkencë dhe atdhetarizëm:Dervish Rozhaja (1934-1996)




Lindi në Pejë më 5 korrik 1934. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen më 1949 në Gjakovë, kurse biologjinë në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Beogradit, në të cilin diplomon në vitin 1954.
Gjatë vitit shkollor 1954/55 shërben profesor i biologjisë në Shkollën Normale të Prishtinës. Prej vitit 1955 gjer në vitin 1959 kryen punën e doktorantit në Entin Fiziologjik të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Beogradit, ku doktoron me temën Aspekti bioenergjetik i adaptimit termik të anurave.
Prej vitit 1960 e deri sa ishte gjallë ligjëroi Fiziologjinë krahasuese në Katedrën e Biologjisë të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Filozofikut të Prishtinës, së pari docent, mandej profesor inordinar dhe prej vitit 1974 profesor ordinar. Gjatë kësaj kohe ka qenë në specializime në Institutin Fiziologjik të Akademisë së Shkencave të BRSS në Leningrad (1962/63) dhe në Institutin Neurologjik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos (1973/74).
Ka botuar në revistat shkencore të vendit dhe ato të jashtme 15 punime shkencore nga fusha e adaptimit termik të shtazëve poikiloterme dhe termoregulacionit dhe hipotermisë së shtazëve homeoterme dhe heteroterme. Me kontributet e veta ka marrë pjesë në punimet e disa tubimeve shkencore jashtë vendit.
Ka ushtruar funksionin e prodekanit (1960/62 dhe 1967/68) dhe të dekanit të Fakultetit Filozofik (1968/69). Ka qenë sekretar i Komitetit të LK të fakulteteve dhe të shkollave të larta (1967/68), rektor i Universitetit të Prishtinës (1970/73) dhe kryetar i Bashkësisë së Universiteteve të Jugosllavisë. Ishte delegat në Dhomën e Kombeve të Kuvendit të RSFJ-së dhe anëtar i redaksive të revistave Dialektika dhe Acta physiologica Yugoslavica.
Ishte nënkryetar dhe kryetar i ASHAK. Është laureat i Çmimit të Dhjetorit të Kosovës dhe i Shpërblimit 7 Korriku të RS të Serbisë për punë shkencore.
Vdiq në Prishtinë, më 23 gusht 1996.

BIBLIOGRAFIA

Punimet profesionale-shkencore:

Rozhaja, D. 1960, Temperatura dhe jeta, Përparimi, Prishtinë, nr. 10, f. 682-691, nr. 11, f. 110-118.
Rozhaja, D. 1962, Adaptimi termik i qenieve të gjalla, Përparimi, Prishitnë, nr. ½, f. 27-34.
Rozhaja, D. 1963, The physiological meaning of thermal adaption phenomena, Buletin i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, 1, 251-263.
Rozhaja, D. 1964, Prilog izučavanju termogeneze kornjača u odnosu na termičku sredinu prilagodjavanja, Buletin i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, 2. 335-341.
Isaakjan, L.A., Rozhaja, D.A., i Maslenkova, L. S. (1965), Videvye osobenosti termogeneza posle gipotermii i gryzunov, Zh. evol. Biohim, i fiziol. 1, Nr. 5. 419-422.
Rizvanolli Sh. dhe Rozhaja, D. 1966, Prilog poznavanju potrošnje kiseonika u žaba R. Greaca u odnosu na termičku sredinu prilagodjavanja, Buletin i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, 3. 465-469.
Rozhaja, D. (1967), Zakon, površine u termogenezi organizama Përparimi (numri jubilar), Prishtinë, 215-221.
Rozhaja, D. dhe Rizvanolli, Sh. (1967), Dinamika normalizacii i hemicheskoj termoregulyacii depilirovanyh krys, In: III. Vsesojuznaya konferenciya ekologicheskoj fiziologiji (razdel obschie voprosoy adaptacii), Novosibirsk 1967, f. 59-61.
Isaakjan, L. A., Rozhaja, D.A. dhe Trubicina, G.A. (1968), Ob. Osobenostjah termogeneza v perioda vostanovienya posle mnogokratno perenesenyh gipotermii u nekotoryh vidov hryzonov in: Stavnitelnaya i vozrastnaya fiziologiya, Nauka, Leningrad, f. 65-70.
Rozhaja, D.A. dhe Maslennikova, L.S. (1968), O voznikonovenii himicheskoy termoregulyacii u zolotistyn homyakov v ontogeneze in: Sravnitelnaya i vozrastnaya fiziologya, Nauka, Leningrad, f. 277-282.
Rozhaja, D.A., Rizvanolli, Sh. dhe Berisha, A. (1976): Gaseous exchange in turties Emys orbicularis L. and Testudo hermanni Gmel in Hypoxia and Hypercapnia under confinement conditions, Acta Biol. Med. Exper. 1-2, 47-49.
Rozhaja, D.A., Rizvanolli, Sh. dhe Berisha, A. (1977): Nitrogen gaexchange in turties in hypoxia and hypercapnia under cofinement conditions, Acta Biol. Med. Exper., 2, 33-35.
Rozhaja, D.A., Rizvanolli, Sh. dhe Berisha, A. (1977): Posthypoxy-hypercapnic gas exchanges in turtles species. E. orbicularis L. and T. hermani Gmel., Acta Biol. Med. Exper., 2, 115-116.
Rozhaja, D.A., Halili, F., Dërmaku, S., Berisha, A. dhe Rizvanolli, Sh. (1978), “Blood catalase activity, in rats exposed to industrial air pollution”, Acta Biol. Med. Exp. 3, 93-94.
Rozhaja, D.A., Dërmaku, S., Berisha, A., Rizvanolli, Sh. dhe Halili, F., (1978), Blood reticulocytes and serum transaminias activitetes in rats exposed to industrial air pollution, Acta Biol. Med. Exp. 3, 95-98.
Papović, R., Rozhaja, D. dhe Jablanović, M., (1978): Behavoiour of Paramecium caudatum population under conditions of experimental lead poisoning, Acta Biol. Et Med. Exp. 3, 83-99.
Jablanović, M., Mihajlović R., Rozhaja D., Hoxha Y. dhe Ljiljana Mihajlović (1978): Accumulation and distribution of lead and cadmium in some hihger plants cultivated in industrial region of Kosovska Mitrovica, Acta Biol. Med. Experi. 3, 47-50.
Rozhaja, A.D., Halili, F., Dërmaku, S. dhe Berisha, A. (1979), Total lipids and chkolesterol in serum of rast expased to industrial lead contaminated conditions, Acta Biol. Et Med. Exper. V 4, f. 91-93.
Papović, R. dhe Rozhaja, D. (1979): Effect of industrial pollutants on intestinal protist parasitic frog (R. ridibunda) fauna in the region of Kosovska Mitrovica toën, Acta Biol. Et Med. Exper. 4, 89-92.
Rozhaja, D.A., Dërmaku, S., Halili, F. dhe Berisha, A. (1980): Some biochemical characteristics of the blood sera of the turtle Testudo hermanni, Gmel. from the immediate surrounding of lead and zinc foundry in Zvečan, Acta Biol. Et Med. Exper. V. 5, 43-45.
Papović, R. dhe Rozhaja, D. (1980): Effekt of pollutants from industrial coal treatment on the aboundance of parasitic populations O. ranarum and B. entozoon in frog R. ridibunda, Acta Biol. Et Med. Exper. V. 5 23-26.
Rozhaja, D. (1980), Čovek i biosfera – Čovek u biosferi, Dijalektika nr. 3-4, f. 23-32.
Rozhaja, D. dhe Halili, F. (1981): Histopathological changes of the testes of the laboratory rats exposed to air pollutants from lead metallurgy, Acta Biol. et Med. Exper. V. 6. 67-69.
Rozhaja, D., Jablanović, M. (1982): Zagadjivanje i zaštita životne sredine (tekst universitar), Enti për Botimin e Teksteve, Prishtinë.
Rozhaja, D.A., Elezaj, I., Halili, F. dhe Berisha, A. (1983): The effect of lead metalurgy pollutants on blood reticulocyte number and serum glutamate oxal – acetate transaminase activity of the turtles (testudo hermani Gmel.), Acta Biol. et Med. Exper. v. 8 25-27.
Elezaj, I., Halili, F. dhe Rozhaja, D.A. (1983): Changes in blood catalase and perioxidase activities of land turtles (Testudo hermanni Gmel.) living under conditions of industrial lead contamination, Acta Biol. et Med. Exper. v. 8, 29-31.
Rozhaja, D.A., Halili, F., Elezaj, I. dhe Pantić, V. (1983): Examiniation of kidneys of the local population of rats in the region of the Trepča plant. In current research in Endemic (Balkan) nephropathy, f. 371-375 (Materials of Proceedings of the 5 th Symposium on endemic (Balkan) nephropathy, Nish 1983).
Rozhaja, D.A., Halili, F. dhe Elezaj, I. (1984): Catalase activity in snails (Helix opmatia L.) Exposed to the pollutants of lead metallurgy, Acta Biol. et Med. Exper. v. 9, 27-30.
Halili, F., Rozhaja. D.A. dhe Elezaj, I. (1984): Activity of aspartate aminotransferase in the hemolymph of snails (helix pomatia L.) exposed to pollutants of lead metallurgy, Acta Biol. Med. Exper. v. 9, 5-7.
Rozhaja. D. A: Fiziologjia krahasuese, ASHAK, Seksioni i Shkencave të Natyrës, Prishtinë, 2000.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri