Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri s’i beson listës së të vrarëve në Kumanovë

Haziri s’i beson listës së të vrarëve në Kumanovë
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk i beson listës së të vrarëve në incidentin e armatosur në Kumanovë, të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
Incidentin e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Haziri e ka vlerësuar si tragjik.
Sa i përket asaj nëse ka komunikuar me familjarët e pjesëmarrësit në incidentin e armatosur, Beg Rizaj, për të ditur me shumë për fatin e tij, Haziri ka thënë për Tribuna Channel se kjo çështje i takon Policisë së shtetit.
“Unë nuk besoj që ajo listë është lista e të vrarëve dhe besoj që mekanizmat e shtetit duhet me ndërmarr veprime,” është shprehur Haziri.
Ai ka bërë të ditur se 45 anëtarë nga Kumanova janë duke qëndruar tek të afërmit e tyre, për të cilët thotë se të premten u është dhënë një ndihmë.
“45 anëtarë kryesisht familjar janë në Gjilan dhe sot i kemi ndihmuar pesë raste me pako ushqimore,” deklaron Haziri.
Lutfi Haziri ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme në LDK, pak kohë pasi është rizgjedhur kryetar i Degës në Gjilan.
“Ka qenë proces i mirë. LDK në Gjilan ka pasur 8 kuvende të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme. Po ashtu ka pas interesim mjaftë të madh të gruas dhe të të rinjve,” është shprehur Haziri.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri