Reporteri kosovar Milaim Zeka :Lista me të vrarët në Kumanovë është e pakonfirmuar


Gazetari, Milaim Zeka ka kontestuar listën e publikuar me emrat 10 e të vrarëve në Kumanovë.
Zeka ka thënë se nuk duhet ngutur për të publikuar emrat e të vrarëve pa i konfirmuar zyrtarisht ato, pasi me këtë lëndohen shumë familje.
Ai në emisionin “Debat” në transmetuesin publik ka thënë se kjo listë nxjerrë një informacion 100% të rrejshëm.
Zeka thotë se njëri që ndodhet në këtë listë quhet Samit Destani, ndërsa në listë paraqitet me mbiemrin Kastrioti, gjë që sipas tij ai pseudonimin e ka të tillë.
“Nuk guxojmë të publikojmë emra të këtyre personave pa i konfirmuar. 95% të këtyre djemve që kanë rënë në Kumanovë, janë djemë të kristaltë, që kanë marrë pjesë në tri luftërat shqiptare”, ka thënë gazetari Zeka, i cili përmes një shkrimi të tij kishte ngritur dyshimin se disa nga të vrarët mund të jenë nga Lindja e Mesme, por të gjymtuar për t’u paraqitur si shqiptarë të Kosovës.Zeka: Lista me të vrarët në Kumanovë është e pakonfirmuar

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit