ENVER ZYMERI :PËR TY KOSOVË E JAP JETËN

Katër vjet nga vrasja e Enver Zymerit në veri të vendit
Para katër vjetësh Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të njohur si “ROSU”, të ndërhyjnë në veri të Mitrovicës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat deri në atë kohë kontrolloheshin nga bandat kriminale serbe.
Gjatë këtij aksioni u vra Enver Zymeri, pjesëtar i njësisë “ROSU”. Pas këtij aksioni, policia e Kosovës nuk qëndrojë në ato pika as 24 orë, por u tërhoqën, ku më pas pasuan edhe demonstrimet e qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë të vendit, të cilët gjatë revoltave të tyre i dogjën pikat kufitare.

Image result for enver zymberi
Tash pas katër vitesh askush nuk është dënuar për vrasjen e policit Zymeri ndërsa pesë serbë po kërkohen edhe me urdhër ndërkombëtar të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e policit Enver Zymeri.
Ky i fundit është përkujtuar dje nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë qeveritarë me ceremoni dhe me homazhe tek varri i tij në fshatin Dubovc.
Pas vrasjes polici Zymeri është dekoruar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës”.


*****



Enver Zymberi ishte oficer i forcave të ndërhyrjes speciale të Kosovës. Ai ra në krye të detyrës për mbrojtjen e Inegritetit Territorial të Kosovës. Në fjalim të mbajtur me rastin e 2-vjetorit të vrasjes së Enver Zymberit, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti Hero i Kosovës.

Jeta

Lindi në vitin 1979 në fshatin Dubovc, Komuna e Vushtrisë .Ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës  dhe  Serbisë.Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit per të shtrirë kontrollin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, në të cilën kontrabanta kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta. Heroi i Kosovës u vra me urdhër të Strukturave Paralele Ekstermiste Serbe. Për ata që organizuan sulme ndaj forcave të ROSU, edhe Interpoli ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Ngjarja

Ai u qellua me snajper në kokë. Nga plaga e rëndë ai ndërroi jetë rreth orës 22:10 në Klinikën Universtare të QKUK-së në Prishtinë. Po ashtu ai u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes ku të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ku dhe u Shpall Hero i KosovësEnveri la pas veti Gruan shtatzënë me 3 fëmijë.
Atë ditë u zgjua në mëngjes për të marr një udhëtim që nuk ishte bërë nga askush mbi një dekadë. Pjesëtari i njësisë speciale të policisë ROSU, Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë u nis të hënën në mëngjes për në veri, urdhër ky për të vendosur sovranitetin e shtetit, atje.
Para përmbushjes së misionit, vënies nën kontroll të pikave doganore në veri, Enveri dhe policët e tjerë të ROSU-se u sulmuan në Bërnjakë, mes fshatrave Varage dhe Zupc, nga të dy anët e rrugës dhe u gjenden në pritë të serbëve. Nga të shtënat e tyre Enveri morri një plagë në kokë. Kolegët me shpejtësi e dërguan në QKUK, por ai nuk i përballoi plagës.
Pas shumë përpjekjeve të mjekëve, Enveri ra si një HERO. Enveri do të mbahet mend në historinë më të re të shtetit të Kosovës për guximin dhe vullnetin për ndërtimin shtetit. Konfirmimin për vdekjen e Enverit e dha policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.
Personat që e vendosën barikadën dhe vrasësit e tij janë të njoftur për Policinë e Kosovës dhe organet ndërkombëtare policore.Ata janë marrë në biseda informative, por ende nuk janë arrestuar.
**


Isa Salihu, pjesëtari i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës që ishte në autoblindën policore që i printe kolonës gjatë aksionit të 25 korrikut 2011, në gjykimin kundër Radovan Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit tregoi për momentin kritik të plagosjes se Enver Zymberit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores Lili Opreah, Salihu bëri me dije gjithë atë që ndodhi nga momenti i daljes së forcave policore kosovare në veri, deri te koha kur u plagos kolegu i tij Zymberi.
“Jemi nisur në konvoj të policisë nga Mitrovica dhe kur e kemi kaluar fshatin Koshtovë, në afërsi të fshatit Zupç kemi hasur në disa persona që kanë bërë një barrikadë, duke bllokuar rrugën me katër-pesë vetura,” tha Salihu.
Ai më pas tregoi se policia u ka kërkuar këtyre personave ta lirojnë rrugën, por ata kanë ikur duke hyrë në një pyll në afërsi.
“Policia ka provuar ta hapë rrugën dhe ka provuar një rrugë alternative me të cilën kemi dalë përsëri në rrugën kryesore,” vazhdoi rrëfimin e tij Salihu.
Ai bëri me dije se në një moment ka parë nga pasqyrat se makinat tjera të policisë nuk i vinin pas, ndërsa në këtë kohë ka dëgjuar edhe të shtëna dhe është kthyer, ndërsa ka mësuar se është plagosur Enver Zymberi.
“Kam kontaktu me bazën, e cila më ka thënë tërhiquni dhe sillne policin për t’i dhënë ndihmë mjekësore,” kujtoi Salihu çastet më të rënda të aksionit të Policisë së Kosovës për ta kthyer kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31.
Salihu tha se kanë kryer urdhrin e marrë, duke u tërhequr dhe dërguar Enver Zymberin në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë.
Prokurorja e pyeti dëshmitarin se sa ishte larg autoblinda ku ndodhej ai, nga vetura ku u qëllua Zymberi.
“Kemi qenë në lëvizje, nuk e di saktë distancën,” u përgjigj dëshmitari.
Pastaj prokurorja kërkoi të dijë se a ka pasur shumë të shtëna, në momentin kur u plagos polici.
“Po, deri në momentin kur është plagosur ka pasë shumë të shtëna,” sqaroi dëshmitari..
Prokurorja e pyeti atë nëse ka mundur t’i identifikojë sulmuesit.
“Jo, nuk i kam njohur dhe nuk kam mundur ta bëj identifikimin e tyre, për shkak se ka qenë çështje momenti, çështje shumë e shpejtë,” deklaroi dëshmitari.
Pyetje për këtë dëshmitar patën edhe Zhivojin Jokanoviq, avokati Radovan Radiqit dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar Burhan Maxhuni.
Zyrtari i Forenzikës Dëshmon në Gjykimin për Vrasjen e Enver Zymerit.
Oficeri policor i forenzikës nga Mitrovica, Flamur Fetahu dëshmoi në procesin gjyqësor kundër Radovan Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit që po akuzohen për vrasjen e policit Enver Zymeri më 26 korrik 2011, raporton kallo.com.
Fetahu në fillim të seancës u mor në pyetje nga prokurorja e EULEX-it Lili Opreah.
Opreah e pyeti Fetahun për raportin që ky ka bërë nga vendi i ngjarjes ku u vra Enver Zymberi dhe rrethanat e vrasjes së ish-policit.
Oficeri i forenzikës tha se atëherë e kryen punën në rrethana shumë të pavolitshme.
“Duhet me marrë parasysh se raporti i forenzikës është bërë në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të situatës, për arsye se KFOR-i na ka leju një kohë shumë të shkurtër,” tha Fetahu.
Ky dëshmitar kishte me vete edhe skicën e rrugës Mitrovicë-Zubin Potok, vendin ku ndodhi vrasja e policit të njësisë speciale dhe vendin ku u gjetën gëzhojat e plumbave dhe mjeteve tjera që i shkaktuan vdekjen Enver Zymerit, raporton Kallxo.com.
Pastaj prokurorja përfundoi pyetjet, ndërsa dëshmitarin nisi ta marrë në pyetje Zhivojin Jokanoviq, mbrojtësi i Radovan Radiqit.
Jokanoviq kërkoi të dijë nga Fetahu, nëse ka hasur në ndonjë barrikadë gjatë shkuarjes në vendin ku u vra Enver Zymberi.
“Jo, në atë kohë nuk ka pasë barrikadë dhe unë nuk kam pa, rruga ka qenë e hapur,” u përgjigj dëshmitari.
Jokanoviq e pyeti Fetahun nëse e ka parë një depo të gjërave ushqimore atje në veri. Edhe kësaj pyetje Fehatu iu përgjigj me fjalët “Jo, nuk e kam pa”.
Xhelal Hashani që mbron Millovan Vllashkoviqin nuk kishte pyetje për Flamur Fetahun.
Në seancë tash është duke dëshmuar Isa Salihu pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës.
Në këtë proces gjyqësor EULEX-i po i ngarkon Radovan Radiqin e Millovan Vllashkoviqin për veprat penale vrasje e rëndë, tentim i vrasjes së rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, rrezikim i trafikut me veprime ose mjete të rrezikshme, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale.
Të akuzuar për vrasjen e Enver Zymberit në një proces tjetër gjyqësor janë edhe Sllobodan Sovrliq dhe Radomir Kasalloviq.
Më 23 dhjetor të vitit të kaluar, kur u mbajt seanca fillestare kundër Sovrliqit e Kasalloviqit, prokurori i këtij rasti kërkoi bashkimin në një të të dy lëndëve për vrasjen e Enver Zymberit.
Bashkimi i këtyre lëndëve ende nuk ka ndodhur./

Burimet

  1. ^ http://www.kryeministri-ks.net/?page=2,9,3677
  2. ^ http://www.kosovahaber.net/?page=1,12,7714
  3. ^ http://www.balkaneu.com/serb-police-officers-identifies-suspected-murderer-enver-zymberi/

Kengë për nderë të tij

http://www.youtube.com/watch?v=4adK_S_kNoE - ket keng i kushtoi Reperi i Njohur Gold Ag
http://www.youtube.com/watch?v=s5OTjHoR7pQ - ndrsa kjo ket keng i a kushtuan nje grupi Out Laws Records nje grup te rinjesh nga Gjilani
http://www.youtube.com/watch?v=lX2kPGKHDIA - Memorial kushtuar heroit të kombit

Përgatiti :Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri