Një studim kohort retrospektiv: Hiperglicemia në pacientët e hospitalizuar dhe rreziku i diabetit

Glukoza plazmatike e matur gjatë një shtrimi urgjent spitalor parashikon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Është ajo çka thekson një studim kohort retrospektiv i kryer nga një ekip i studiuesve skocez nga Universitetet e Edinburg dhe Glasgow dhe publikuar në Plos Medicine. Vdekshmëria tre vjet pas daljes nga spitali ishte 1,5 herë më e lartë në pacientët me nivele të larta të glukozës. "Rezultatet e studimit - argumentojnë autorët - mund të përdoren për të informuar pacientët mbi rreziqet afatgjata të diabetit të tipit 2 dhe të stilit të jetës që duhet të kenë, veçanërisht për ata që janë më tepër të rrezikuar".
Kërkuesit ndërthurën informacionet e një banke të dhënash kombëtare të shtrimeve spitalore dhe një regjistri kombëtar të diabetit për të përshkruar lidhjet mes glukozës dhe rrezikut për të zhvilluar diabet të tipit 2. Janë përfshirë pacientët mbi 30 vjeç të shtrimeve urgjente në spital midis 2004 dhe 2008. Prevalenca dhe inçidenca e diabetit janë identifikuar nëpërmjet regjistrit kombëtar Scottish Care Information (SCI) - Diabetes Collaboration. Pacientët me diagnozë diabeti diagnostikuar përpara ose deri në 30 ditë pas shtrimit u përjashtuan nga lista.
Rreziku i pritshëm i zhvillimit të diabetit të tipit 2 në 3 vitet në vijim nga shtrimi në spital nga përqëndrimi i glukozës në shtrim, mosha dhe seksi është marrë nga modelet e regresionit logjistik. Glukoza është matur në 86.634 (71.0%) pacientë 40 vjeç dhe më tepër në kohën e hospitalizimit. Rreziku 3-vjeçar i zhvillimit të diabetit të tipit 2 ishte në tërësi tek 2,3% (1.952/86.512) <1% për një vlerë glukoze ≤5 mmol/l dhe me një rritje prej rreth 15% për një vlerë prej 15 mmol/l. Rreziku për diabet është i lidhur dhe me moshën, gjininë, privimin socialo-ekonomik, por jo nga ndërhyrjet specifike (mjekësore apo kirurgjikale) me rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut ose co-morbidity. Rezultate të ngjashme janë marrë për nëngrupe të paracaktuara të shtruara me infarkt miokardi, sëmundje kronike obstruktive pulmonare dhe iktus. Janë regjistruar 25.193 vdekje (85,8 për 1.000 persona-vit) në 297.122 persona-vit, nga të cilët 2.406 (8,1 për 1.000 persona-vjet) u atribuohen sëmundjeve vaskulare. Pacientët me nivele të glukozës 11,1-15 mmol/l dhe > 15 mmol/l kanë regjistruar një vdekshmëri më të lartë se pacientët me glukozës në gjak <6.1 mmol/l (raporti rrezik 1,54 95% CI 1,42-1,68 dhe 2,50 95% CI 2,14- 2,95, respektivisht) në modele të përshtatura për moshën dhe seksin.
"Ndër kufizimet e studimit - shkruajnë autorët - mungesa e të dhënave mbi përkatësinë etnike ose indeksit të masës trupore, mungesa e vlefshmërisë në popullsitë jo-të bardha ose në popullatat jashtë Skocisë".

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri