Risi për trajtimin e konstipacionit kronik dhe edemës makulare diabetike

Agjensia Europiane e Barnave, EMA ka autorizuar tregtimin e IDegLira (Xultophy e Novo Nordisk) për trajtimin e Diabetit Mellitus tip 2 në të rriturit. Bari kombinon në një injeksion të vetëm ditor dy principe aktive: insulinën degludec (Tresiba) dhe liraglutide (Victoza). Përdoret për të optimizuar kontrollin glicemik. Ai merret së bashku me hipogliceminatë e tjerë oralë kur këta të fundit të përdorur të vetëm apo të kombinuar me insulinën bazale, nuk arrijnë të kontrollojnë nivelet e glicemisë.
Në Shtetet e Bashkuara, Food and Drug Administration (FDA) ka aprovuar dy barna të reja për trajtimin e kontipacionit nga opiatet në dhimbjen kronike jo-kancerogjene. Bëhet fjalë për bromur methylnaltrexone (Relistor i Salix Pharmaceuticals e Progenics Pharmaceuticals), një antagonist periferik i receptorëve mu të opiateve që nuk ndërhyn në veprimin analgjezik qendror. Bari administrohet me injeksion subkutan në pacientët me konstipacion të shkaktuar nga trajtimi kronikë me analgjezikë për dhimbje jo-kancerogjene.

Jepet drita jeshile nga FDA për implantimin intravitreal të fluokinolon acetonid (Iluvien të Alimera Sciences) për trajtimin afatgjatë të edemës makulare diabetike. Bari është i indikuar për pacientët e trajtuar më parë me një cikël kortikosteroidësh, të cilët nuk kanë treguar rritje të tensionit intraokular klinikisht sinjifikative. Pas injektimit intraokular implanti çliron përbërësin aktiv (më pak se 1 mikrogram/ditë) për 36 muaj rresht.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri