Shoferi shqiptar shkel rregullat e qarkullimit, Zvicra kërkesë Shqipërisë: Gjejeni!

Shoferi shqiptar shkel rregullat e qarkullimit, Zvicra kërkesë Shqipërisë: Gjejeni!
Drejtuesi shqiptar i një automjeti ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane.
Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet, me automjetin e tij  me targa shqiptare AA 373 ET është shpallur në kërkim, pasi sipas hetimeve të palës zvicerane është përgjegjës për thyerjen e kodit rrugor atje.
Ka patur apo jo pasoja shkelja e rregullave të rrugës apo aksidenti ku mund të jetë përfshirë ky mjet, ende nuk dihet. Ky mjet është një veturë model Daimler Chrysler në pronësi të shtetasit T.A.
 Kërkesa e autoriteteve zvicerane drejtuar policisë shqiptare
Me një kërkesë drejtuar autoriteteve shqiptare policia rrugore zvicerane kërkon krijimin e identitetit te plotë (emër, mbiemër, datëlindje, kode postar, vendbanim, gjendje financiare etj) të drejtuesit të automjetit me targë AA 373 ET, duke dëgjuar zotëruesin e atij automjeti në kohën e kryerjes së shkeljes duke u informuar se kundrejt tij ka filluar një procedim penal për dhunim të trafikut rrugor parashikuar nga legjislacioni zviceran, si edhe duke i komunikuar të drejtën për të emëruar avokat apo përkthyes.
Kjo kërkesë e palës zviceriane është miratuar nga Gjykata shqiptare e cila tashmë i kërkon policisë shqiptare të gjejë shoferin që pas shkeljes së rregullave në rrugë është larguar nga Zvicra.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri