Vdiç këngëtari i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana

Tonin Tërshana u nda nga jeta duke kënduar "Erdhi pranvera", teksa po merrte serumin
Pak përpara se të vdiste, ndërsa merrte serumin, Tonin Tërshana nisi të këndonte “Erdhi pranvera”.
 
Kështu thotë kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, në një intervistë për një media.
 
“Dy ditë para se të ndërronte jetë, ndërsa merrte serum, më tha që “Dua të këndoj!”. “Këndo”, i thamë. Nisi të këndojë këngën “Erdhi pranvera”, pastaj këngën “Nënës” dhe një këngë të re, që e kishte dëgjuar në momentin e fundit, por s’ia kujtonte tekstin dhe thoshte se “kam shumë dëshirë me e këndu”. Për mua ishte, jo vetëm burri i motrës, por edhe shok e mik”. Kurse motra e vogël e Tërshanës, Dilja: “Ah, është lënë pas dore prej shtetit. Prej shtetit është kjo gjë, nuk është prej tij. Dua të them se gjithë njerëzve të famshëm u janë ulur vlerat, nuk kanë qenë vlerësuar kurrë. Ndoshta nuk them se sot nuk ka këngëtarë, ka boll, por zëri i Toninit, nuk e them se unë jam e motra, por është i papërsëritshëm. Këtë s’e them unë, e thonë njerëzit, që është i papërsëristshëm. Edhe telefoni mbrëmë nuk na ka pushuar nga njerëz që s’i kemi njohur kurrë e që kanë shprehur ngushëllimet”.
 



Ndahet nga jeta këtë të martë këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana. Lajmi konfirmohet nga familjarët e të ndjerit, të cilët njoftojnë se Tërshana ndërroi jetë në spitalin "Nënë Tereza, rreth orës 19:00.




Këngëtari Tërshana ndërroi jetë moshën 66-vjeçare, pasi vuajti prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Tërshana ka marrë pjesë në mbi 20 festivale muzikore dhe ka marrë 4 çmime të para. Ai fitoi çmimin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç dhe doli nga skena e muzikës shqiptare në moshën 38­vjeçare. Edhe pse 30 vite në skenë si këngëtar dhe gati 20 vite duke punuar në emigracion, Tonin Tërshana “mbahej” me pension. Pak ditë më parë ai mori përfitoi një banesë sociale nga Bashkia e Tiranës, të cilën nuk arriti ta gëzonte.



Tonin Tërshana lindur në Shkodėr më 1 qershor 1949 dhe vdiq në Tiranë më 22 shtator 2015, ishte një këngëtar shqiptar.
Image result for tonin tershana
Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën "Të dua o det" (kompozitor Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi), merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH me këngën "Kur vjen pranvera". Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë "Mjeshtër i Madh".


Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri