7 shenja se e keni afër një psikopat

Ndshta është ky shefi juaj, kolegu, simpatia…

Psikopati
Psikopatë ka më tepër se sa mendoni dhe ata gjenden gati kudo rreth nesh. Shumicën prej tyre është vështirë t’i njohim. Por, ekspertja Lillian Glass, autorja e librit Gjuha e trupit e rrenacakut, thotë se psikopatët kanë shenja të caktuara të njëjta të sjelljes.
Glass për shumë vite ka bashkëpunuar me FBI-në duke i ndihmuar për t’i gjetur rrenacakët dhe shenjat që udhëzojnë për mashtrim.
Në të folur e përdorin kohën e kryer
Ekspertët kanë zbuluar se psikopatët shpesh e përdorin kohën e kryer se sa të tashme. Kjo është shenjë e qartë se ata nuk janë të pranishëm në të tashmen.
Në deklarata kanë edhe shkakun, edhe pasojën
Meqë psikopatët mendojnë se krejt çka ka në botë, duke përfshirë edhe njerëzit tjerë, është diçka që u takon atyre, ekspertët nga University of British Columbia kanë zbuluar se ata shumë më shpesh se njerëzit e ‘rëndomtë’ i përdorin shprehjet si “për shkak se” dhe “kështu që”. Në këtë mënyrë i racionalizojnë veprimet e tyre me logjikën e tyre.
Nevojat vetanake i kanë në plan të parë
Rrallë tregojnë ineteres për ndokë tjetër, prandaj flasin shumë mbi nevojat e tyre themelore, siç është suhqimi, banimi, rrobat. Kur flasin për këto gjëra më së shpeshti përdorin dyfish fjalë se rëndom apo bashkëbiseduesin e vërshojnë me të dhëna.
Nuk duan ta marrin përgjegjësinë apo fajin
Psikopatët më së shpeshti mendojnë se ata janë viktima, sepse mendojnë se ata kanë të drejtë në të gjitha e në gjithçka. “Psikopatët do të thurin ode, t’i fajësojnë të tjerët dhe nuk dpo ta marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre”, thotë Glass.
Janë kundërthënës
Në vetëm një fjali ata mund të jenë kontradiktor. “Psikopati do të gënjejë apo t’i shmanget t’ua jep informatën kur e pyesni di135ka. Por, në qoftë se e riformuloni pyetjen, mund t’ua thotë të vërtetën. Ekspertët kanë zbuluar se kjo ka lidhje me mënyrën e veçantë, në të cilën është u rrjetëzuar truri i tyre”, thotë ekspertja.
I zbulon të qarët
Kur psikopatët qajnë, shpesh në distanca të rregullta, i fshijnë lotët nën njërin sy, pastaj nën tjetrin. Glass thekson se kur njerëzit qajnë me sinqeritet, lotojnë përnjëherë nga të dy sytë dhe prandaj të dy sytë i fshijnë paralelisht.
Gjuha e trupit nuk është e harmonizuar me atë që flain
Psikopatët shpesh flasin një gjë, ndërsa gjuha e tyre e trupit thotë tjetrën. Për shembull, gjatë kohës deri sa e thotë fjalën ‘jo’, psikopati me kokë do të pohojë, ose e kundërta./Bussines Insider

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri