ÇFARË TIPI JENI?

Ekspertja për shprehjet e fytyrës dhe autorja e librit The Wisdom of Your Face, Jane Haner, ka thënë për Cosmopolitan se e gjithë pamja jonë është e lidhur me aspekte të ndryshme të personalitetit tonë. Por, forma e buzëve sidomos mund të zbulojë mënyrën me të cilën sillemi ndaj familjes, miqve dhe personave të cilët na rrethojnë.

Buzët mesatare

Personat, buzët e të cilëve nuk janë as të plota as të holla, po janë të madhësisë mesatare dhe me buzë të epërme të padefinuar, të ashtuquajturit hark të kupidit, nuk janë pretenduese, kënaqen në vetmi dhe nuk kanë prirje për drama.
Buzet
Buzët e plotë

Buzët natyrale si ato çfarë i ka Angelina Jolie, janë persona empatikë, të cilët kujdesen për lidhjet e tyre, synojnë të jenë prindër dhe nevojat e të tjerëve menjëherë i vënë para nevojave të tyre. Në qoftë se buzët janë të plota, por edhe të imëta dhe rrumbullake, është fjala për persona të cilët nevojat e tyre do t’i vënë në vend të parë.

Por, kur e fitojnë kujdesin, i cili u është i nevojshëm, atëherë nevojat e tyre i vënë në plan të dytë.

Buzët e holla

Këta persona vështirë shlirohen kur janë në lidhje dhe më me dëshirë janë të vetmuar. Kjo nuk do të thotë se lidhjet e tyre janë të destinuara.kjo vetëm është shenjë se duhet të kenë hapësirë e kohë vetëm për vete. Disa nga personat me buzë të holla mund të kenë problem në qoftë se lidhja bëhet serioze.

Buzet e plota në pjesën e mesme

Nuk janë të gjitha buzët e holla apo të plota, mund të jenë edhe më të plota në mes e të hollohen skajeve. Ekspertja thotë se këta persona janë egoistë e temperamentë, si edhe se kanë dëshirë të dramatizojnë.

Bzë artificiale

Nuk janë vetëm buzët me të cilat kemi lindur veti e karakterit. Personat, të cilët e kanë ndryshuar plotësinë e buzëve më së shpeshti janë pretendues, vetiakë e emocionalisht jostabilë. Nëse e plotësoni buzën e poshtme kjo do të thotë se kërkoni kënaqësi në jetë dhe e dëshironi pesonin i cili do t’ju argëtojë, deri sa buza e epërme paraqet pesonin i cili ka dëshirë të kënaqë partnerin sa edhe vetveten.

Vija e papërcaktuar e Kupidit

Personat, të cilët nuk e kanë të përcaktuar vijën e epërme të buzës, si Julia Roberts, janë persona të përgjegjshëm. Jo rrallë nuk e dinë se si nuk kanë nevojë që ata ta zgjidhin secilin problem dhe u mungon kuptimi i kufijve emocionale.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri