Glaukoma, faktorët që rrisin rrezikun dhe si parandalohet

Dr. Entela Labaj
Dr. Entela Labaj










Glaukoma (ose tension i syrit), është një sëmundje e syrit, që dëmton nervin optik, ngushtim të pamjes periferike, dëmtim të pamjes qendrore dhe në shumicën e rasteve, me rritjen e presionit të brendshëm të syrit.
Presioni brenda në sy, mund të ndryshojë nga ora në orë dhe ndikohet nga disa faktorë si p.sh: rrahjet e zemrës, pozicioni i trupit, nga sasia e lëngjeve që pi. Këto ndryshime natyrore, në të vërtetë nuk e dëmtojnë syrin. Tensioni i lartë i syrit në vetvete, nuk është prova se keni glaukomë, pasi tensioni normal i syrit ndryshon në varësi të personit. Megjithatë, tensioni i lartë në sy, është një nga shenjat e glaukomës.

GlaukomaShkakVerberieGlaukoma është një grup sëmundjesh që mund të dëmtojnë nervin optik të syrit dhe të çojnë në humbjen e shikimit e në verbëri. Glaukoma ndodh kur trysnia normale fluide brenda syve rritet ngadalë.
Faktorët që rrisin rrezikun e glaukomës
1. Mosha (mbi 35 vjeç), çdokush mbi 60 vjeç.
2. Faktorët gjenetikë (histori familjare).
3. Diabeti.
4. Anemia.
5. Tensioni i lartë ose i ulët i gjakut.
6. Miopi e lartë.
7. Hipermetropi e lartë.
8. Migrenë.
9. Përdorimi i kortikosteroidëve për periudha të gjata.
10. Dëmtime fizike në sy.
Një ekzaminim i hollësishëm dhe i gjerë, mund të zbulojë më shumë faktorë rreziku, si presioni i syrit, hollësia e kornesë dhe anatomia anormale e nervit optik. Tek disa njerëz me kombinime të caktuara të këtyre faktorëve të rrezikut, barnat në formë të pikave të syrit, mund ta ulin rrezikun e paraqitjes së glaukomës deri në 50 %.
A mund të parandalohet glaukoma?
Glaukomat, nuk mund të parandalohen për momentin. Megjithatë, nëqoftëse ajo zbulohet herët, para se të ketë humbje vizioni të rëndësishme, ajo mund të kontrollohet. Qëllimi është për të mbajtur sa më shumë të jetë e mundur prej 100.000 qelizave nyjë nervore të retinës, në secilin sy të gjallë dhe të shëndetshëm, këto janë qelizat nervore dhe nuk mund të plotësojnë veten. Prandaj, vigjilenca është çelësi për parandalimin e verbërisë. Kontrolli i tensionit të syrit tek mjeku okulist, sidomos pas moshës 40 vjeç, është mëse i domosdoshëm. Bëhet një matje e fushës vizive me një metodë pa dhimbje, që quhet perimetry. Nëse fusha vizive është e zezë, ose ka origjinë familjare, rreziku është shumë i lartë për t’u shfaqur glaukoma.
Sa tipe glaukomash ekzistojnë ?
a. Glaukoma me kënd të ngushtë.
b. Glaukoma me kënd të gjerë.
Glaukoma me kënd të ngushtë
Në këtë rast, lëngu që prodhon syri nuk arrin të dalë jashtë dhe kështu që tensioni brenda syrit rritet. Kjo lloj glaukome mund të shfaqet me dhimbje të lehta , deri në dhimbje shumë të forta të syrit dhe të kokës, dëmtim shumë të shpejtë të nervit optik.
Glaukoma me kënd të gjerë
Kjo ndryshe quhet dhe “hajduti i të parit”, sepse humbja e shikimit ndodh shumë ngadalë duke filluar nga periferia e fushës pamore. Pacienti nuk ndjen dhimbje apo shqetësime të tjera, gjë që bën që pacienti ta kuptojë dëmtimin e të parit vetëm në faza shumë të avancuara të sëmundjes.
Si mund të realizohet diagnostikimi sa më i hershëm i glaukomës?
1. Çdo individ, duhet të kryejë të paktën një herë në vit vizitë okulisti.
2. Çdo person, që ka një të afërm që vuan nga glaukoma, rekomandohet kontrolli specifik për glaukomën, çdo dy vjet për personat me moshë 40-50 vjeç dhe çdo vit për personat me moshë mbi 50 vjeç.
3. Çdo individ, duhet të paraqitet tek mjeku okulist për çdo shqetësim të syrit, si ulje e kufizim i të parit, skuqje apo dhimbje të syve, dhimbje të kokës etj.
Shenjat klinike të glaukomës:
a. Glaukoma me kënd të hapur, nuk përcillet me dhimbje. Shenjat e vetme janë:
-Humbje graduale progresive e fushës vizive;
-Ndryshimet në nervin optik.
b. Glaukoma me kënd të mbyllur.
-Dhimbje e papritur e syrit;
-Syri i skuqur;
-Shikim i hijeve përreth dritës;
-Presioni intraokular i rritur;
-Mundim vjellje;
-Dobësim i papritur i shikimit;
-Pupila e fiksuar dhe e dilatuar.
Mjekimi:
Presioni intraokular, mund të ulet me barna në formë të pikave në sy. Në mjekimin e glaukomës, gjen zbatim edhe kirurgjia konvencionale dhe ajo laserike.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri