Policët serbë në Jarinë ( Pika statike Gate - 31) rrahin zyrtarin brutalisht


Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit për kartonin e gjelbër ka shkruar në Facebook se para dy ditësh Koordinatori i Byrosë Kosovare të Sigurimit në pikën kufitare në Jarinjë, Milan Iliq, dhe një operator shqiptar janë ndaluar nga Policia e Kosovës në pjesën veriore të vendit. Iliq është arrestuar pa ndonjë arsye dhe është rrahur më pas në mënyrë brutale për bashkëpunim më shqiptar.

Pacolli I bën thirrje prokurorisë që të merr masa ndaj këtyrë policëve që duke bartur uniformen e Policisë së Kosovës po punojnë për interesa të Serbisë.


E tmerrshme: Policët serbë në veri rrahin zyrtarin brutalisht


Postimi i plotë i tij:

Koordinatori i Byrosë Kosovare të Sigurimit në pikën kufitare në Jarinjë, Milan Iliq, dhe një operator shqiptar, më 20 tetor 2015 janë ndaluar nga Policia e Kosovës në pjesën veriore të vendit, në magjistralen Mitrovicë-Jarinjë.

Koordinatori i kësaj pike kufitare, pasi që është kontrolluar, është arrestuar dhe burgosur pa ndonjë arsye specifike, madje në burg Milan Iliq është rrahur në mënyre brutale duke u akuzuar edhe per bashkëpunimin me shqiptar. I njejti tani është duke u trajtuar në spital.

Edhe operatori shqiptar është mbajtur mbi 4 orë në rrugë në veturën e tij.

I bëj thirrje Prokurorisë që të merr masa ndaj këtyrë policëve që duke bartur uniformen e Policisë së Kosovës po punojnë për interesa të Serbisë.

Poashtu, i bëj thirrje BE-së qe t’i bëj trysni Serbisë sepse po e filtron agjenturën e vet përmes policisë me etni serbe që operon në veriun e vendit.

I bëj thirrje edhe Qeverisë serbe që nëse vazhdon me këto lloj lojëra te ndyta marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar do të anulohet.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri