Prof.dr. Eshref Ymeri : Një heshtje kuptimplote


Image result for eshref ymeri

Prof.dr. Eshref Ymeri



Në emisionin e tij të përhershëm dhe mjaft interesant, gazetari i mirënjohur Rezart Xhaxhiu, më 05 tetor 2015 kishte ftuar në studio kreun e Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë Atë Nikolla Markun. Në atë emision, Xhaxhiu i drejtoi mjaft pyetje Atë Nikolla Markut, të cilat lidhen me qëndrimin e këtij të fundit ndaj Anastas Janullatosit. Atë Nikolla Marku, në një hark të konsiderueshëm kohor, ka ngritur zërin e tij të fuqishëm dhe ka kërkuar me këmbëngulje qëJanullatosi të largohet nga vendi ynë, sepse misionin e tij ai e ka përfunduar.
Atë Nikolla Marku është figurë e respektuar e ortodoksisë shqiptare dhe mbetet një trashëgimtar i denjë dhe i nderuar i veprës së Fan Nolit, themeluesit të pavarësisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Tufa e servilëve dhe e sahanlëpirësve të Janullatosit që enden natë e ditë rreth veladonit të tij antishqiptar, kanë shpifur për Atë Nikolla Markun, duke e akuzuar si përçarës të ortodoksisë shqiptare. Në të vërtetë, përçarës i ortodoksisë shqiptare, që prej 02 gushtit të vitit 1992 dhe deri tani, ka qenë dhe vazhdon të mbetet Janullatosi, që përfaqëson një vatër infeksioni të rëndë grek në Shqipëri.
Në përgjigjet që u dha pyetjeve të gazetarit Xhaxhiu se pse duhet të largohet Janullatosi nga Shqipëria, Atë Nikolla Marku radhiti një sërë arsyesh dhe faktesh që dëshmojnë se Janullatosi ndodhet në Shqipëri si emisar i kishës shoviniste greke dhe i shovinizmit grekokaragjoz që kanë si pikësynim greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Por, pas dy ditësh, nëemisionin e Xhaxhiut shfaqet mësuesi i katekizmit Miron Cako, mbrojtës i zellshëm i Janullatosit, i cili sulmoi me shpifje Atë Nikolla Markun. Miron Cako shpifi në mënyrën më të padenjë si për shkollën Normale të Elbasanit, ashtu edhe për arsimimin e Atë Nikollës.
Stallierit të Janullatosit Miron Cako dhe tërë stallierëve të tjerë që vërtiten rreth veladonit të Janullatosit, u duhet kujtuar se At Nikolla Mrku e ka arsimimin përkatës për të ushtruar detyrën e vet si prift që meshon në kishën Shën Maria të Elbasanit.
Në Deklaratën që Arqimandrit Theofan Koja ka lëshuar më 01 gusht 1995, thuhet:
“Unëi nënshkruari Arqimandrit Theofan Koja, deklaroj me përgjegjësinë time prej kleriku të lartë se zoti Nikolla Marku, banues në Elbasan, ka mbaruar Seminarin Teologjik Ortodoks Intensiv të Durrësit, i cili filloi më datën 07 shkurt 1992 deri më 15 maj 1994”.
Dhe Arqimandrit Theofani e mbyll deklaratën e vet me fjalët:
“Perëndia i bekoftë ata që i shërbejnë Çështjes së Lartë Kombëtare Shqiptare”.
Në letrën që Aleko Dhima i drejton At Nikolla Markut më 12 qershor 1993, thuhet se e njeh atë si autoritet të Kishës Shën Maria të Elbasanit dhe i rekomandon që të sigurohen të dhëna nga Zyra e Kadastrës së Rrethit të Elbasanit për pronat e kishave dhe të manastireve.
Në Deklaratën që Sekretatari i Përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Ortodoksel Autoqefale të Shqipërisë Aleko Dhima ka lëshuar më 03 nëntor 1993, thuhet:
“Deklaroj se zoti Nikolla Marku prej 6 muajsh është aktivizuar në problemet e Kishës Ortodokse, duke e pasur një aktivist shumë të mirë.Kohët e fundit, Kryesia e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka vendosur që z. Nikolla Marku ta bëjë prift në Rrethin e Elbasanit”.
Kjo Deklaratë shoqërohet me firmën e Aleko Dhimës dhe me vulën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Sipas dëshmisë ORDINATION - GRAMATA, me nr. 527, datë 02 tetor1995, të lëshuar në qytetin Bitola dhe të firmosur nga Mitropoliti Petar, Atë Nikolla Marku është shuguruar prift nga Sinodi i Shenjtë i Maqedonisë.
Shpifjeve të ulëta të stallierëve dhe të sahanlëpirësve të Janullatosit, që kanë arritur të shndërrohen në bandë që veprojnë kundër interesave tona kombëtare, Atë Nikolla Marku u është përgjigjur si më poshtë:
“Bandës Janullatos, duhet t’i përgjigjemi fort, për të pastruar poshtërsitë dhe invazionin ekonomik tepër tërrezikshëm. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë dhe se kjo punë do burra shteti e patriotizëm pa interes.
Skandali i radhës do të jetë kur Janullatosi nuk do të jetë kryepeshkop për arsye të ligjeve të Zotit. Banda Janullatos do të zgjedhë përsëri një grek në krye të kishës. Janë menduar të gjitha me kohë. Çfarë do të bëjmë ne? Ne duhet të jemi bashkë për ta shembur këtë invazion të pastër grek në dëm të Shqipërisë.
Banda Janullatos nuk është çështje ortodoksësh shqiptarë, është çështje e të gjithëve. Banda Janullatos shoqërohet në historinë e saj me skandale antishqiptare, që nga ndërrimi i statutit të kishës, zhvarrimet në Kosinë, ngjarja nëPermet, regjistrimi i popullsisë, mbështetja për Agimin e Artë, bllokimet në kufi të emigrantëve, operacionet fshesa të policisë greke, heshtja për krimet e luftës në Kosovë, mosmbajtja e meshës për viktimat e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri, përdorimi i gjuhës greke në kishat shqiptare dhe forume ndërkombëtare, bizneset e tipit coza nostra në Shqipëri, njohja si kryetarë shteti dhe kryeministra jo të Shqipërisë, por ata të Greqisë, ndërtime kishash të stilit grek, zhdukja e ikonave shqiptare me vlera historike, konvertim të shqiptarëve në grekë, përdorim të shtetit grek si presion ndaj Shqipërisë si dhe shumë të tjera. Dhe sa gjëra duhet të bëjë banda Janullatos ndaj Shqipërisë? Dhe sa njerëz do të korruptojë me ryshfete për t’i hedhur kundër atdheut të tyre?” (Citohet sipas: Atë Nikolla Marku. “Kush do të jetë skandali i radhës Janullatos e kompani”. Marrë nga faqja e internetit “silkAT NIKOLLA MARKU natle”. 14 tetor 2015).
Në një reagim të paradokohshëm të Kryeministrit Rama lidhur me zhurmën që bëri Janullatosi dhe skota rreth tij për të ashtuquajturën kishë e Shën Thanasit në Dhërmi, thuhet:
“Do ta rindërtojmë kishën, ishte djepi i gjuhës shqipe, grekët s’kanë të drejta mbi besimin tonë” (Citohet sipas: “Kryeministri që u thotë grekëve të vërtetën”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Telegraf”.01 shtator 2015).
Duke iu drejtuar mashës së Janullatosit Vangjel Dule në interpelancën që ky ifundit pati kërkuar në parlament, Kryeministri Rama tha:
““Ju e keni përdorur fenë shpesh për të bërë politikë… Ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk janë kurrë grekë, liria e tyre fetare nuk është në asnjë juridiksion tjetër përveç atij shqiptar” (Citohet sipas: “Edi Rama debat me kreun e PBDNJ-së: Jam mëkatar si ti, Vangjel Dule!”.Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Koha Jonë”.15 tetor 2015).
Këto deklarata të Kryeministrit Rama të bëjnëtë besosh se Kishës Ortodokse dikur Fanoliane, do t’i kthehet pavarësia dhe ajo do të shpëtojë nga thonjtë e kishës shoviniste greke dhe të shtetit shovinist grekokaragjoz. Por heshtja jo vetëm e Kryeministrit Rama, por edhe e Presidentit Nishani dhe e Kryetarit të parlamentit Ilir Meta ndaj Përkujtesës së Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Labëria”,Vlorë,që u është drejtuar atyre më 18 shtator 2015 dhe që në të kërkohet largimi i Janullatosit nga Shqipëria, dëshmon se tre krerët kryesorë të shtetit shqiptarë kanë mbetur peng të kishës shoviniste greke dhe të shovinizmit grekokaragjoz.
Në mungesë të përgjigjes së tre krerëve kryesorë të shtetit shqiptar, Shoqata Atdhetare-Kulturore“Labëria”, Vlorë, u detyrua që Përkujtesën, më 06 tetor 2015, t’ua dërgonte për botim gazetave kryesore që dalin në Tiranë, si“Telegraf”, “Panorama”, “Dita”, “Shekulli”, “Sot”, “Zëri i Popullit”, “55”, “Nacional” e ndonjë tjetër.Por, fatkeqësisht, edhe këto organe shtypi nuk pranuan ta botonin.Atëherë Shoqata në fjalë vendosi që Përkujtesën t’ua niste për botim 11 gazetave elektronike, të cilat e bënë publike në faqet e tyre. Në Shënimin që shoqëronte Pëkujtesën për gazetat elektronike, thuhet:
“Kjo Përkujtesë u është dërguar tre personaliteteve të vendit: Presidentit Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta dhe deputetit të Vlorës Koço Kokëdhima, më 18 Shtator 2015, me letër me përgjigje; na është kthyer përgjigjja vetëm për marrjen e të katër letrave më datën 21 shtator 2015. Pritëm një gjysmë muaji dhe, meqenëse nuk pati reagim nga të mëdhenjtë tanë, më datën 06 Tetor 2015 e nisëm Përkujtesën në disa nga gazetat kryesore që botohen në Tiranë, si: “Telegraf”, “Panorama”, “Dita”, “Shekulli”, “Sot”, “Zëri i Popullit”, “55”, “Nacional” e ndonjë tjetër, por deri më sot asnjëra prej tyre nuk e botoi. Kështu që po e botojmë në faqet e internetit në gazetat elektronike. Nderim për botuesit online!
Vlorë, 16 tetor 2015”
Heshtja e krerëve kryesorë të shtetit shqiptar dhe e organeve të lartpërmendura të shtypit të Tiranës ndaj Përkujtesës së Shoqatës Kulturore-Atdhetare “Labëria”,Vlorë, është mjaft kuptimplote, sepsedëshmon për një të vërtetë tragjike në realitetin shqiptar të ditëve tona: krerët kryesorë të politikës shqiptare, politika shqiptare dhe mjetet e informimit masiv në Shqipëri kanë rënë në gjunjë para kishës shoviniste greke dhe shovinizmit grekokaragjoz dhe vazhdojnë të tërhiqen zvarrë para tyre gjatë një periudhe prej një çerek shekulli. Kjo është edhe arsyeja kryesore që askush nga krerët kryesorë të politikës shqiptare, askush nga përfaqësuesit e mjeteve të informimit masiv në Shqipëri, nuk shkon të takohet dhe të bisedojë me priftin mjaft të nderuar dhe të respektuar Atë Nikolla Maku në Kishën Shën Maria të Elbasanit. Këtu nuk mund të lë pa përmendur vetëm një përfaqësues të shtypit dhe të publicistikës shqiptare, zotërinë Artur Zheji, i cili, në mjediset e Kishës Shën Maria të Elbasanit, në mbrëmjen e 31 janarit të vitit 2012, në nderim të Atë Nikolla Markut, pati përgatitur një emision-intervistë të posaçme me titull “360º. Marrëdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”, që e transmetoi kanali TV News 24. Ndaj këtij qëndrimi mjaft dinjitoz dhe me theks të veçantë kombëtar, unë asokohe pata reaguar me një artikull me titull “Një leksion fort i qëlluar i zotit Artur Zhejpër klasën politike të Tiranës”, të shoqëruar me një aforizëm të shkëlqyer të Monteskjesë:“Poshtërsitë e mëdha bëhen nga urrejtja, poshtërsitë e vogla bëhen nga frika” dhe të botuar në faqet e internetit më 04 shkurt 2013.
Nuk mund të lë pa përmendur, gjithashtu, faktin qëi vetmi politikan dhe Kryetar i Aleancës Kuq e Zi, zotëria Kreshnik Spahiu, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, i pati bërë një vizitë Atë Nikolla Markut po në mjediset e Kishës Shën Maria të Elbasanit dhe pati kërkuar largimin e Janullatosit nga Shqipëria.
Askush tjetër nga përfaqësuesit e Tiranës zyrtare dhe të mjeteve të informimit masiv nuk ka guxuar dhe nuk guxon të shkojë e të trokasë në derën e Kishës Shën Maria të Elbasanit, për t’u takuar me Atë Nikolla Markun. Sepse u ka hyrë në palcë frika nga Janullatosi, nga kisha shoviniste greke dhe nga shovinizmi grekokaragjoz, Prandaj edhe e kanë tradhtuar veprën e Fan Nolit dhe e kanë shkelur me këmbë shqetësimin e tij kur deklaronte:
“Pas vdekjes sime kishën ortodokse do ta pushtojnë grekët”, siç edhe e kanë pushtuar konkretisht që prej 02 gushtit të vitit 1992 dhe që historiani grek Nikolas Stavros e quan fakt të kryer kur deklaron se “hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja jonë më e madhe e shek. XX”.
Me izolimin që i bëjnë At Nikolla Markut dhe Kishës Shën Maria të Elbasanit, klasa politike e Tiranës dhe mbarë mjetet e informimit masiv që tërhiqen zvarrë pas saj, fyejnë rëndë mbarë ortodoksët e Elbasanit që respektojnë kishën në fjalë dhe vërtetojnë me fakte se kanë një çerek shekulli që e kanë tradhtuar veprën e Fan Nolit dhe të Ahmet Zogut dhe janë shndërruar në raja të neveritshëm të Athinës zyrtare.
Atë Nikolla Marku ngre zërin dhe thotë se mbrojtja e dinjitetit tonë kombëtar para kishës shoviniste greke dhe shovinizmit grekokaragjoz“do burra shteti e patriotizëm pa interes”.
Po ku t’i gjejmë ata burra shteti, si Pandeli Evangjeli, Fan Noli dhe Ahmet Zogu? Ata kanë vdekur. Le të shpresojmë se të tillë burra shteti do të rilindin ndonjëherë. Patëm shumë shpresa te Aleanca Kuq e Zi dhe nuk e dimë nëse ajo do t’i rikthehet herëdokur rolit që pati marrë përsipër dy-tre vjet më parëpër ringjalljen e frymës së nacionalizmit shqiptar, themelet e të cilit i patën hedhur rilindasit tanë të mëdhenj në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Tiranë 24 tetor 2015

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri