Mons. Dr. Zef Oroshi vigan ne fe dhe atdhe


Nga Zef Pergega



Neper faqet e revistes “Jeta katolike” takohesh me emra te dritur te diaspores shqiptare, shembull bashkepunimi dhe uniteti te sinqerte, te cilet iu pergjigjen thirjes vellazerore te Mons. Zef Oroshit per te qene bashke ne kete sofer te shqiptarizmen ne fe e atdhe si Prof. Ernest Koliqi. At Andrea Narkaj, At Paulin Margjokaj, Prof. Dr. Zef Valentini, Dom Prek Ndrevashaj, Dr. H. Gurashi, S. Muka. Dr. Cesk Ashta, kole Cuni, Tonin e Zef Mirakaj, Zef Pashko Dedaj, Ndoc Vulaj, Fran Shkreli, Lec Shllaku. Revista i la nje hapesire Nana Terezes, por edhe Buletini Katolik i kushtoj vemendje te posacme veprimtarise se Mon. Oroshit, duke shkruar dhe perkujtuar kete figure emblematike.
Me 21 nendor 1915 lindi ne Kaftalle te Miridtes Zef Oroshi. Ne vitin 1927, Ambasadori i Selise se Shenjte, Della Pietra, beri nje vizite ne Abacine e Oroshit dhe aty pa me syte e tij deshiren e pakufishme te vocrrakut mirditor kushtuar fese tek sherbente si xhakua i varfer. Bashke me At Engjel Serdanin e ftojne Oroshin te vazhdoje studimet ne Shkoder. Me 1936 studenti Oroshi pasi kryer me sukses studimet ne Seminarin Pontifikal te Shkodres fillon frekuentimin e Kolegjit te Propagandes Fide ne Rome. Ne vitin 1938 fiton Bachelors degree ne teologji. Me 1940 perftioj master degee, dokumentuar me firmen e Cardinal Fumassoni Biodni, Prefekt i Congregates se Propagandes Fide. Me 23 Mars 1940 shugurohet prift ne Rome.
Po ne kete vit Oroshi kthehet ne Shqiperi dhe merr detyren e sekretarit te Mons Frano Gjinit, Abatit te Mirdites dhe njekohesit jepte meshe ne kishen “Shen Nikolla” te Spacit te kesaj krahine te pastert katolike. Pas dy vitesh me 1942eshte meshtar ne kishen “St. Mary Magdalene” Ungrej te Malesise se Lezhes. Me 1946 eshte prane Dioqezes se Mirdites dhe me 1948 eshte zv i ambasadorit te Selise se Shenjte me qender ne Shkoder. Meshen e fundit ne Shqiperi e jep ne pyllin e Molungut te fshatit Berzane te Lezhes, diten e pashkeve me 1951 me 14 luftetare antikomunist qe kishin dale malit per te luftuar mortajen e kuqe qe i kanosej fese dhe atdheut. Po kete vit mbasi merr plage ne trup kalon ne Jugosllavi. Nje vit me vome me 1952 regjistrohet ne Universitetin e Belgjikes ne degen e psikologjise. Ne vitin 1954 siguroi lejen per te shkuar ne Rome. Ne vitin 1955 prifti Oroshi emerohet kapelan i shqiptareve katolik te emigruar ne Europen Perendimore dhe ne te njejten kohe regjistrohet ne Universitetin e Romes, me ndihmen e Ernest Koliqit, ne literature shqiptare dhe ne psikologji. Ndersa ne vitin 1958, publikoi The Spiritual Treasure dhe The Cristian Doctrine in Albania, for refugees. Ne vitin 1958 vazhdon studimet ne Unversiteti Angelicum ne Rome ne teologji. Me 1960 e fiton doktoraturen me temen “Kishat e Irlandes ne shek. XII” dhe boton The Gospel and The New Testament According to St. Mattew.
Ne vitin 1961 Dr. Dom Zef Oroshi emigron ne SHBA dhe filimisht vendoset ne Boston dhe fillon realizimin e nje projekti ekumenik. Nje vit me vone themelon ne New-York Lidhjen katolike Shqiptaro- Amerikane. Ne vitin 1965 Oroshi njihet zyrtarisht si meshtar ne baze te ligjit kanonik. Themelon revisten “Jeta katolike” ne vitin 1966. Ne vitin 1968 apeloi tek komunteti shqiptar i besimt musliman ortodoks per themelimin e kishes katolike ne New- York. Pa kaluar nje vit me 15 nentor 1969 jep meshen e shenjte ne kishen “Zonja e Keshillit te Mire” e themeluar nga vete Dom Zefi. Nje vit me vone kisha e tij ishte gati per sherbime fetare. Ne vitin 1973 me 6 shtator, Arkidioqeza e Tivarit dergoi si meshtar prane Oroshit, Dom Rrok Mirditen. Me 10 korik 1973 Cardinali I New-Yorkut e emeron Dom Zef Oroshin administrator i kishes “Zonja e keshillit te Mire” dhe 24 janar 1974 papa Paul VI i jep Zef Oroshit titullin Monsinjor. Publikon ne Rome ne gjuhen shqipe The Four Gospel dhe The Arts of Apostles at Vatican me 13 janar 1978. Ne kete vit inagurohet kisha e re “Zonja e Keshillit te Mire”
Mons Zeforoshi eshte perkthyesi i Bibles ne gjuhen shqipe “Kater Ungjijt dhe Punet e Apostujve” Ne vitin 1986 Mons. Dr. Zef Oroshi del ne pension. Me 15 mars 1989 nderron jete ne Spitalin Albert Einstein te New-Yorkut. Ne nje leter qe dergon motres se tij te lexuar nga nipat, Zef Oroshi iku nga kjo jete me nje peng, pengun e lotit te dhimbjes per humbjen e materialit te doktatures dhe mbi te gjitha per humbjen e bibliotekes, kur u arratis nga Shqiperia dhe te vjedhjes se bibliotekes mbasi doli ne pension. Per te paren e kam degjuar vete ne nje interviste, ndersa per bibliotekat ma tha nipi i vet, te cilin e takova me 13 shtator 2015, ne Katedralen e “Shen Palit” ne Tirane ne diten e promovimit e librit tim “Shqiponjat fluturojne lart” C’thesar eshte zhdukur!
Më 15 mars 1989, në prag të festës së Shën Jozefit, në një nga spitalet e Bronx-it në Nju-Jork, në moshën 74 vjeçare, nga një sëmundje e gjatë dhe e pashërueshme, kaloi në jetën e pasosur meshtari shqiptar mons. Zef Oroshi. Ky prift i përkushtuar, tërë jetën ia kushtoi Zotit e popullit, qe punëtor i palodhur në shërbim të Fesë e të Atdheut. Me besimtarët katolike të gjithë shqiptarët e detyruar të jetojnë në SHBA si emigrantë, dom Zef Oroshi ndau me ankthet, dhimbjet, por edhe qëndresën e shpresat. Qe bashkatdhetar i nderuar i diasporës shqiptare në SHBA, atdhetar e antikomunisti i vendosur, fetari i përkushtuar në misionin e tij meshtarak. Mbrojti e kultivoi vlerat ungjillore, vlerat burrnore të bukura shqiptare në demokracinë më të madhe të botës, në shoqërinë e lirë siç ishte e është ajo amerikane. Dom Zef Oroshi themeloi pra bashkësinë e parë katolike shqiptare e hapi Kishën katolike “Zonja e Shkodrës” në Nju Jork të SHBA-së.
Dom Zef Oroshi, lindi më 21 nëntor 1915, në vendin ku jeta dhe dielli lindte e perëndonte në hapësirën krenare të Sarajave të Gjonmarkut të Mirditës, aty ku në oborrin e Kishës së Abacisë së Oroshit e kaloi fëmijërinë dhe në shkollën e saj e mësoi për herë të parë abetaren e gjuhës së ëmbël shqipe.
Pas mësimeve fillestare, Zef Oroshi vijon studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Më 1937 shkon në Romë kuvijon studimet e larta të filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor ‘Urbaniana’ të “Propaganda Fides” dhe më 23 mars 1940 shugurohet meshtar dhe kthehet në Shqipëri .
Në Atdhe si meshtar i ri shërbeu si sekretar i Abatit të Mirditës Mons. Frano Gjinit , po kështu shërbente si meshtar në bashkësinë Kishtare në Ungrej.
Me 1951, ndërsa po kremtonte Meshën Shenjte në Kishën e Ungrejt të Lezhës, njerëz të regjimit komunist, anti-fetar e anti-shqiptar, hyjnë në Kishë për ta arrestuar, por me ndihmën e besimtarëve kaloi nga dera e pasme e Kishës dhe u arratis në mal, ku qëndroi tetë muaj në një dimë të egër. I kërkuar e rrezikuar me jetë kudo nga forcat e sigurimit komunist, meshtari i guximtar Pagëzoi me dorën e tij fëmijën e fundit në Atdheun e pushtuar nga komunistët dhe u detyrua të largohej…
Po në këtë vit dom Zefi në pyllin e Molungut në fashatin Berzane, papritmas e duke rrezikuar me jetë, kremtoi Meshën e Mundimeve të Jezu Krishtit Zot e Shpëtimtar të Dielën e Larit me dafina, për 14 luftëtarët e lirisë, të cilët kishin vendosur të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut kundër vendosjes së regjimit komunist e ateist në Shqipëri. Pasi detyrohet të ikën nga Vendlindja, dom Zef Oroshi kalon në Jugosllavi, e këtu në fillim ia regjistrohet për të vazhduar studimet në Beograd, por më pas kalon në Itali, ku mbaroi doktoratën në teologji e histori, duke studiuar nga afër veprimtarinë e Kishave katolike në Irlande gjatë shekullit 12-të. Gjatë veprimtarisë së tij meshtarake në Romë dom Zef Oroshi punoi me emigracionin shqiptar që largohej nga vendlindja për të shpëtuar nga persekutimi i regjimit komunist, e ndihmoi ata që të pajiseshin me dokumente dhe leje për ato shtete ku ata dëshironin të shkonin, sipas rregulloreve e ligjeve të kohës në Shtetet demokratike si Italia e të tjera.
Dom Zef Oroshi qe studiues i pasionuar i Biblës, Shkrimit të Shenjtë. Përktheu në gjuhën shqipe “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujvet” nga Besëlidhja e Re. Këtë vepër të rëndësishme e tejet të nevojshme për bashkësinë katolike shqiptare, dom Zef e shkroi, siç pohon në parathënie “ per dobì shpirtnore e morale të lexuesavet, dhe nji ndihmesë e përvujtë gjuhës shqipe”. Në këtë kryevepër të tij, sikur pohon në hyrje Atë Zef Valentini, Dom Zefi në vazhdim me traditën e nisur që me dom Gjon Buzukun e të tjerë.
“…njij të tillës punë ka dashtun me i u vù, me pregatitjen shkencore të nevojshme e me njaq ndihmë librash sà duhen, përkthyesi i ynë. Ai (dom Zefi) çështjen prej anës së vet e preu tue zgjedhun nji gjuhë të përbàme me elementa mjaftë të përdoruna e të kuptueshme për çdo shqiptàr, veç rrallë e me arsye tue kërkuem ndonji shprehje të veçantë e cila, por, mund të kuptohet mjaftë lètas, nemose tue mbajtë kontekstin para sysh. Po shka mà fort na gëzon – në nji kohë si e jona kùr gjithkund kërkohet rindërtimi i njaj gjuhe të përbashkët, ekumenike, ndër krahina të ndryshme të Kështenimit, sidomos kùr piqen në nji kòm të vetëm – àsht se ketë përkthim, jo mà pak e ndoshta dishka mà tepër se përkthimin gegërisht të Kristoforidhit mund ta kuptojë çdo shqiptàr, gegë a toskë, latin o bizantin, e se prandej ai mundet m’u bà tryesë e vegël nierzore e hyjnore shoqnimi. Përkthimi ka dalë, për sà mund të gjikohet në temel të dijenìs së soçme të Dhiatës së Ré, i përpikët. Besoj se edhé mjaftë i gjashëm me stilin e origjinalit”.
Në aspektin kishtar e fetar dom Zef Oroshi bashkëpunoi me të gjithë meshtarët e rregulltarët shqiptarë të diasporës si dom Prenk Ndrevashaj, edhe ai meshtar i diasporës shqiptare në Detroit të SHBA-së, me françeskanin atë
Adrea Narkaj, me bashkëpunëtorin e ngushtë e ndihmësin, dom Rrok Mirdita, që më 1993 emërohet kryeipeshkëv i Tiranës. Në fushën atdhetare e kulturore dom Zef Oroshi bashkëpunoi shumë me shkrimtarin prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, atë Zef Valentinin, dom Prek Ndrevashen e shumë personalitete tjera. Përveç veprës së përmendur ‘Kater Ungjijt dhe Punet e Apostujve” dom Zef Oroshi përktheu në gjuhën shqipe një doracak me uratë“Visarthi Shpirtnuer”, “Ungjillin e Shen Mateut” si drejtoi për shumë vite revistën “Jeta Katolike.”
Me ardhjen e tij ne SHBA ne vitin 1962, pa humbur kohe dom Zef Oroshi nisi punën për afrimin e bashkimin e komunitetit shqiptar në SHBA e posaçërisht në Nju Jork, duke krijuar së pari Lidhjen Katolike Shqiptare në Amerike dhe pas shtatë vitesh arriti që Natën e Shenjtë të Krishtlindjes së vitit 1969 me kremtimin e Meshës së Shenjtë të përuronte Kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, atë të “Zonjës së Shkodrës” . E vërtetë dom Zef Oroshi luftoi shumë për mbrojtjen dhe organizimin e bashkësisë shqiptare të diasporës pa dallim e pa përjashtim, pati marrëdhënie vëllazërore me Kishën ortodokse shqiptare të themeluar nga peshkopi shqiptar Fan Noli, me bashkësinë islame shqiptare të diasporës amerikane e me të gjithë ata që vepronin për të mirën e kombit shqiptar e për Atdhe..
Më tepër për jetën dhe veprimtarinë meshtarake e atdhetare të dom Zefi Oroshi, është shkruar një libër nga Zef Pergega me titullin “Vigan në Krisht e Vatan” 2003 dhe me vone Tom Mrijaj “Mons. Zef Oroshi nje jete e shkrire per fe e atdhe.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri