Ndërron jetë profesori i Univerzitetit të Prishtinës , Isa Bajçinca

Ka ndërruar jetë profesori i mirënjohur, Isa Bajçinca.

Sapo e mora lajmin për vdekjen e profesorit ,mikut tim të dashur Isa Bajçinca. Pinim kafen e mengjesit si çdo herë në Restoranin "Amaro" në Prishtinë. Profesori Isa ,

Ishte paksa i lodhur dhe vdekja i sillej rreth, por edhe aty, edhe në atë gjendje e sfidoi atë dhe foli kthjellët për gjuhën shqipe. “E kam veç një hall- me e rujtë nga ndikimi i serbishtes”, tha ndër të tjera. Jemi pajtuar e kundërshtuar deri në fund, duke e dashur gjuhën shqipe....


Kam kënaqësinë të theksojë që Prof. Isa Bajqincë, e kisha redaktor gjuhësor të librit tim shkencor "Vademecum DDD"(i lektoruar dhe redaktuar nga dora e artë e profesorit të madh i cili nuk dëshirojë të më marr asnjë cent).

Kur e kreu redaktimin dhe redaktimin gjuhësor më tha "Flori,edhepse që nuk je gjuhëtar shqipen e shkruan dhe e flet mirë.Jam i kënaqur me librin",më tha profesori i madh,linguisti Profesor Isa Bajqinca.

I përjetshëm kujtimi për Ty, i dashur profesor!


Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri