Posts

Showing posts from 2016

Pse na vratë, o vëllazën shqiptarë!?

Image
Frank Shkreli 


Siç është njoftuar tanimë nga Vatikani si edhe nga Kisha Katolike Shqiptare, ceremonia e lumturimit të 38-martirëve katolikë do të celebrohet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër më 5 nëntor 2016. Aktivitete të ndryshme kulturore dhe fetare prej pothuaj një jave, po i paraprijnë ceremonisë solemne. Ceremonia fetare do të kryesohet nga përfaqësuesi i posaçëm i Vatikanit, Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve, Angelo Amato. Në këtë ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Kishës Katolike nga Europa dhe mbarë bota. Në një shënjë ringjalljeje të Kishës Katolike shqiptare, do të jenë të pranishëm në ceremoni mbi 300 meshtarë nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan si dhe nga diaspora. Në shënjë simbolike të unitetit kombëtar janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni edhe udhëheqsit më të lartë politikë dhe shtetërorë të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Kisha do të jetë e hap…

Albumi sekret i Gaddaf-it

Image
Pasi kryengritësit hynë në kompleksin “Bab al Azizija”, në Tripoli, ata gjetën një album me fotografitë e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, të cilën Muammar Gaddafi e kishte shumë për zemër. Ai shpesh e thërriste “e dashura ime Liza”.

Ajo ishte pjesë e administratës së Bushit, kur Shtetet e Bashkuara rivendosën marrëdhëniet me Libinë në vitin 2005, pasi Gaddafi u zotua se do të braktiste kërkimet për armë të shkatërrimit në masë, do të hiqte dorë nga terrorizmi dhe do të kompensonte viktimat e bombardimeve të vitit 1986 në Berlin dhe vitit 1988, në Lokërbi të Skocisë.

“Unë e përkrah gruan e dashur afrikane. E adhuroj dhe jam shumë krenar për mënyrën se si përqafon dhe u jep urdhëra udhëheqësve arabë. E dua shumë. E adhuroj dhe jam krenar për të sepse ajo është një grua me ngjyrë, që ka origjinë afrikane”, shprehej Gaddafi.

Një vit më pas, pra në 2008 Gaddafi u takua me Rice, kur ajo kreu vizitën e parë të një sekretareje shteti në Libi, pas 50 vjetësh. Koloneli i…

RRËFIMET - E VËRTETA E HIDHUR E HAREMIT TË GADAFIT

Image
Diktatori libian, Muamar Gadafi, rrëmbeu dhe përdhunoi dhjetëra femra për të përmbushur dëshirat e tij perverse. Viktimat flasin për tmerret që u detyruan të përballojnë




Tmerri filloi me lehtësinë e prekjeve. Teksa nxënësja 15-vjeçare i zgjaste buqetën me lule, 62-vjeçari i mori dorën e lirë dhe ia puth me butësi. Burri ishte Muamar Gadafi (Muammar Gaddafi), diktatori i Libisë, që e kishte marrë pushtetin 35 vite më parë.
Njerëzit e tij ishin të detyruar ta quanin atë Udhëheqësi, por pjesa tjetër e botës e njeh atë thjesht si Kolonel Gadafi. Mëngjesin e prillit të vitit 2004, Gadafi po vizitonte një shkollë në qytetin e tij të lindjes në Sirte, që gjendet në bregdetin Mesdhe, 350 milje në lindje të Tripolit.

Vajza që ai i puthi dorën ishte përzgjedhur për t’i prezantuar Udhëheqësit dhuratat dhe lulet, gjest ky që konsiderohej një privilegj. Përpara se Gadafi të mbërrinte, ajo ishte tepër e nervozuar, po ashtu ishte edhe kur ai po e hetonte nga koka te këmbët.


Ai i preku fillimisht pë…

SHKENCËTARËT GJERMANË DËSHMOJNË SE KA JETË PAS VDEKJES

Image
Një ekip i psikologëve dhe mjekëve në Universitetin e Berlinit kanë bërë të ditur se bazuar në eksperimentet klinike që ata kanë kryer, kanë arritur të dëshmojnë për ekzistencën e disa formave të jetës edhe pas vdekjes.

Deri tek ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë, ku janë bërë vëzhgime mjekësore në përvojat pranë vdekjes, duke bërë që pacientët e këtij eksperimenti të jenë të vdekur klinikisht për gati 20 minuta dhe përsëri janë sjellë në jetë.

Ky proces kontrovers u bë për 944 vullnetarë të cilët morën pjesë në këtë eksperiment në këto katër vitet e fundit. Atyre iu injektuan përzierje të drogave të ndryshme duke përfshirë këtu edhe epinefrinë. Këto përzierjes drogash u lejonin pacientëve që të përjetonin një vdekje klinike dhe që të dilnin nga ajo gjendje pa asnjë pasojë. Pas injektimit të përzierjeve të drogave, pacientët rikuperoheshin pas 18 minutash dhe kjo gjë bëhej duke filtruar ozon në gjakun e tyre.

Kohëzgjatja jashtëzakonisht e gjatë në këtë gjendje- vdekje kli…

A ËSHTË KY SHEKULLI I LUFTËS?

Image
Ai erdhi për të sjellë paqe. Dhe tani edhe Barack Obama hyn në luftë. Por presidenti amerikan nuk ka rrugë tjetër, mendon Miodrag Soric.

Presidenti i SHBA Obama u zgjodh, sepse u premtoi amerikanëve se do t'i japë fund "luftës së çmendur në Irak" dhe do t'i kthejë ushtarët në shtëpi nga Afganistani. Në fushatën elektorale në vitin 2008 Obama u foli nga zemra bashkëatdhetarëve në tij duke vënë në pikëpyetje kuptimin e luftës.
Sigurisht: Shtetet e Bashkuara kishin në atë kohë, dhe kanë edhe sot, ushtrinë më moderne dhe më të fuqishme në botë. Por edhe për atë është mbingarkesë, kur i duhet të shkojë në vatra të ndryshme konfliktesh në botë. Edhe në Kongres kanë nisur ta kuptojnë se ka probleme, që nuk mund të zgjidhen ushtarakisht. As nga Shtetet e Bashkuara.

Por të gjitha këto lihen tani mënjanë në Uashington. Politikanët, aktualisht në fushatë, mbajnë kudo në vend fjalime patriotike: "Shteti Islamik" duhet të shkatërrohet. CNN, Fox News dhe të gjitha "…

Shqiponja – Simboli ynë antik

Image
Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si një ndër simbolet më të lashtë të botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë

Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?

Një histori e shkurtër

Në tempullin e vjetër summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase. Shqiponja me dy koka është simbol që tregon përgjithësisht një kërkesë për trashëgimi kulturore nga Perandoria Romake. Ajo është përdorur nga Perandoria Bizantine dhe Perandoria e Shenjtë Romak…

Trashëgimtarja e Tarabiqëve – parashikuesve të mëdhenj serbë: Serbinë po e presin ditët më të zeza

Image
Sllavica Terziq është  40 vjeçare. Ka lindur në vendbanimin e njohur serb Kremna, në familjen e Tarabiqëve për të cilët thonë se nga shekulli XIX kanë aftësi të mëdha që të parashikojnë të ardhmen (v.j.). Atë madje e quajnë Tarabiqka e Vogël. Sipas saj, Serbinë e presin ditë të zeza, të përcjella me uri – deri në vitin 2026

“Do ta kemi ‘Shpatën 4’ dhe ‘Shpatën 5’ dhe do të arrestohen shumë të njohur. Do të jetë fundi i botës në formën serbe. Të rinjtë i shoh në masë tek largohen nga vendi, e apartamentet do të shiten për asgjë. Do të ketë shumë vrasje e vetëvrasjet”, thotë ajo për Alo, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu thekson se do të devalvojë dinari e se serbët do të punojnë për të huajte – për pak para, sa për mbijetesë.

Kjo grua 15 vite më parë tha Serbia do të jetë një vend i bankave të huaja. Dhe kishte të drejtë, sepse u hapën 30 të tilla. Në vitin 2005, në kohën e zgjerimit të madh të kredive, paralajmëroi se njerëzit nuk do të kenë me çka t’i kthejnë ato.

Gjatë bombardim…

Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams

Image
George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg… Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike

Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë… Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë… Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian.

1

Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi o…

Qyteti i ndërtuar me urdhër të Pirros

Image
Qyteti që ndërtoi Pirro gjendet disa kilometra më sipër ndoshta 7 km nga fshati Saraqinisht. Antigoneja është një ballkon ku në prerin tënd qëndron lugina e Drinos përballë qytetit të Gjirokastrës. Fokusi përfshinë një pamje magjepse . Rrënojat këtu i qëndrojnë kohës prej fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të, kur mori formën e një qytet shtet dhe u kthye në një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit

Nga Gëzim Llojdia*

Qyteti shtrihet në një kurriz të gjatë e të sheshtë të kodrës së Jermës rreth 600- 700 metra mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Saraqinishtë, përballë pamjeve të bukura të Gjirokastrës. Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit brenda dhe jashtë mureve është rreth 90 hektarë. 2. Shëtitje në hapësirat e pamata të qytetit me emrin e Mbretëreshës Antigona. Lojra sportive ne lëndinat plot lule. Ushqim i shijshëm nen hijet e lisave shekullore. Ujë i pastër dhe i freskët nga burimet me ujë kristal te Antigonese. Shëtitje me kuaj dhe biçiklet…

Mënyra e jetesës tek arbërit mesjetarë

Image
Shtëpitë e fisnikëve dalloheshin nga përmasat e mëdha, cilësia e materialit të përdorur e nga mjeshtëria e ndërtimit, si dhe nga pajisjet luksoze të tyre. Nisur nga të dhënat për familje fisnike të veçanta, studiuesit kanë mundur që të na sjellin jetën e aristokratëve shqiptarë gjatë Mesjetës, jetesë që ishte e përbashkët për të gjithë, pasi ata unifikoheshin rreth vlerave të fisnikërisë që ishin strikte dhe duheshin zbatuar në gjithçka, deri te mënyra e jetesës

Nga Nikollë Loka

Disa dukuri që janë vërejtur në sjelljen e bujarëve shqiptarë të kësaj periudhe, na ndihmojnë të arrihet në përfundimin se aristokracia e qyteteve shqiptare në kulmin e lulëzimit të tyre në Mesjetë, në shek. XII-XIV nuk ndryshon për nga mënyra e jetesës prej banorëve të qyteteve dalmatine. Shtëpit e fisnikëve dalloheshin nga përmasat e mëdha, cilësia e materialit të përdorur e nga mjeshtëria e ndërtimit, si dhe nga pajisjet luksoze të tyre. Guri i latuar dhe druri i gdhendur kanë qenë materialet kryesore që h…

Teodoros Pangalos: E gjithë Atika fliste shqip, ishin arvanitas, si Korinthi, Argolida, Beotia, Ftiotia, Eubea

Image
Teodoros Pangalos

“U rrita në një shtëpi, në të cilën origjina arvanitase u jepte të gjithëve, veçanërisht fëmijëve, një krenari kolosale. “Jemi Arvanitas”. Kjo origjinë e lavdishme, pothuajse i eklipsoi prejardhjet e tjera, njëlloj të rëndësishme për historinë e familjes, si p.sh. të një stërgjysheje nga Hios, që stolisej me dantella, me bizhu dhe me stil perëndimor të mbajtjes së flokëve, apo një stërgjyshi që u largua nga Aj-Vali i Azisë së Vogël që të shpëtonte jetën e tij dhe krijoi lidhje në të gjithë Ballkanin me lëvizjet kryengritëse të grekëve. E sa para bënte se ai, Pangallos, kishte emër me prejardhje bizantine, e ç’rëndësi kishte se ai ishte mjek para se të hynte shekulli i 19-të.
Ne, djemtë, adhuronim paraardhësit me fustanella nga malësitë e Parnithës, që u ngjiteshin majave me këmbët e tyre muskulozë, të veshur me lëkurë kafshësh dhe të armatosur me dyfekë që mbusheshin nga përpara, me barut dhe me gjithfarë lloj hanxharësh, që ua u patën rrëmbyer armiqve dhe shtypësve…

Bibla-Historia e njerëzve me plis

Image
Janë të shumtë studiuesit që pohojnë se « Historia fillon me shkrimin » . Por gjithashtu duhet të pranojmë se, përpara se njeriu të krijonte alfabetin, për t’u shprehur, ai ka vizatuar apo gdhëndur figura dhe simbole në kockë, objekte prej balte dhe faqe të gurrta. Kjo veprimtari , që sot emërtohet « art », ka qenë dhe vijon të jetë edhe në kohët moderne, një nga rrugët e rëndësishme, për pasqyrimin e periudhave të ndryshme të Historisë së njeriut


 FATBARDHA DEMI

Në materialin që do të trajtohet më poshtë, lidhur me « shqipetarët e vjetër » siç shprehej filozofi i shquar Sami Frashëri, krahas fushave të njohura si gjuhësia, arkeologjia, etnografia apo dokumentet e shkruara, do ta shfrytëzojmë edhe pikturën, për të sjellë fakte mbi Lashtësinë, që nuk janë përmëndur kurrë nga historiografia botërore. Në këtë rrugëtim do të na ndihmojë Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot 1836 – 1902), një nga portretistët më të famshëm francez të shk19, që i përket brezit të rymës realiste në art…