Filmi për “Oscars” 'Shok', prezantim dinjitoz i Kosovës

Suksesi i “Shok”, promovim i Kosovës

Filmit me titullin“Shok”, i nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar” , të cilin e ndan Akademia e Filmit, Pikturës, Arteve dhe Shkencave në Hollywood, pavarësisht se nuk u kurorëzua me këtë çmim, ai përcolli një mesazh mjaft pozitiv nga Kosova dhe për Kosovën, vlerësojnë përfaqësuesit e komunitetit të artistëve të filmit në vend.

Filmi “Shok”, me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, është filmi i parë i cili e përfaqëson kinematografinë e vendit për çmimin Oscar.
Rrugëtimi i
Regjisori Isa Qosja, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radon Evropa e Lirë, shpreh mendimin se prezenca e filmit “Shok” në një festë të filmit siç është ndarja e çmimit Oscar, ka rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën, në disa aspekte.

“Gjithsesi që është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën - unë do të thosha më tepër për Kosovën politike -prezenca e filmit ‘Shok’ atje, për faktin e përmbajtjes. Për faktin që kemi një përmbajtje nga lufta, të cilën aq e kemi kërkuar në kinematografi".
Serbët ndihen të provokuar nga filmi “Shok” (Video)
"Natyrisht, ajo përmbajtje e shikuar, e trajtuar dhe e vizualizuar nga kënd-shikimi i një anglezi, është aq më e rëndësishme. Kosova është ‘klikuar’ me qindra herë, pikërisht për atë që është promovuar ideja që një film nga Kosova flet për Kosovën dhe sjellë vlera artistike”.

Regjisorja Blerta Zeqiri, e cila i takon brezit të ri të regjisorëve në Kosovë, vlerëson se pjesëmarrja e filmit “Shok” në ndarjen e çmimeve Oscar, ka qenë ngjarja më e madhe që ka të bëjë me kinematografinë në vend.

“Thjeshtë, ka qenë një nderë shumë i madh për krejt ne dhe për Kosovën, sepse kemi garuar në Oscar. Të gjithë e dimë se është hera e parë për ne. Sa i përket filmit, mund të them se ishte shumë i mirë dhe që në mënyrë shumë dinjitoze na ka prezantuar në Oscar".

"Përveç asaj se si prezantohet është me rëndësi edhe rrëfimi që është treguar dhe ky ka qenë një rrëfim nga Kosova dhe mendoj që njerëzit, Hollywood-i ka me ditë pak më shumë për Kosovën. Është një gjë shumë e mirë për kinematografinë kosovare në përgjithësi”.

Regjisori Qosja, thotë se, marrë në përgjithësi, nominimi i filmit Shok” për çmimin Oscar, pavarësisht se filmi nuk e mori këtë çmim, ka krijuar euforinë por edhe energjinë pozitive në vend.

Por, sipas tij, kur kihet parasysh që për krijimin e filmave në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë buxhet të mjaftueshëm, atëherë do të vihet pikëpyetja, se çfarë tutje në këtë drejtim.

“Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Nuk jam unë i bindur që do ta kenë njerëzit përkushtimin që i duhet kinematografisë. Kurrë nuk kanë hyrë në seleksionim të ngushtë, jo një, por disa shtete të rajonit, këtu afër".

"Jam i bindur që e kanë shikuar me mjaft xhelozi këtë prani të Kosovës në atë seleksionim të ngushtë. E kjo do të ishte dashur që të çonte një porosi për të gjithë ne dhe të theksonte kërkesën për tu angazhuar në kulturë, sepse e keni parë që për disa ditë Kosova ka qenë në fokus përmes kësaj, përmes kulturës”.


Filmin Shok,të plotë - mund ta shikoni këtu:




YOUTUBE.COM

https://www.youtube.com/watch?v=ZRIstJpW_FY&feature=share
Regjisorja Zeqiri, shpreh besimin që çdo arritje në kinematografi, por edhe në fushat tjera, gjithmonë hapë dyer edhe për arritje të tjera të mëdha. Në këtë prizëm ajo e sheh edhe arritjen e filmit “Shok”.
Shok short film poster.png
“Mendoj që, sikur që në fillim - sa i përket filmit, për herë të parë, të paktën prej Kosovës - ka qenë Arta Dobroshi (aktore nga Kosova) e cila është prezantuar nëpër arenat ndërkombëtare me aktrimin e saj dhe ka bërë që të hapen paka shumë sytë kah Kosova. Pastaj, kanë ardhur edhe plot filma tjerë, të shkurtë dhe të gjatë, të cilët kanë nisur të prezantohen. Mendoj se ka ndihuar (filmi ‘Shok’), dalëngadalë, tashmë që bota t’i kthej sytë kah Kosova dhe kinematografia e saj. Ky është një plus i madh”, tha Zeqiri.

Filmi “Shok” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova

Agjencioni Floripress


Lista e plotë e fituesve të ceremonisë së 88 të “Oscars”

Lista e plotë e fituesve të ceremonisë së 88 të “Oscars”

"Spotlight" zgjidhet si filmi më i mirë, DiCaprio dhe Brie Larson marrin çmimet si aktorët më të mirë.
Regjia më e mirë: Alejandro G. Inarritu (The Revenant)
Aktorja më e mirë: Brie Larson (ROOM)
Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)
Filmi më i mirë: Spotlight

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Alicia Vikander – The Danish Girl
Aktori më i mirë në rol dytësor: Mark Rylance – Bridge of Spies
Skenari më i mirë origjinal: Spotlight
Skenari më i mirë i adaptuar: The Big Short
Kostumografia më e mirë: Mad Max: Fury Road
Produksioni më i mirë: Mad Max: Fury Road
Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve: Mad Max: Fury Road
Kinematografia më e mirë: The Revenant – Emmanuel Lubezski
Editimi më i mirë: Mad Max: Fury Road
Editimi i zërit: Mad Max: Fury Road
Miksimi i zërit: Mad Max: Fury Road
Efektet vizuele: Ex Machina
Filmi më i mirë i shkurtër – i animuar: Bear Story
Filmi më i mirë i animuar: Inside Out
Dokumentari më i mirë i shkurtër: A girl in the river: The Price of forgiveness
Dokumentari më i mirë: AMY
Filmi më i mirë i shkurtër: Stutterer
Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul
Muzika më e mirë origjinale: Ennio Morricone – The Hateful Eight
Kënga më e mirë: Writtings on the wall – Sam Smith (James Bond: Spectre)
Regjisori i filmit “The Revenant” është fitues për herë të dytë me radhë i këtij çmimi,pasi vitin e kaluar ka ftuar për “Birdman”.

“Writtings on the walls” është kënga e dytë nga filmat James Bond që fiton çmim Oscar.

Inside Out është filmi i tetë i animuar nga Pixar që fiton çmim ‘Oscar’ si filmi më i mirë i vitit.

Mad Max: Fury Road fiton edhe çmimin e gjashtë këtë mbrëmje!

Emmanuel Lumbezki fiton për kinematografinë më të mirë për “The Revenant”, duke u bërë kështu fitues për tri vite me radhë, i pari në histori!

Ky është filmi që ia mori nga duart Oscarin

“Stutterer” është filmi që i mori nga dora filmit kosovar “Shok” çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë në Oscar.

Por, çka është veçantia e këtij filmi mund të lexoni një analizë nga Eric Jukes, të cilën e ka publikuar në “Close-upfilm”

Filmi 13 minutësh, irlandez, paraqet jetën e një memeci, i cili është në kërkim të dashurisë, të cilën nuk mund ta shpreh me fjalë.

Matthew Needham portretizon Greenwoodin, një memec, i cili ka shumë vështirësi që t’i nxjerr fjalët, por që ka “zë të brendshëm” që është elokuent dhe i mprehtë, transmeton Koha.net.

Çdo natë, shpesh herë me orë të tëra, ai shkëmben mesazhe përmes rrjeteve sociale me Ellie, e portretizuar nga Chloe Pirrie. Në prag të përvjetorit të tyre të gjashtë, Ellie i dërgon një mesazh Greenwoodit lajmin befasues se ka udhëtuar drejt Londrës dhe do të qëndrojë atje për disa ditë, ndërsa e pyet nëse do të dëshironte që të mos fliste online, dhe të dilte me të takohej për herë të parë fizikisht.

Dhe këtu është momenti kur gjërat fillojnë të marrin një kahe tjetër. Për një memec, i cili jeton dhe punon vetëm, “pothuajse i padukshëm për syrin e lirë” në “artin e vetë-keqardhjes” dhe me “zero aftësi komunikimi” propozimi për t’u takuar ballëpërballë me Ellien është me të vërtetë i frikshëm për të.

Për realizimin e filmit ka folur edhe një njeri me këtë “paaftësi”, Anthony Davis, që vuan që nga mosha 7 vjeçare. Ai thotë se, “filmi është shumë bindës, poetik, një portretizim fantastik i sjelljes së një memeci”.

Realiteti, Davis thotë, është se kjo paaftësi është një problem që nuk mund të fshihet, as të maskohet, as të shmanget, pa marrë parasysh se sa mundoheni ta bëni një gjë të tillë. Greenwood paraqitet duke u munduar ta bëjë një gjë të tillë, duke mësuar gjuhën e shenjave, por që është mjaft problematike. “Askush nuk dëshiron të perceptohet si i shurdhër, apo me paaftësinë që të flasë rrjedhshëm”, është shprehur ai.

“Stutterer” është krijuar nga regjisori Benjamin Cleary, me producent Shan Christopher Ogilvie dhe Serena Armitage është bërë me një buxhet prej vetëm 6300 eurove.

https://www.youtube.com/watch?v=C1mbNMsJ6Xo

STUTTERER - Short film 2016

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit