Gjetja e Erjon Veliajt për rritjen e taksave: Ngacmohen vajzat mes tavolinave!

Erjon Veliaj i gjeti vetes një arsye më shumë për rritjen e taksave për tavolinat e lokaleve. Kur qindra tregtarë dhe pronarë lokalesh, mbushën sheshin para Bashkisë, Veliaj i tha gazetarëve se i rriti taksat, për shkak të ngacmimeve që i bëhen vajzave të Tiranës. Në momentin që kalojnë mes tavolinave të lokaleve, vajzat fyhen dhe komentohen, sipas Kryetarit të Bashkisë. 
“Pyesni të gjitha vajzat e Tiranës! Eshtë bërë sot një mision fyerjeje, kalimi nëpër Tiranë, ku secila komentohet kur shkon mes përmes tavolinave” tha Veliaj. 
Me kete deklarate ai tregoi edhe njëherë sa largpamës kishte qenë vendimi, për të rritur me dhjetë herë taksën e hapësirave publike. Gjithashtu, Veliaj quajti pijanecë ata që ulen në tavolinat jashtë lokaleve dhe që sipas tij, i fishkëllejnë zonjave nga tavolinat.
“Ky është i vetmi vend kur një zonjë duhet të kalojë midis gjithë pijanecëve nëpër lokale, ku të gjithë e fishkëllejnë. Në 21 qershor qytetarët që janë pronarët e hapësirës publike zgjodhën kryetar bashkie dhe thanë: Na administro punën publike. Dhe unë po e administroj”-tha kryetari i Bashkisë.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit