NGA FLORI BRUQI : BOTOHET NË PARIS ROMANI I RESHAT SAHITAJ : L'EMBUSCADE (GRACKA)

Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. 

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.

Reshat Sahitaj


Libri  me titull "Gracka ",  në serinë e botimeve të zotit Reshat Sahitaj , nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.


Reshat Sahitaj botohet në Francë -DJEPI I KULTURES BOTËRORE

Në Paris këto ditë më 1 mars 2016, doli nga shtypi romani « L'EMBUSCADE » (Gracka) nga autoriReshat Sahitaj, në përkujdesjen e Shtëpisë botuese L'Harmattan-Qe nga pas lufta e këtej Reshat Sahitaj është prozatori i parë kosovar i cili ka arritur ta botojë romanin e tij në një shtëpi botuese serioze në Francë.

****





 Romani « Gracka » i krijuesit nga Kosova u prezantua edhe në Panairin e Librit në Paris që u mbajt nga data 17 deri më 20 mars 2016, (Parc des expositions de Paris - Porte de Versailles) , dhe ka zgjue interesim të lexuesit dhe kritiket francezë.

Romani « Gracka » nga krijuesit Reshat Sahitaj temë qendrore e ka fatin e një femre shqiptare nga Prizreni burrin e së cilës paramilitarët serbë e marrin nga shtrati në një mengjes të hershem të vitit 1999.

Pas luftës, Donika kryeprotagonistja e këtij romani, është në kërkim të identifikimit të eshtrave të trupit të burrit të saj duke shkuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, në varreza masive, për të gjetur një shenjë identifikuese të burrit.

 Donika përballet me avokatë matrapazë të cilët dëshirojnë ta mashtrojnë se gjoja burri i saj gjendet diku në burgje private serbe.

 Donika ka qenë marrëzisht e dashuruar në burrin e saj, dhe nuk mund të pajtohet më fatin e saj se pse pikërisht kësaj i ka ndodhur rasti tragjik duke ia shembur të gjitha ëndrrat e jetës. “Reshat Sahitaj me sukses ka arritur që nga ngjarja e dhëmbshme e Donikës, pjesërisht si dëshmi,të na paraqesi fatin e popullit të tij dhe të një femre e cila më kotë është në kërkim të burrit të saj tëzhdukur gjatë luftës.

Ajo viziton varret masive, për të gjetur gjurmë të burrit të vdekur a të gjallë,dhe mundohet të gjejë strehim në fundin e botës së shpirtit të saj duke jetuar më kujtimet e sëkaluarës.

Gjatë tërë romanit, autori e elaburon reflektimin mbi kufizimin në mes të realitetit dhekufinit të frikshem mbinatyror.

Rreth kryefjalës “magjike” të cilës i jepë përparësi, me një mjeshtritë rrallë e më shpejtësit krijon lidhshmëri në mes jo stabilitetit dhe dobësisë sonë për ta kuptuarjetën në botë. Paraqitejt, halucinacionet, dhe vizionet që i shfaqen Donikës, a nuk janë e kundërta erealitetit?

Herë pas here heroina Donika mendon se këto a thua janë shenja nga djalli, apo siç i thotëfalltorja Hana , një segment tjetër i botës misterioze, dhe asgjë nuk ka të bëjë me çmenduri? ( profdr. Héléne Stafford e diplomuar në Universitetin e Oxfordit).

 Tërë forca ekêtij romani më një ngjarje pikante, gjendet e koncentruar në pyetjet e mrekullueshmedhe perplekse, me një refleksion të pasionuar e të butë e nganjëherë mbi keqpërdorjen mbi natyrën edashurisë si dhe në anën tjetër përshkrimet mbi: urrejtjen,dhunën dhe vdekjen.

« Autori e përshkruan situatën dhe personazhet në atë mënyrë që të shpien nga një befasi në një tjetër, paraqet atë që na duket e pamundur dhe absurde, mirëpo autori arrin të krijojë një realitet krejtësisht të ri.

Eshtë një roman mbi vetminë, mbi brishtësinë e femrave dhe zhgënjimin në dashuri.

Gjërat janë tëparaqitura të vrazhda ashtu siç është jeta, duke e modifikuar peizazhin dhe qenien njerëzore.Sentimentet dhe kujtimet na paraqiten atëherë kur humanizmi më nuk e ka vendin e tij. Romaniështë njëherit një dëshmi dhe një spirale, ku mund të themi se dashuria, jeta dhe vdekja po ikin”.( Nicole Barriere- kritike- Paris)Romani “L'Embuscade” gjendet ne shtije në Francë kushton 17 euro dhe mundet te porositet edhepermes interentit.

*****



KUSH ËSHTË PATRIOTI DHE PUBLICISTI  RESHAT SAHITAJ ?

Lindi në Sopi(1952) të Therandës.Reshat Sahitaj ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare.

 Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhes frenge dhe diplomon në Ecole Superieur de l’Etat. 

Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë. Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin. 

Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Paralmentin Europian që nga viti 1989 deri më 1998.

 Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontaktëve të para diplomatike në mes të të gjithë personalitetëve kosovare në Parlamentin Europian, Senatin Belg, dhe NATO. Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë,

 Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie –Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.
.....

Reshati rrjedh nga një familje fshatare që nuk ishin as të pasur e as të varfër, si pjesa dërmuese e popullsisë sonë të atyre viteve ku i lumtur ishe po të siguroje kafshatën e gojës.

Nëse arrije ta siguroje bukën e misrit për një vit, sistemi “kujdesej” që edhe atë pak kënaqësi ta shndërronte në vuajtje , siç i ndodhi Shaqirit (babait) që të korrurat i kishte futur nën një grop të fshehura nën stivën e druve.

Kur komisioni i percjellë me forca policore ia bastisin shtëpinë dhe nuk gjetën rezerva të tepërta të drithit, nisën të shkonin. Policët, të inatosur që Shaqiri kishte dashur t’i mashtronte, e rrahin në sy të gruas dhe të bijëve dhe e arrestojnë duke e denuar tre vjet burg, që i vuan në burgun e Nishit.

Reshati e kaloi një fëmijëri skajshmërisht të varfër. Në moshën katërvjeçare më 1956, 'vdes' në një aksident nga disa kuaj të harlisur. Në lokalet e një kishe katolike, pas gjashtë muajve nën përkujdesjen e motrave kishtare, u ringjall.

Babai kishte qenë pjesëmarrës në të gjitha luftërat që u zhvilluan në territorin tonë, (plus dy vjet i burgosur në burgun e Tiranës, ku bashkë me disa shokë dhe me vëllanë e tij Hazirin, kthehen këmbë në Kosovë).

Përvoja jetësore e kishte armatosur me guxim e krenari, por gjatë tërë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore policia e kishte shndërruar në një njeri të urtë. Kurrë nuk fliste për dajak e tortura që i kishte përjetuar, siç flisnin disa të burgosur të tjerë politikë. Kurrë nuk guxonte të krenohej se kishte qenë edhe bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës. Kurrë, ama kurrë nuk fliste kundër shtetit në praninë e mysafirëve.

Babai nuk u tregua i lumtur edhe atëherë kur ia komunikuan lajmin e ringjalljes së Reshatit. Ringjallja e të birit do t’i shfaqte probleme të reja: një frymë më tepër për ta ushqyer, një problem më shumë me qeverinë, i kishte thënë bashkëshortes pas aktit seksual, i shtrirë në kokërr të shpinës.

Ramadanin vëllain e tretë, për shkak të babait që trajtohej ish i burgosur politik (e që nuk kishte lidhje me politikë) kurrë nuk arriti të regjistrohej në asnjë shkollë të mesme.

Deri në përfundim të Shkollës Normale, Reshati do t’i ndihmonte prindërve në punët e ndryshme bujqësore.

Për ta përfunduar Normalen, duheshin pesë vjet, por Reshati i bëri shtatë, sepse si adoleshent që ishte, ishte i parehatshëm, prandaj profesori i muzikës, Xheladin Kastrati, ia vuri një njësh të kuq, që aso kohë i tha se ia dha një “kërrabë” për të mbledhur bari gjatë verës (njëshit i thoshte kërrabë, ndërsa kërraba shërbente për te nxjerrë sanë). Po kështu veproi edhe profesori i artit figurativ, veprimin e të cilit e ndoqi edhe Nail Koro; duke ia mbyllur një “kërrabë” në kimi.

Asnjëherë në historinë e shkollës Normale nuk kishte rastisur që dikush ta përsëriste vitin nga muzika dhe arti figurativ, kur të gjitha notat tjera i kishte pesëshe dhe katërshe. Kurrë! Tre profesorët veten e konsideronin prizrenas të vjetër dhe ndienin urrejtje ndaj fëmijëve fshatarë.

Disa vjet më vonë Reshati do të luajë rolin kryesor në dramën “Sfinga e gjallë” në regji të Sefo Bejta Krasniqit, pastaj në RTP në radiodramën “Vdekja e Gjergjezit” si dhe në filmin televiziv “Rropullari” të RTVP etj.

Në pranverën e vitit 1979 u detyrua të ikte nga Kosova për më shumë se njëzet vjet rresht. Për një kohë të gjatë te të gjithë njerëzit që e kanë njohur dominoi mendimi se ai tashmë kishte vdekur.

Shërbëtorët e Shërbimit Sekret, të shoqëruar nga forcat policore, më 1981, më 1983 dhe më 1989, në mungesë të tij, ia rrethuan shtëpinë duke ia keqtrajtuar prindërit nën pretekstin se djalin e tyre e mbanin të strehuar. Nga këto bastisje të kota (që më shumë kishin qëllim të futnin frikë) si dhe botimit të një artikullit në “Duga” ( me 1982, në faqet e së cilës shkruhej se u arrestua terroristi), familja e kuptoi se i biri i tyre nuk kishte vdekur, por jetonte ende.

Mendime të disa qytetarëve, ish-bashkëpunëtorë të okupuesit, të disa shokëve xhelozë, të disa pseudointelektualëve, të disave që përpiqen t’i fshehin veprat e tyre të ndyta :

Dikush diku shkruan: “Reshati ka qenë paranojak, destruktiv, përçarës. Musa Hoti e Reshati u organzuan dhe ia arritën qëllimit – e shkatërruan Keshillin Kombëtar para se…”
Një tjetërkush shkruan: “Reshati nuk e ka mbajtur alltinë se ka qenë frikacak, por Beharja e ka mbajtur ne çantën e saj”

Pop Cvetki i Mushtishtit 1978 ( të cilin Reshati si fëmijë me një shkop e kishte rrëxuar prej biçiklete dhe të cilin e shohim personazh ne romanin “Jeta e dyfishtë”): “Ljudi to je çudo! I Reshat radi kao uçitelj, nema vishe drzhave! ( Njerëz kjo është për t’u habitur! Edhe Reshati punon mësues, nuk ka më shtet!)”.

Huda Leskovcaliu nënshkruan udhëresën të vënë ne derë të shtëpisë së kulturës në Prizren: “U ndalohet hyrja e aktorëve: Sefo Beta Krasniqi, Reshat Sahitaj, Samedin Latifi, Alush Sahitaj e Bejtullah Krasniqi” Kjo ndalesë u vu me 1978-1982.

Dikush nga errësira: “Shpifni ato që janë dhe ato që nuk janë. Përhapeni fjalën se është spiun, dhunes, i çmendur, gënjeshtar, çdo veti të keqe që ekziston shpifni ! Ju jemi ata që populli ju beson, ai do te mbetët nën hijen tuaj. Duhet larguar nga çdo aktivitet politik. Duhet ta injoroni! «


Mendime të disa shokëve dhe miqve të mi shumë të sinqertë:

Enver Maloku : Pranoni të dhënat e mbledhura në terren mbi agresivitetin e forcave serbe në Kosovë. Pershendetje Enveri.¨

Adem Demaçi : Vëlla Reshat, po ta dergoj biografinë time , por mos u lodh shumë se çmimin Saharov, ata nuk ma japin mue.

Ibrahim Rugova gjatë një bisede private korrik 1990: Bravo Reshat, ia arrite të aprovohet rezoluta për Kosovën !

Reshati : Ishte e meritë e përbashkët.

Rugova : Hahahaha…..

Akademik  Prof.Rexhep Qosja : (Në Parlamentin Evropian) Ke bërë një vepër të shkelqyeshme, të lumtë !

Veton Surroi : (Para dyerëve te Konferencës se Paqjes në Bruksel, 1992) Kërkoj falje, por LDK-ja ma ka kushtëzuar pjesëmarrjen : nëse ti je, ata nuk marrin pjesë dhe nuk m’i paguajnë shpenzimet.

Nevzat Halili : Në mbledhjen e Kryesisë së PPD, Reshat Sahitaj, autorizohet të jetë koordinator i të gjitha kontakteve me institucionet evropiane.

Haçif Mulliqi: Ke shkruar një roman të mrekullueshëm.

Prof.Dr.Hajrullah Gorani : Ju falënderojmë shumë për ndihmën tuaj me sindikata evropiane.

Rexhep Smajlaj: Na duket se Reshat Sahitaj ka kaluar nëpër shkollën e Stefan Cvajgut, sepse me një mjeshtri të rrallë artistike e shpie lexuesin në psikologjinë e personazhëve dhe zbërthen aspektin e botës kuptimore të tyre

Rushit Ramabaja,shkrimtar : Me gjetjen artistike të çmitizimit të historiesë me aq patetikë e me aqë idolatri të rreme, vepra e Reshatit ta kujton romanin e Tolstoit “Lufta dhe Paqja”: të gjitha etnitë kanë të përbashkëtën e vetëshkatërrimit, të prerjes së fatit të vetë…

Prend Buzhala ,shkrimtar: Aty, sikur ngërthehet ideja letrare borhesiane për labirintin letrar, si mbizotëruesja kryesore e poetikës së narracionit, do të thotë që rikthimi te paradigma tematike e romaneve, tash në trajtën e fikcionit tregimtar, mund të lexohet si rishkrim i tekstit, për të cilin parim krijues Roland Barthes thoshte se përbën mbizotëruesen e palimpsestit letrar.

Prof.Dr. Arben Haxhiymeri(Elbasan).: Reshati u bën apel bashkëqytetarëve të tij për një refleksion të sinqertë mbi veten, mbi atë çfarë dinë se janë dhe çfarë të tjerët thonë për ta, mbi temat dhe problemet themelore te jetës, të individit e të shoqërisë, pse jo, edhe mbi çeshtje ekzistenciale, si jeta dhe vdekja, e moralshmja dhe e pamoralshmja, e natyrshmja dhe hyjnorja, e lavdishmja dhe e palavdishmja, për miqtë e mire dhe ata të këqij, armiqtë më të këqij dhe ata pak më të mire.

Adem Gashi,shkrimtar: Vepra e Reshat Sahitajt më nxjerr një tjetër yrt. Them se është fjala për poetikën moviste. E ulta, e shëmtuara, banalja është e veshur me rrobat e magjishme të artit letrar. Pikërisht këtë e konsideroj sa veçanti të artit të tij, po aq edhe vlerë letrare nga të rrallat.

Nebih Bunjaku,shkrimtar: Aktualiteti dhe origjinaliteti i stilit tuaj buron dhe gurgullon si një ujëvarë e mrekullueshme, që të magjeps dhe të mrekullon me tema dhe motive nga më të ndryshmet. Veprimet e personazheve si dhe karakteret e tyre nuk janë thjesht fryt i fantazisë imagjinatave, por të njerëzve që veprojnë e flasin shqip. Stili yt krejt origjinal mban vulën e intelektualit që quhet Reshat Sahitaj.

Abdyl Kadolli,shkrimtar: Në këtë rrugë të përgjakshme jeta merr kuptimin e ekzistencës. Këtu thyhet miti totalitar i pushtimit dhe lind miti i qëndresës.

Demir Gjergji / Tiranë: Romani mendoj se është një autopsi tjetër për Kosovën e sotme në përpëlitjet e saj për të gjetur identitetin në këtë botë të qytetëruar e njëherësh barbare në luftën e saj fund e krye plot grykësi për ekzistencë e mirëqenie.

Janë të shumta emocionet që më krijon proza juaj, por nuk mund të rri pa vlerësuar zgjuarsinë tuaj si shkrimtar e intelektual, të shkrirë gjithë finesë mes rreshtave të saj.

Prof.dr.Agim Vinca: Nëpërmjet përsonazheve të tij, të krijuara mbi bazë reale, autori mëton të tregojë zgjimin e ndërgjegjës kombëtare në Kosovë.

Prof.dr.Sadri Fetiu: Si roman i ri, në kuptimin e mirëfilltë të teorisë së romanit, ndonëse flet, rrëfen, për ngjarje bashkëkohore, mund të thuhet edhe për të sotmen e drejtpërdrejtë, për njerëzit që janë në jetë dhe në skenën e politike, autori ka meritë të veçantë, sepse e ka ruajtur me shumë sukses distancën emocionale, qetësinë karakteristike dhe paanësinë që e karakterizon eposin. Ai pothuajse në asnjë rast nuk i vlerëson drejtpërdrejt heronjtë e veprës së tij, por vetëm rrëfen për ta, për veprimet, për botën e tyre shpirtërore, për mendësinë dhe pasionet e tyre.

Akademik Rexhep Qosja: Ky nuk është roman historic tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohën e herë këmbehën.

Flori Bruqi,shkrimtar nga Prishtina: Reshat Sahitaj është figurë poliedrike e artit dhe politikëbërjës shqiptare.Është njeri prej diplomatëve të parë shqiptar që ngriti çështjën kosovare në arenën ndërkombëtare duke e senzibilizuar diplomacinë botërore për shqiptarët e Kosovës.Ai është enciklopedi e mendimit shqip.


Reshat Sahitaj dekada të tëra kishte kontribuar në internacionalizimin e dramës kosovare e sidomos në Parlamentin Evropian, në NATO dhe në Qeverinë Belge. Menjëherë pas Lufte u kthye në Kosovë.

Reshat Sahitaj ka interpretuar në teatër dhe film: në dramën “Sfinga e gjallë”, në regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977; “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978; “Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978; “Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984; “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004; “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.
“Nëntoka e Kosovës II” , film nga Halil Budakova , maj 2008 Der më tash ka botuar këto libra:“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;“Rruga pa kthim”-roman ,1983; “Mali i ndaluar”- roman , 2003;“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004; “Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;“7 Minutat e fundit”- roman, 2007; Përktheu nga frëngjishtja “Munuali i luftëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etjAutor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalës” RTK 2006 Autor i filmave dokumentar:“Atdheu mbi të gjitha”“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”“Miftar Hasani-legjendë apo realitet...? “ RTK 2007
“Musli Dumoshi” RTK 2008 etj

Ka shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova“Mësuesi i malit”- artistik “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar për jetën dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jetën dhe pushkatimine M.Hasanit- RTK“Musli Dumoshi” RTK etj.

Edhe pse me grupin e tij në Bruksel kishte kontribuar në njohjen e çështjes sonë, u detyrua të “vdesë” më 2007, por njëkohësisht shihet duke shëtitur nëpër Prishtinë.

Çdo vit e boton nga një roman. Shkruan në gazeta ditore dhe herë pas here duke përgatitur emisione në televizion.



Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri