Driton Kuka: Vetë presidenti rus Vladimir Putin ka lejuar flamurin e Kosovës në Rusi


Kuka: Vetë Putin ka lejuar flamurin e Kosovës në Rusi
Driton Kuka trajneri i xhudisteve, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, shpalosi edhe detajet se si u bë puna që në mes të Rusisë të valojë flamuri kosovar dhe të intonohet himni shtetëror i Kosovës.
Kryeministri në ora 19:00 pret Majlinda Kelmendin

Ai tha se kjo ka qenë ndërhyrje e drejtpërdrejt e presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas tij, Ministria e Jashtme Ruse nuk do të lejonte simbolet shtetërore kosovare në këtë kampionat, mirëpo Putin ka kërcënuar se nëse nuk realizohet e drejta e ekipit kosovar, ai do të vijë vetë që të vendos flamurin kosovar.
“Putini ka qenë OK për të vendosur flamurin e Kosovës, por ministria e jashtme kishte ndaluar këtë, ndërsa Putini ka thënë se vetë do ta vendosë nëse nuk e vendosin ata”, tha Kuka.


Ja çfarë i dhuroi kryeministri Mustafa, Majlindës
Pas arritjes së kampioneve të Evropianit 2016 në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë pritur na kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Me këtë rast kryeministri i ka bërë kampiones një dhuratë simbolike, duke ia dhuruar flamurin e Kosovës.

​Majlinda Kelmendi: E lumtur që flamuri i Kosovës valoi në Rusi
Pas mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës, nën brohorimat e qytetarëve që kanë dalë të presin dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, të cilat nga Kampionati Evropian i Xhudos në Rusi kthehen me trofe, ka pasuar një konferencë për media në hapësirat e aeroportit.
Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, dy xhudisteve u dhuroi flamurin e Kosovës përpara se të nisin me fjalimet e tyre para mediave.
Ndërsa, Kelmendi tha se ndjehet e lumtur që ka mundësinë që qytetarët e Kosovës t’i bëj të lumtur të paktën për disa ditë, dhe t’i harrojnë problemet e shumta në Kosovë.
“Po vazhdojmë me dëshmu që sporti është ambasadori më i mirë në Kosovë. Po ndjehem shumë e lumtur që po kam mundësi me iu ba me i harru problemet e shumta që i kemi në Kosovë, së paku për dy tre ditë apo një javë”, tha Kelmendi.
Ajo tha se është ndjerë e lumtur që u dëgjua himni i Kosovës dhe valoi flamuri i Kosovë në Rusi.
“E di ndjenjën se si është të jesh i diskriminuar mes sportistëve të tjerë. Këtë radhë jam ndjerë shumë e lumtur”, tha ajo.
Ajo e falënderoi edhe kryeministrin Mustafa për pritjen e organizuar.
Ndërs a, Mustafa tha se mburret me rezultatet e dy xhudisteve kosovare.
“Po presim sportistet tona më të mëdha, Majlindën e Norën. Mburremi për rezultatet e tyre. Për atë që i kanë dhënë Kosovës me këtë rast. Uroj që këso fitore të na sjellin edhe nga lojërat olimpike. Fitorja e tyre flet për sportistët tanë. Flet edhe për nevojën që të rinjtë tanë të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian që të shprehin aftësitë e tyre”, tha Mustafa.
Ndërsa, Nora Gjakova duke falënderuar trajnerin e saj për përgatitjen, tha se është e lumtur që përveç Majlinda Kelmendit, që fitoi të artën, edhe ajo fitoi të bronztën në këtë kampionat.
“Eksperiencë e jashtëzakonshme. Është mirë që kam fituar edhe unë medalje në Kampionaitn Evropian. E falënderoj trajnerin që ka arrit të na përgatis që të korrim fitore”, tha Gjakova.
Në këtë konferencë, Driton Kuka shpalosi edhe detajet se si u bë puna që në mes të Rusisë të valojë flamuri kosovar dhe të intonohet himni shtetëror i Kosovës.
Ai tha se kjo ka qenë ndërhyrje e drejtpërdrejt e presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas tij, Ministria e Jashtme Ruse nuk do të lejonte simbolet shtetërore kosovare në këtë kampionat, mirëpo Putin ka kërcënuar se nëse nuk realizohet e drejta e ekipit kosovar, ai do të vijë vetë që të vendos flamurin kosovar.
“Putini ka qenë OK për të vendosur flamurin e Kosovës, por ministria e jashtme kishte ndaluar këtë, ndërsa Putini ka thënë se vetë do ta vendosë nëse nuk e vendosin ata”, tha Kuka.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri