Një pamflet i shkëlqyer për ringjalljen e nacionalizmit shqiptar




Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Në faqen e internetit të gazetës sonë të respektuar “Dielli”të datës 22 prill, lexova pamfletin me titull “Vrima e zezë e helenizimit “paqësor” grek”, me autor zotërinë Idajet Jahaj, poet, shkrimtar, publicist, hulumtues, mësues veteran (tani në pension), autor i më shumë se 35 librave. Ёshtë një pamflet me të vërtetë tronditës për të vërtetat që autori zbulon lakuriq për qëndrimin e shovinizmit grekokaragjoz dhe të kishës shoviniste greke gjatë këtyre 25 vjetëve, në përpjekjet e tyre të ethshme për greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Autori shpreh me shumë të drejtë një shqetësim që ka ardhur e është bërë flagrant në marrëdhëniet e Athinës me vendin tonë. Por duhet theksuar se Greqia, kjo dashnore e regjur e Perëndimit (siç e ka përcaktuar bukur fare publicisti dhe shkrimtari amerikan Robert Kaplan në librin me titull “Greqia, dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes”) dhe hajdute me çizme e financave dhe e huadhënësve të Bashkimit Evropian, është në platformën e saj, të ravijëzuar që me aprovimin e megalidesë në vitin 1844. Pikërisht këtë platformë ajo kërkon ta vërë në jetë pak e nga pak, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh. Po shqiptarët çfarë kanë bërë gjatë këtyre 25 vjetëve? Ata kanë nxjerrë në krye të vendit politikanë mercenarë, tradhtarë të interesave kombëtare. Dhe në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse politikanët tanë të këtij çerek shekulli, të kujtojnë krerët e principatave ilire, të cilët hanin kokat e njëri-tjetrit dhe nuk shqetësoheshin për faktin që tributë serbe, të ardhura nga stepat ruse, kaluan Danubin dhe filluan t’u rrëmbenin tokat ca nga ca, derisa në fillim të shek. XX, në bashkëpunim me grekët dhe me përkrahjen e shovinizmit evropian, ua katandisën territoret e Ilirisë sa një “vathë delesh”. Pra, ilirët, në trojet e tyre etnike, nuk qenë të zot të vetorganizoheshin, të bashkoheshin dhe të krijonin shtet, të krijonin perandorinë ilire. Aftësinë e vetorganizmit e kishin serbët, të cilët krijuan jo vetëm shtet, por edhe perandorinë e Stefan Dushanit. Serbët dhe grekët, duke i soditur iliroshqiptarët, si një popull të përçarë, të paaftë për t’u vetorganizuar, për t’u bashkuar, për të krijuar shtet dhe për të mbrojtur trojet e veta, nuk kanë ushqyer dhe vazhdojnë të mos ushqejnë kurrë respekt ndaj tyre. Në këto kushte, ata, jo më kot, në marrëveshje me njëri-tjetrin, po në të njëjtin vit (1844), hartuan platformat kombëtare - grekët - megalidenë, serbët - naçertanien - për pushtimin tërësor të trojeve shqiptare. Po shqiptarët, pas vitit 1912 e deri tani, pse nuk e hartuan kurrë Platformën Kombëtare për ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Preveza e deri në Tivar? Pse shqiptarët nuk shkojnë të valëvitin flamurin e tyre kombëtar në trojet tona amtare të Çamërisë, në Janinë, në Artë dhe në Prevezë, kurse shovinizmin grekokaragjoz, siç thotë në pamfletin e vet intelektuali i nderuar Idajet Jahaj, e lejojnë të ngrejë flamujt e vet në Himarë? Sepse përçarja e tyre të bën të dyshosh se kanë një mallkim hyjnor. Se nuk e duan njëri-tjetrin. Se politikanët i kanë në shërbim të të huajve. Kjo është edhe arsyeja që Dushan Mugosha me Miladin Popoviçin, gjetën kushte të shkëlqyera më 08 nëntor 1941 për një riaktivizim sa më tragjik të përçarjes mbarëshqiptare, si tëperiudhës iliriane, gjetën një terren boll të pasur me mercenarë dhe me tradhtarë të regjur, për t’i vënë në shërbimin e vet dhe për të sjellë si pasojë luftën civile dhe luftën e klasave, e cila i ktheu shqiptarët në “trima të tërbuar” kundër njëri-tjetrit.Ndërsa shovinizmi grekokaragjoz dhe kisha shoviniste greke, përmes shpërthimit të kufijve dhe dyndjes sëqindra mijë emigrantëve drejt Greqisë, krijuan truallin ideal për dërgimin e guvernatorit Janullatos në Tiranë, me qëllim realizimin e platformës megalideiste të vitit 1844. Prandaj shqiptarët, arsyet e fatkeqësive të rënda që i kanë pllakosur, sidomos gjatë periudhës së fundit mbinjëshekullore, duhet t’i kërkojnë, para së gjithash, te vetvetja, te përçarja tragjike në radhët e tyre, te mercenarizmi dhe te tradhtia e politikanëve që kanë nxjerrë dhe vazhdojnë të nxjerrin nga radhët e veta. Më vjen keq që pamfletin e shkëlqyer të zotërisë Idajet Jahaj, zotëria Sali Bollati, brumosjen nacionaliste të të cilit e vlerësoj lart, e shoqëron në faqen e internetit me thirrjen: “Kur qeveritarët e Tiranës do kuptojnë kambanën e Janullatosit?!”. Qeveritarët e Tiranës nuk do ta kuptojnë kurrë kambanën e Janullatosit, sepse Janullatosi është guvernator faktik i Greqisë në Shqipëri, para të cilit ata kanë një çerek shekulli që kanë rënë në gjunjë, duke i puthur veladonin me kënaqësi. Në këto kushte, është e domosdoshme ringjallja e nacionalizmit tradicional të periudhës së Rilindjes Kombëtare, i cili do të bëjë të mundur që të ringjallet vetëdija kombëtare, të shmanget përçarja tragjike shumëshekullore dhe nga radhët e kombit shqiptar të dalin në krye të vendit politikanë me integritet kombëtar dhe me dinjitet të lartë kombëtar. Vetëm kur Shqipëria të ketë në krye të tillë politikanë, me moral të lartë kombëtar, shovinizmi grekokaragjoz dhe kisha shoviniste greke, do ta marrin vesh mirë se kufijtë e Shqipërisë shkojnë në Artë e në Prevezë dhe atëherë, në Shqipërinë e Jugut, siç themi ne në Labëri, do të lëpijnë vesë pasi ka dalë dielli.
Toledo, Ohajo
23 prill 2016


Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit