Diana Bunjaku/Gecaj: Shpend Ahmeti të jap dorëheqje!

Gecaj: Shpend Ahmeti të jap dorëheqje!

Bajram Gecaj zëvendës Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të jap dorëheqje.
“I dhashë vetes të drejtë të shkruaj për këtë temë shumë të ndjeshme, pasi kaluan ditët e të pamës në shtëpinë e cila humbi tragjikisht dy fëmijë dhe pasi konsideroj se kaloj aq kohë sa të mendojmë për këtë çështje esull e pa tepri emocionesh.
Humbja tragjike e jetës së dy fëmijëve, pos tjerash, është edhe rezultat i drejtpërdrejt i mos reagimit në kohë dhe mos reagimit të drejtë të institucioneve komunale të Prishtinës.
Dorëheqja e Gjelal Sveçlës është pranim i kësaj përgjegjësie, prandaj si e tillë kjo më jep të drejtë të konstatoj se ajo nuk është e mjaftueshme as moralisht, as institucionalisht.
Nuk është, sepse fajësia për mos reagim adekuat dhe në kohë është e gjerë dhe shumë përfshirëse, sepse tragjedia është shumë e madhe dhe absurde.
Si e tillë, kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të përmbyllet vetëm me kaq, pra me dorëheqjen e një personi, aq më shumë kur disa mundohen ta përmbyllin këtë tragjedi dhe ta qojnë në harresë me ambalazhe moraliste të dorëheqjes.
Prandaj, dorëheqje duhet të jap Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, jo vetëm pse tragjedia e humbjes së jetës së fëmijëve është e madhe, por pse mos reagimi i pushtetit komunal është në kohë shumë i gjatë, institucionalisht i pajustifikueshëm dhe moralisht neveritës.
Kam edhe një sugjerim. Shoqëria civile në të tilla raste, do te duhej të reagoj mbi parime të njëjta dhe për qëllime të njëjta. Nëse kanë kërkuar dorëheqjen/ shkarkimin e Ramadan Mujës, duhet po të njëjtën ta kërkojnë edhe për Shpend Ahmetin.
Edhe diçka, pas tragjedisë, përfaqësuesi i asaj lagje, Agim Azemi, raportohet t’i ketë thënë Shpend Ahmetit “...me qindra herë ju kam thirrur për këtë gropë...”, ndërsa banori tjetër i po kësaj lagjeje, Avdyl Hyseni, kishte deklaruar se “banorët e kanë denoncuar disa herë (gropën) në komunë, por nga komuna na kanë thënë që jeni të Isa Mustafës, dhe nuk kanë reaguar”. Kjo është edhe një arsye më shumë për të thënë - Ec Shpend, e bashkangjitu Sveçlës, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Bajram Gecaj.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri