2016-07-27

TV5 reportazh për Tiranën dhe ëndrrën e saj europiane


Televizioni francez TV5 në një reportazh të shkurtër për Tiranën zgjedh të tregohë ëndrrën europiane të shqiptarëve. Dhe për ta bërë këtë zgjedh ditën e Europës dhe festimet për të.

Shqipëria ëndërron Europën dhe e shpreh këtë dhe me anë të muzikës. Kështu nis një reportazh i shkurtër i televizionit francez TV5 për festimin e Ditës së Europës në kryeqytetin tonë.

Që prej dy vitesh ky vend është zyrtarisht kandidat, por bisedimet nuk kanë nisur ende, Tirana ka shumë shpresë. Kryeqyteti i Shqipërisë festoi në 9 maj Ditën e Europës, me një koncert të madh, nën iniciativën franko - europiane, ne ndoqëm nga afër këtë eveniment.

Disa janë muzikantë profesionistë, ndërsa disa të tjerë janë ende studentë në konservator. Por në mesin e tyre ka dhe amatorë, kjo orkestër performon në skenën e teatrit të operas së Tiranës për të celebruar ditën e Europës. Julien Roche – president i Fondacionit të Kulturës Europiane, prej 30 vitesh jeton në Shqipëri, fondacioni i tij i ri, Kultura Europiane, kërkon të promovojë vendin dhe të ndryshojë imazhin e tij

Julien Roche, President i Fondacionti të Kulturës Europiane: “Për shqiptarët fjala europë ka shumë kuptim, dhe për ‘ta kjo është shumë e rëndësishme. Për Francën, apo për ndonjë vend tjetër europiane kjo fjal mund të jetë dicka shumë banale. Por ky është një vend që ka qenë 40 vjet në diktaturë, nuk e dinte se c’ishte liria, dhe që tani e ka mësuar, si dhe ka një dëshirë shumë të madhe t’i bashkohet kësaj europe, për të cilën ka një imazh fantastik”

Një pëlhurë blu, që përfaqëson Europë, një tjetër e kuqe e flamurit shqiptar, dhe dy dirigjentë francezë.

Në prapaskenë janë dhe një shkrimtar e një ekonomistë të cilët thonë se nuk ka sepse Shqipëria të mos ëndërrojë të qënit pjesë e Europës.

Pothuaje 200 veta janë në skenë për të performua himnin europian. Nën tingujt e Bethoveen, kjo rrugë drejt Europës e këtij vendi merr një ritëm të ri.

Të qënurit pjesë e Bashkimit Europian është një sinjal shumë i fortë për këtë vend që ka qenë në diktaturë, gjurmët e së cilës kanë mbetur në memorien e këtoij vendi dhe njerëzve të tij.
Dhe së fundmi një ftesë për të dëgjuar muzikë live të stilit jazz në një nga klubet ekryeqytetit.

No comments:

Post a Comment

Ushtria ,policia shqiptare,FSK dhe Policia e Kosovës në gjendje gadishmerie pas termetit të sotëm në Shqipëri

Nga Flori Bruqi          Një tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rih...