DY motrat atdhetare




Kur dhe sot shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, pёsoi fatin e shkollёs sё Boboshticёs e cila u mbyll pёr “rikonstruksion”dhe mbeti e mbyllur. Kёshtu, qё nga shtatori i vitit 1010 u mbyll edhe shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” pёr arsye se: “kishte nivel tё lartё lagёshtie”,e mbyllёn pёr t’i bёrёedhe kesaj “rikonstruksion”.(Fatkeqёsi, nxёnёsve uhapёn rrugёn pёr nё shkollёn greke. shёn. im). (1).
Figura tё para tё rilindjes pёr gjuhёn shqipe, abecenё dhe shkollёn e parё shqipe janё dhe mbeten qiriazёt, qё ua lёnё brezave tё ardhshёm si: Gjerasimi, Gjergji, Sevastia (1871-1949) dhe Parashqevia (1880-1970).



“Qiriazёt e kanё origjinёn nga fshati Peras i Kolonjёs, janё emigruar nё Manastir... Shtёpia e tyre u shndёrruar nё njё vatёr tё rёndёsishme kombёtare, qё priste dhe pёrcillte personalitetet e shquara tё rilindjes si Kostandin Kristoforidhin, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Orhan Pojanin, Nuçi Naçin etj. Nё kёtё shtёpi u bёnё, 1908, mbledhjet e komisionit tё Alfabetit”.
Sevastia e edukuar me zjarrin e idealeve atdhetare dhe e etur pёr dituri, mbasi mbaroi shkollёn e Misionit Amerikan, duke kapёrcier pengesa tё vёshtira tё patregueshme, ajo u regjistrua nё Kolegjin e Kostandinopojёs, e para vajzё shqiptare, nё atё kohё, qё po merrte arsim tё lartё. (2).
Edwin Jacques shkruan pёr ndjeshmёrin e atdhetaresSevasti Qiriazi, gjatё studimeve tё larta qё merrte nё kryeqytetin turk, mёsoi se andartёt e kishёs greke kishin spiunuar dhe dorёzuar autoriteteve turke atdhetarin e madh Koto Hoxhin, tё ciline kishin varrosur sё gjalli nё Xhedikulin famёkeq tё Kostandinopojёs. I çale dhe i sakatosur nga vuajtjet çnjerёzore. Vdiq 1895.
Sevastia i mbushi mёndjen rojes sё burgut, njё shqiptari nga Kosova, qё ta lejonte tё hynte e veshur si djalё, pёr tё vizituar Koto Hoxhin nё biruce.Ajo pёrshkoi labirintet e nёndheshme me koridore e tunele tё errёt dhe pastaj dera e vogёl, qё e futi te biruca e tij.
“Njё vrimё e qelbur,Njё rreze drite qё vinte nga njё e çarё nga lartё mё ndihmoi qё tё shquaja njё figurё tё mjeruar. Nuk munda tё dalloja dot nёse ishte njeri. Ai qёndronte i shtrirё mes njё kapice me lecka mbi njё rrasё guri, qё shёrbente si shtrat. Ishte Koto! Tё gjitha aftёsitё e tij mendore ishin tё fikura. Pyeta veten: Ёshtё e mundur qё nё atё trup tё mjerё e tё frikshёm tё jetoje shpirti i Kotos udhёheqёsit tё madh shqiptar?” “Tungjatjeta Koto” guxova mё nё fund tё mёrmёris. Me njё zё tё hollё, qё mezi dёgjohej, ai pyeti: Kush po mё flet kёshtu? Duhet tё jetё ndonjё zё qiellor, i dёrguar nga Perёndia pёr t’i folur njё fjalё tё butё zёmrёs sime tё plagosur “. Pamja e tij ishte aq e mjeruar, sa qё ndieva lotё tё nxehtё qё mё rridhnin nёpёr faqe. Flokёt i kishte tё gjatё, mjekra i vinte deri nё brez, kurse rrobat ishin bёrё zhele-zhele.
I fola mes gashёrimeve: “Kam ardhur, o atё i dashur qё tё tё sjell njё fjalё kurajoje dhe tё tё rrёfej se, ndonse tё kanё hedhur nё kёtё birucё qё tё heqёsh tё zitё e ullirit, fara qё t’i mbolle ka lёshuar fryte tё mbara. Shpirti yt jeton nё zёmrёn e popullit tёnd”. Figura e leckosur u pёrgjigj: “Po, Ata mё kanё lidhur trupin me zinxhirё,por shpirti im ёshtё i lirё. Ai ёshtё i lirё dhe nuk ka torturё qё tё mё ndalojё sё thirruri: Jo! Nuk vdes Shqipёria! Se shpejt ajo do tё jetё e bashkuar, e pavarur dhe e lumtur”. (Mё tej kjo ёshtё njё temё mё vete). (3). Sevastia mbasi kreu Kolegjin, diplloma e saj u regjistrua nё Bironё e Edukimit nё Kostandinopojё, gjё qё i mundёsoi asaj tё merrte “iraden”, d.m.th. lejen pёr tё hapur njё shkollё shqiptare pёr vajzat. Pёr kёtё qёllim, bashkё me Gjerasimin shkuan nё Korçe, ku kishte vetёm shkolla nё gjuhёn greke pёr fёmijёt e krishterё dhe shkolla nё gjuhёn turke e arabe pёr fёmijёt myslimanё. Mё 23 tetor 1891, mbas njё lufte tё vendosur dhe pёrpjekjeve tё pareshtura kundёr patriakanёs sё Stambollit dhe autoriteteve osmane, ata hapёn Shkollёn Shqipe tё Vashave, tё cilёn Sevastia e drejtoi qё nga dita e themelimit. Aty dhanё mёsim mёsues shqiptarё Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni Luarasi, Helidhona Falli, etj. E mirёpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u rrit shpejt dhe u shndёrrua nё njёçerdhe tё edukimit patriotik tё vashave. Kur, nё janar tё vitit 1894, vdiq Gjerasimi, pёr tё vazhduar punёn e tij nё shkollё erdhi nga Manastiri vёllai tjetёr, Gjergji . Nё vitin 1904, mbas mbarimit tё Kolegjit tё Kostandinopojes, erdhi edhe motra mё e vogёl, Parashqevia, gjё qё i krijoi mundesinёe Sevastisё tё shkonte nё Amerikё pёr tё plotёsuar studimet e saj pёr njё vit. Mbasi vizitoi Bostonin, Sevastia shkoi nёÇikago, ku ndoqi leksionet nё Fakultetin e Pedagogjisё nё University of Çikago. Njёkohёsisht, ajo mbajti konferenca pёr t’ua bёrё tё njohur Shqipёrinё miqve amerikane. Nё vitin 1905, u kthie nё Europe. Gjatё udhёtimit, ajo u ndalua nё Londёr, Paris, Vjenё dhe nё Bukuresht, ku u njoh me veprimtarinё energjike tёçёshtjes kombёtare, Kristo Dakon, qё nё atё kohё ishte sekretar i pёrgjithshshёm i Shoqёrisё Patriotike “Drita” dhe njё nga udhёheqёsit kyesorёtё studentёve shqiptarё tё Universitetit tё Bukurashtit. Meqё ai ishte specializuar nё matematikё, Sevastia iu lut tё pёrgatiste tekste mёsimore pёr arithmetikёn, gjeometrine dhe algjebrёn pёr shkollёn e vashave, ai e bёrime dёshirё. Nё vitin 1910, duke e ndjerё veten tё denjё pёr njёri-tjetrёn dhe pёr t’i shёrbyer sё bashku atdheut, Sevastia u martua me Kristo Dakon. (4).
Veprimtaria e motrave Qiriazi, zёnё vendin e nderit, se tёrё jetёn e tyre ia kushtuan vetёm atdheut. Pjesmarrja e tyre aktive nё jetёn arsimore e politike, e sidomos nё fushёn e dipllomacisё.
Mbas luftrave Ballkanike,e kёrcёnuar herё pas here pёr konfiskimin e librave, djegёjen e shkollёs dhe internimin nga qeveria turke, dhe e ndjekur nga veprimtaria kriminale e Patrikanёs, Sevastia u tёrhoq pёrkohёsisht nё Manastir. Ajo e rihapi shkollёn nё dy vitet e para tё Pavarёsisё, 1912-1914; po pёr arsye tёpёrndjekjeve tё andartёve grekё, Qirjazёt u larguan nё Rumani dhe nё fillimin e Luftёs sё Parё Botёrore, erdhёn nё Amerikё, nё Natick, Massaçusetts. Tё dy motrat filluan menjёhere nga puna pёr t’i mёsuar shqiptarёve tёrritur gjuhёn amtare. Shkolla nё Natick, e para shkollё nё gjuhёn tonё nё Amerikё, qe hapur qё nё vitin 1908 nga Kristo Dako. Ndёrkaq, ndёrsa Parashqevia boton revistёn dy javore “The Morning Star” (“Ylli i mёngjezit”), Çifti Dako-Qiriazi themelojnё Partinё Kombёtare Shqiptare, me qendёr nёWorchester, kryetare e sё cilёs qe Sevastia. Qёllimi i kёsaj partie politike qe mbrojtja e tё drejtave tё Shqipёrisё nё forumet ndёrkombёtare. Kёsajpropagande, ndёr tё tjera, i shёrbeu edhe “Memorandumi mbi tё drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarёve”, qёshkroi Sevastia dhe ua dёrgoi Fuqive tё Mёdha, me 12 tetor, nё prag tё Konferencёs sё Paqes tё Parizit. (5)
Mё 16 janar 1909 Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, mbёshtetur nga zonja tё njohura Korçare themelojnё shoqёrinё“Ylli i Mёngjezit”, e para e kёtij lloi nё Shqipёri. Nёnjё kohё kur vendosej perçe, ato nxisin emancipimin e femrёs dhe pёrfshirjen e saj nё levizjen patriotike. Ato ishin bashkshorte tё burrave si Mihal Grameno, Elpiniqi Grameno,Themistokli Germenji, Evdhoksi Germenji, Kristo Luarasi,Polikseni Luarasi, dhe mёsueset e shkollёs sё vashave Efigjeni Janaqi, Fanka Efthimi, Marionika dhe Elena Trajani etj. Kur kёto mёsuese dilnin nga shkolla Mitropoliti grek porosite rrugaçet qё t’i shanin “Masonka, Protestane, Papiste” etj. (6).
Nga AQSH. Ajo qё mbeti nё formё konkrete dhe e dobishme prej dorёs s’ime, punё e frymёzuar prej Kongresit tё parё tё Manastirit, ёshtё botimi i abetares s’ime tё hartuar sipas rregullave qё vendosi Kongresi. “Bashkimi Kombёtar” mё 5 nёntor 1909 shkruante: “Kjo libёr e vogёl me 32 faqe dhe me 18 fytyraёshtё radhitur bukur me abecenё qё vendosi Kongresi i Manastirit. Pas kёsaj kisha greke dhe funksionaret turq, tensjonuan urrejtjen e mё tejshme kundra shkollёs dhe gjuhёs shqipe. (7).
Prof. Dr. Sabile Keçmezi thotё: “Parashqevi Qiriazi, grua shqiptare, e rritur e edukuar nё frymёn e rilindasve. E dipllomuar nё dy Universitete: nё atё tё Stambollit dhe, nё atё tё Oberlinit, nё (SHBA). Ishte njohёse e shtatё gjuhёve. Kryetare e shoqёrisё sё grave “Ylli i mёngjezit”, po ashtu edhe pёrfaqёsuese e “Partise Politike Kombёtare” nё Konferencёn e Paqes nё Paris. Nё moshёn 38 vjeç e vetme dipllomate grua, midis shumё dipllomatёve tё tjerё burra pёr tё mbrojtur tё drejtat e kombit shqiptar dhe, shkёlqeu me aktivitetin, me sjelljet e saja dipllomatike, nё mes burrave tё shumtё.Bile, nё njё rast nga Parisi shkruante “Korispodenti” duke dhёnё kёtё vlerёsim pёr tё:“Le tё mburremi, jo vetёm ne burrat, por edhё gjithё zonjat shqiptare se zonjushja Parashqevi Qiriazi,Zhan D’Arka e Shqipёrisё na nderoi tё gjithёve, As njё komb i madh ose i vogёl nuk ka sot nё Paris njё delegat zonjё, po Shqiperia ka kёtё zonjushe, e cila me diturinё dhe mёnçurinё e saj dita me dite po fiton simpathinё e tё huajve pёr fitim tё Shqipёrisё”.
“Partia Politike Kombёtare” e themeluar nga Sevasti dhe Kristo Dako nё vitin 1917 nёWorchester (SHBA),nё gjirin e mёrgimtarёve ekonomik shqiptarё, qё vazhdoi deri nё mesin e vitit 1920 . Kjo PPK kishte zgjedhur Ismail Qemalin delegat pёr nёKonferencёn e Paqes nё Paris, i cili u pre nё besё nga qeveria italiane nё Peruxha tё Italisё, ndёrron jetёpo aty mё 26 janar 1919, dhe nё vendin e tij caktohet Parashqevi Qiriazi, e shoqёruar nga Mihal Grameno dhe Nuredin Vlora. Pёr llogari tё PPK kishte ardhur nё Paris dhe Nikoll Ivanaj. Kёta tё gjithё u bashkuan me pёrfaqёsuesit e kolonive tё tjera shqiptare: tё Turqisё, tё Rumanisё, dhe tё Federatёs “Vatra” nё (SHBA). Pёr njё kohё, u formuan njё front tё pёrbashkёt, duke iu kundёrvёnё qёndrimit kapitullues tё delegacionit tё qeverisё sё pёrkohshme tё Durrёsit.
Parashqevi Qiriazi, me tё mbёrritur nё Paris, nё takimet me gazetar dipllomatё e politikanё tё huaj, ajo parashtroi kёrkesat e Partisё Politike qё pёrfaqёsonte. Ajo iu kundёrvu pretendimeve tё vendeve fqinjёpёr coptimin e mёtejshёm tё Shqipёrisё dhe u shpreh kundёr synimeve italiane pёr protektorat tё saj.
Parashqevi Qiriazi, ishte njё grua qё e donte Shqipёrinё, ashtu nё kufijtё e saj tё natyrshme por kur shihte pёrçarjet e delegacioneve shqiptare, trishtohej sё tepёrmi dhe ёshtё e njohur letra qё i shkruante motrёs Sevasti: “Neve, njё grusht njerёz jemi, po katёr soje shkrimesh dёrgojmё: njё qeveria,njё Mehmet Konica me Dr. Mihal Turtullin, njё delegacioni i kolonive, dhe njё Esat Pashё Toptani. Ndёrsa: “Grekёt kanё njё pёrfaqёsues tё vetёm, ashtu edhe sёrbёt, po ne, tё mjerёt ne.
Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi u kthyenё atdhe mё 1921, dhe mё tej ajo ndoqi me interes dhe mbeshteti zhvillimet politike nё Shqiperi, pa pushuar sё shkruari pёr çёshtjen kombёtare. Ndёrkohё ubё njё nga themelueset e drejtueset kryesoretё Institutit Femёror “Kyras” nё Tiranё e Kamёz (1922-1933), duke e shndёrruar institucionin nё njё nga shkollat e mesme mё serioze nё Shqipёri. (8).
Instituti “Qiriazi”, fillimisht i hapur nё Korçё, dhe mё vonёme konsolidimin shtetёrore edhe nёTiranё, s’do tё vonohej dhe do t’iu “merrej” padrejtёsisht, duke u shndёrruarnё institutin “Nёna Mbretёreshё”, por kjo ishte njё asgjё, nё krahasim me kalvarin qё do ta pёrjetojnё me ardhjen nё pushtet tё komunizmit. Ato pёrfundimisht do t’i mbulojё pluhuri i harresёs, dhe do tё rilindin pikerisht nё 100 vjetorin e Kongresit tё Manastirit! Pёr 18 vjet rresht, sa vepron Shoqata pёr Emancipimin e Gruas “Motrat Qiriazi”, me seli nё Prishtinё dhe degёt e saj nё shumё pjesё tё Kosovёs, por, pёr koincidencё, edhe nёNew York tё Amerikёs. Rikthejnё dinjitetin e figurave te ndritshme tё kёtyre dy motrave.(9)
Nuk mund tё pёrshkruhenperipecitё dhe dhimbjet fizike e shpirtёrore, qё kaloi Sevastia dhe familja e saj nё ditёt e fundit tё jetёs sё saj. Ajo vdiq nё vitin 1949, mbasi e kishin nxjerrё nga shtёpia dhe pati pёrjetuar dhunimin e kufomёs sё tё shoqit, patriotit tё madh Kristo Dako, burgosjen e djemve tё saj, Aleksandrit dhe kirurgut tё njohur, Gjergjit, i cili, duke mos mundur tё durojё torturrat e hetusisё, vari veten nё qelinё e burgut. Ajo vdiq, nё vitin 1949, e ngushtuar nё shpirt qё nuk ia dhanё kufomёn e tij ta varroste me duart e veta dhe zёmёrplasur, duke parё gremisjen e atdheut tё saj te dashur, pёr tё cilёn pati punuar gjithё jetёn. Arkivolin e saj, tё vendosur mbi njё karrocё, e pёrcillnin vetёm njerёzit e familjes: dy nuset e djemve, e mbesa e vogёl. Pёr oportunitet dhe hipokrizi politike tё pushtetarёve, mё vonё, asaj i dhanё titullin “Mёsuese e Popullit”.Siç duket, “U pёrmёndёn” ata mjeranё tё kuq nё pushtet qё ajo kishte qёnё gjithё jetёn dhe do tё ishte perjetёsisht mёsuese e breznive shqiptare. (10). Parashqevia. Pёr shkak tё qёndrimit tё saj antifashist, mё 15 tetor 1943 u internua nga Gestapua nё kampin (Banjicё). I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit tё luftёs u kthye nё atdhe. Mё 17 dhjetor1970, ndёrron jetё nё Tiranё. (11).
Dy motrat janёёngjёjtё shkronjave shqipe, janё shёnjtёreshat e arsimit dhe tё emancipimit shqiptar, janё emblema e formimit dhe zhvillimit tё shtetёsisё shqiptare. Po ku qёndron sot qeveria me Presidentin dhe Kryeministrin? Kёtё e tregon mbyllja e shkollёs120 vjeçare “Sevasti Qiriazi” nё Korçё, dhe kthimi i shtёpis e kulturёs “Naim Frasheri” nёkishё greke nёPёrmet. Kur heq dy emra tё rilindjes kombёtare, kёsaj i thonё deshqiptarizim, i thonёtradhёti.

Referenca:
1.Publikuar me 17-9-2010, “Skandali, drejtori i shkollёs “Sevasti Qiriazi” mbylli nxёnёsit nё magazinё.”
2. Anton Qafa, Sevasti Qiriazi; “sfida me Stambollin pёr shkollёn e vashave”
3. Edwin Jacques, “Shqiptarёt” , bot. 1945, f. 325.
4. Anton Qafa, po aty.
5. “ “ “
6. A. Q. SH., dosja 1, fondi 47 “Kongresi i parё i Manastirit nga Parashqevi...”
7. Po aty.
8. Prof. Dr. Sibile Keçmezi, “Parashqevia dipllomatia e vetme...”
9. Tёrhequr mё 5 nёntor 2010, “Parashqevi Qiriazi e vetme grua e Kongresit...”
10. Materiali ёshtё marrё nga Portali Dervina.com, “Dhuna e diktatures ...”
11. Po aty, nga Prof. Dr. S. Keçmezi.

Rasim Bebo Addison Çikago shkurt 2012.




Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri