Magneti largon depresionin



Stimulimi i qelizave të trurit me ndihmë të impulseve të shpejta magnetike nuk është veprim i rrezikshëm dhe do të mund të ishte një ndihmesë e madhe në luftën kundër depresionit, është përfundimi i një hulumtimi të ri i cili është publikuar në SHBA.

Studimi i ri do të mund të ishte me interes për 20 deri në 40 për qind të pacientëve, me të cilët nuk janë të arritur rezultate të kënaqshme në shërimin me anë të kombinimit të anti-depresivëve dhe psikoterapisë, apo tek ata që refuzojnë të marrin ilaçe për të shëruar këtë sëmundje.

"Ky hulumtim është dëshmi e re e efektshmërisë të stimulimit magnetik në shërimin e depresionit", vlerëson redaktori përgjegjës i revistës së njohur, Biological Psychiatry, John Krystal, i cili ka publikuar artikullin për këtë studim.

Teknika e stimulimit magnetik përtej kafkës ka të bëjë me stimulimin e mbështjellësit të trurit me një bobinë magnetike, e cila vendoset në skalpin e pacientit dhe krijon fushë magnetike.

Edhe në studimet e mëhershme është dëshmuar që magnetet mund të forcojnë aftësitë mendore.

Hulumtimi është kryer për nëntë javë rresht me 325 pacientë në Kanada, Australi dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri