Projekti për luftimin e kancerit




Miliarderi Sean Parker po mbështet një projekt 250 milionë dollarësh që do të mbledhë bashkë shkencëtarët më të mirë në botë për të bashkuar forcat në kërkimet e tyre mbi kancerin. Kërkimet do të përqendrohen në imunoterapinë, një fushë e re e kërkimit që kërkon të mobilizojë sistemin mbrojtës të trupit për të luftuar qelizat kancerogjene. Shumë ekspertë mendojnë se kjo mënyrë trajtimi është e ardhmja e luftës ndaj kancerit. Shkencëtarët do të punojnë në 40 laboratorë të 6 institucioneve: Universitetit të Stanfordit, Kalifornisë, San Fransiskos, Pensilvanisë Anderson Cancer Center dhe Memorial Sloan Kettering Cancer Center. “Imunoterapia e kancerit është një fushë shumë komplekse dhe për çdo përgjigje, duket se shtrohen edhe 10 pyetje të tjera. Dua që këto pyetje të marrin përgjigje”, tha Parker.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri