GJOVALIN SHKURTAJ : Si të shkruajmë shqip, Baza të shkrimit akademik


 ANTON GOJÇAJ (1966)

Anton Gojçaj ka lindur në Vuksanlekaj, Tuz. Këtu ka mbaruar shkollën fillore, kurse të mesmen në Zarë, Kroaci. Studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe i ka mbaruar në Prishtinë ku edhe ka magjistruar. Ka punuar në gazetën Koha javore. Tani është këshilltar pedagogjik për gjuhë shqipe.

Anton Gojçaj është një prej krijuesve më të frytshëm në Mal të Zi. Shkruan poezi, proza merret edhe me kritikë letrare. Ka botuar Qengji i harruam në mal, Herojt nacional në letërsi dhe Passio, roman, Proza letrare e Anton Harapit dhe Shija e librit (interpretim). Vepra prozaike e tij – Ndërmjet kapakëve, është një përmbledhje e prozave të tija që e cilëson një ndër prozatorët me aftësi të madhe vrojtuese. Ky posedon një invencion të fantazisë dhe të gjetjeve cilësore të rrëfimeve. Antoni, me një stil të butë, arrin që të na njoh me misteret e artit letrar të kulturës së lashtë nacionale dhe me veprën e madhe të letërsisë botërore që është Bibla. Anton Gojçaj disponon me një vizion të spikatjes së aftësive permanente hulumtuese si në planin e ideve si dhe të tematikës së krijimeve.

Shkrimtari Anton Gojçaj, posedon origjinalitet krijues, i cili dukshëm e dallon nga krijuesit tjerë. Kjo veti e tija na dëshmon që sa më i fuqishëm të jetë individualiteti krijues, aq më shpejt arrin krijuesi te shkalla më e lartë e pasqyrimit të realitetit në vepër.

*****
Shkruan poezi, prozë dhe recensione mbi vepra të ndryshme letrare… Jeton në qytezën Tuz (afër Podgoricës, Mali i Zi). Në periudhën 2002-2008 ka punuar në redaksinë e gazetës “Koha javore” në Podgoricë, kurse nga data 1 tetor 2008 ka kaluar me punë në Entin për shkollim, si mbikëqyrës për lëndën mësimore: Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Për krijimtarinë e tij në poezi, prozë dhe në fushën e kritikës dhe studimeve letrare kanë shkruar: Anton Berishaj, Ndue Ukaj, Ragip Sylaj, Arben Atashi, Alfred Çapaliku, Basri Çapriqi, Fran Camaj, Dimitrov Popoviq,Flori Bruqi  etj.

Deri tani ka botuar këto vepra: POEZI, botoi ILLYRICUM, Tuz 2001 Qengj i harruar natën në mal, tregime, botoi SHPRESA, Prishtinë 2003 Tema e heroit nacional në letërsi, studim, botoi AIKD, Prishtinë 2004 PASSIO, roman, botoi BUZUKU, Prishtinë 2004 Fakticiteti në letërsi, Proza letrare e Anton Harapit, studim, botoi BUZUKU, Prishtinë 2007 Shija e librit, recensione – studime – ese, botoi AIKD, Prishtinë 2009 etj.(Floripress).



******

UDHËZIME PËR HARTIMIN E PUNIMIT SHKENCOR- DHE DIÇKA MË SHUMË (GJOVALIN SHKURTAJ, Si të shkruajmë shqip, Baza të shkrimit akademik, Botimet Morava, Tiranë, 2013).

 Nga ANTON GOJÇAJ 

Gjovalin Shkurtaj përfaqëson një penë të stërvitur në shkrime të natyrës shkencore-teorike. Ai ka një karrierë të gjatë dhe të pasur si pedagog universitar, rrjedhimisht edhe eksperiencën e nevojshme si mentor i kandidatëve për grada shkencore, apo si anëtar i komisioneve të doktoraturës. Ai është autor i librave shkencorë në disa disiplina albanologjike: në dialektologji, sociolinguistikë, etnolinguistikë, onomastikë, kulturë të gjuhës. Ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe konferenca shkencore në Shqipëri dhe jashtë dhe ka publikuar qindra artikuj studimorë në revista të ndryshme shkencore. Përveç në Shqipëri, ka ligjëruar, si profesor i ftuar, në universitetet e Romës, Bolonjës, Palermos, Kozencës, Selanikut etj. Libri “Si të shkruajmë shqip, Baza të shkrimit akademik” bën pjesë në literaturën (ndihmëse, udhëzuese) për zotërimin e të shkruarit akademik mbi parime të qarta metodologjike, që vitet e fundit vjen vazhdimisht duke u pasuruar edhe te ne, qoftë përmes përkthimeve, qoftë nga vepra të autorëve shqiptarë. Teksti përçon mesazhin se hartimi i punimit shkencor, siç kërkon njohjen e mirë të problematikës që trajton, parasupozon edhe stilin e lartë të teknikës së hartimit të punimit shkencor.


Të shkruarit akademik është mjeshtri ose “zanat” i cili përveç kërkesave të përgjithshme ka edhe kërkesa specifike por – mund të mësohet. Në libër përshkruhen të gjitha etapat e shkrimit shkencor, që nga zgjedhja e temës, kërkimi dhe gjetja e dokumenteve (burimeve) dhe i literaturës dytësore, si punohen skedat dhe çfarë janë skedarët, e në mënyrë të veçantë hidhet dritë mbi vetë procesin e hartimit dhe redaktimin e punimit shkencor. Teksti mund të kuptohet si doracak i të shkruarit akademik, por edhe më shumë se kaq. Autori ofron informacion mbi mënyrën e hartimit të punimit shkencor, tezës së doktoraturës ose monografisë, që nga ideimi i projektit e deri te realizimi. Përshkruhen edhe elemente të procedures akademike, për shembull për mbrojtjen e doktoraturës, për dorëzimin e punimit të strukturuar sipas metodologjisë përkatëse, për recensionet e komisionit dhe të oponencës, që nuk është e thënë të jenë krejtësisht të njëjta me ato që jepen këtu, në të gjitha vendet dhe kohët. Në disa krerë apo kapituj autori largohet nga tema e ngushtë dhe bën disa sqarime lidhur me nevojën e njohjes dhe të respektimit të normave drejtshkrimore, që në nivele akademike, logjikisht, do të duhej të ishin “të tepërta” (të vetëkuptueshme), por që, pa dyshim, si pedagog universitar me eksperiencë, e ka parë me rrugë t’i trajtojë edhe në këtë tekst. Format e komunikimit profesional si: letra, kartëvizita, kartolina, pusulla, telegramet, kumtesa për shtyp, procesverbali, Curriculum vitae, madje edhe nekrologu etj, në shikim të parë nuk shkojnë medoemos me epitetin akademik, por është e rëndësishme që një punëtor akademik të njohë standardet formale edhe të tyre. Autori jep këshilla dhe modele të dobishme për secilin prej tyre. Janë këshilla të vockla por të rëndësishme për akademikët e ardhshëm, që do t’ua bëjnë më të lehtë kryerjen e detyrave në pajtim me etiketën që kërkojnë gradat shkencore akademike. Vlerat e librit i shton fjalësi i fjalëve të huaja, të cilat mund të zëvendësohen nga fjalë të përshtatshme shqipe, që është dhënë si aneks në fund. Shkurtaj është pastrues i vyeshëm i fjalëve të huaja të panevojshme. Këtë tekst është mirë ta lexojë çdo autor me ambicie shkencore dhe akademike. Fakti që ky është botimi i tretë i tij, flet se shumë vetë e kanë kuptuar këtë gjë.

************
Gjovalin Shkurtaj.jpg

Kush është Akad. Prof.Dr.Gjovalin Shkurtaj ?

Gjovalin Shkurtaj lindur në vitin 1943 në Shkodër, është studjues i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Shkodrës më 1962 dhe studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës më 1966. Në vitin 1966-1967 ka qenë arsimtar në rrethin e Lezhës. Nga shtatori i vitit 1967 deri në maj të vitit 1989 ka punuar si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave. Gjatë periudhës 1989-1991 ka qenë i ngarkuar si këshilltar i kulturës në Ambasadën Shqiptare në Romë si dhe Perfaqesues i Shqipërise prane Organizates Boterore te Bujqesise (FAO) dhe Organizates Boterore te Ushqimit (WFP). Qysh nga maji i vitit 1991 është emëruar pedagog në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aty drejton sektorin e gjuhësisë së sotme. Është titullar i tri lëndëve.


Veprimtari Akademike

Anëtar i Asociuar i Akademisë së Shkencave të Shqiperisë, 2011

Anëtar i “Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe”, tetor 2004

Anëtar i Grupit Hartues dhe i Redaksisë së "Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" (ADGJSH) (vepër madhore e gjuhësisë shqiptare, vëllimi I, Napoli, 2007, vëllimi II, në shtyp në Itali, bashkautor me J. Gjinarin, B. Becin, Xh. Gosturanin)

Anëtar i Grupit Shqiptar të punës për Fishat e "Atlas Linguarum Europae" (ALE) dhe Anëtar i Komitetit Kombëtar Shqiptar për ALE (Atlas Linguarum Europae)

Sekretar shkencor i përmbledhjes "Dialektologjia shqiptare" (I-VI)

Anëtar i Redaksisë së revistës "Studime Albanologjike" të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë

Anëtar i Redaksisë së revistës "Studime Filologjike" të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë

Anëtar i Redaksisë së revistës "Sfidë" të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës (1996-1999) dhe anëtar i Këshillit drejtues të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1996-2007)

Anëtar i Redaksisë së Revistës "Fryma e Filozofisë " - Graz (Austri), themeluar dhe drejtuar nga Kristë Shtufi

Anëtar i Rrethit Gjuhësor Ndërkombëtar "Amici Linguarum" me qendër në Gotteborg, Suedi

Veprimtari Shkencore dhe Botime

Ka veprimtari shumë të gjerë shkencore dhe botuese, që shkon në disa qindra tituj studimesh, kumtesash dhe artikujsh shkencorë të botuar kryesisht në:

"Studime Filologjike", ku ai ka filluar të botojë qysh nga viti 1967;

"Gjuha jonë", "Kultura Popullore" dhe në vëllimet e serisë "Dialektologjia Shqiptare" (qysh nga viti 1971 deri më 1989) , si dhe në Aktet e shumë kongreseve shkencore ndërkombëtare, si:

"Konferenca II e Studimeve Albanologjike"(Vëll. III, 1969),

"Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe" (Vëll. III, 1973),

"Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike" (Tiranë, 1977),

"Konferenca e Studimeve të Folklorit", (Tiranë, 1979).

"Seminari XVII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tiranë,1995),

"Seminari XVIII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tiranë, 1996);

"Seminari XXIII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Prishtinë,2005);

"Seminari I për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tetovë, 2007);

Aktet e Kongreseve shkencore të organizuara nga Universitetet e Palermos (1989, 1992, 1995),

Salernos (1992, 1993), Kozencës (1992,1994, 1995, 1997), Barit (1998),Termolit (2008) etj.

International Journal of the Sociology of Language, 178, General Editor JOSHUA FISHMAN; 2006

Tekste per shkollen e larte dhe monografi

"Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor,Tiranë, 1988.(298 f.)

"Sociolinguistika", Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1996 dhe ribotim me shtesa e plotësime, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1999, 2003, Botimet "Toena" (352 f.)

"Dialektologjia", (bashkë me prof. Jorgji Gjinarin), Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1997 (dhe ribotime: 2000, 2003)

"Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut" (bashkë me prof. Enver Hysa), TOENA, 1997 (ribotim Tiranë, 2001)

"Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur", Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1998.(153 f.)

“Hyrje në metodikën e punës shkencore”( autor i parë, bashkautor me: N. Kazazi, Y. Çiraku), SHBLU,Tiranë, 2004.(160 f.)

“Etnografi e të folurit të shqipes”, SHBLU, Tiranë, 2004.(277 f.)

“Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe”, Kristalina-K-H”, Tiranë, 2003.

“Kultura e gjuhës”, SHBLU, Tiranë, 2006 (305 f.)

“Ligjërimet arbëreshe”(“Gjuha e bukës” dhe “gjuha e zemrës”,Shqyrtime dialektologjike dhe sociolinguistike në ngulimet arbëreshe të Italisë), Tiranë, 2006.(292 f.)

“Kundrime gjuhësore” (Sociolinguistikë, Etnografi e të folurit, Kulturë gjuhe), “Pegi”, Tiranë, 2007.(229f.)

“Anketimi dhe ekspeditat gjuhësore” (Udhëzues metodik dhe pyetësor), bashkë me prof. dr. Ali Jasharin, Korçë,2007

“Si të shkruajmë shqip”, Toena, 2008

Studime Dialektologjike

E folmja e Kastratit, në "Studime filologjike", 1967, nr. 2 dhe 3.

E folmja e Hotit, në "D. Sh.", 1971, vëll. II.

Vëzhgime rreth të folmes së malësorëve të Bregut të Matës, në "St. fil", 1972, nr. 2.

E folmja e Kelmendit, në "D. Sh", 1975, vëll. III

E folmja e Rranxave të Mbishkodrës, në "D. Sh", 1982, vëll. IV.

E folmja e qytetit të Lezhës, pjesë të monografisë janë botuar në "St. fil", 1981 dhe 1984.

Shënime për të folmen arbëreshe të Shën-Marcanos, në "St. fil", 1979, nr. 4.

Shënime për të folmen arbëreshe të Mrçeduzës, në "Studime për nder të A. Xhuvanit", Tiranë, 1986.[1]
Sistemi foljor i të folmeve arbëreshe të krahinës së Kozencës, në "St. fil", 1975, nr. 2

T' i përdorim drejt përemrat pronorë, në "Gjuha jonë", 1981, nr. 1

Dialekti dhe norma në trajtat foljore të mbipërbëra, në "Gjuha jonë", 1984, nr. 2

Të shtojmë kujdesin për gjuhën e skenës, në "Gjuha jonë", 1984, nr. 1.

Këngë popullore të arbëreshëve të Italisë, në "St. fil", 1979, nr. 2.

Emrat e kafshëve sipas ngjyrës, në "St. fil", 1971, f. 95-100.

Rreth ndryshimeve në gjuhën e fshatit të sotëm të Veriut, në "St. fil",1969, nr. 4.

Një vështrim mbi përdorimin e pasthirrmave dhe të pjesëzave thirrëse në të folmet e Malësisë së Madhe, në "St. fil", 1975, nr. 2

Zbunimi si shkak i lindjes së trajtave të dyta të emrave vetiakë, në "St. fil", 1977, nr. 2.

Arritje të studiuesve arbëreshë në fushën e shqipes, në "Gjuha jonë", 1981, nr. 1.

L'influenza dell' italiano sulle parlate albanesi d' Italia, in "I dialetti Italo-albanesi, a cura di F. Altimari e L. Savoia, Bulzoni Editore, 1984. pp.219.

Disa vërejtje rreth gjuhës së Naim Frashërit, në "St. fil",1973, nr. 3.

Arbërishtja e Italisë si gjuhë shkrimi, në "Gjuha jonë", 1986, nr. 2.

Dy dorëshkrime të Andrea Darës, në "St. fil", 1988, nr. 1.

F. A. Santori, Satirat (transliteruar dhe pajisur me shënime nga Karmell Kandreva e Gj. Shkurtaj), në "St. fil", 1982, nr. 2.

Nga gjeografia gjuhësore tek dialektologjia urbane, në "Studime Albanologjike", !996, nr. 1, f. 91-101.

Libra per gjuhen shqipe ne shkollat e mesme

“Gjuha shqipe, 1, SHBLSH, 2003 (bashkautor me E. Hysa, Xh. Lloshi, I. Metani, M. Gjokutaj).

“Letërsia dhe Gjuha shqipe, 1, SHBLSH, 2004 (bashkautor me E. Hysa, I. Metani,T. Çobani,Dh. Shehri,K.Gjika).

Libra shkencore per publikun e gjere

"Shpirti i Arbërit rron", Shënime dhe të dhëna për arbëreshët e Italisë, Shtëpia botuese "8Nëntori", Tiranë, 1984.

"Shpirti i Arbërit rron", vëllim me vjersha nga K. Kandreva, (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese "N. Frashëri", Tiranë, 1975.

"Lule shkëmbi" vëllim me vjersha nga Ll. Perrone, (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese "N. Frashëri", Tiranë, 1984.

"Për ty arbëresh", vëllim me vjersha nga A. Giordano (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese "Afërdita", Tiranë, 1996.

"Satira" nga F. A. Santori (Përgatitur nga Karmell Kandreva e Gjovalin Shkurtaj), "Dituria", Tiranë, 1998.

“Kadareja dhe fjala shqipe” (bashkë me Tefik Çaushin), Tiranë, 2004.

Mirënjohje

Doktor i shkencave filologjike - 1982

Profesor - 1995

Burimi i te dhenave


[1] Gabim referencash: Invalid tag; name "GC" defined multiple times with different content

http://www.akad.edu.al/index.php?option=com_content&view=article&id=52&Itemid=89


http://www.barnesandnoble.com/w/e-folmja-e-kastratit-gjovalin-shkurtaj/1116789115?

ean=2940148473817/ Barnes & Noble: E folmja e Kastratit

http://www.barnesandnoble.com/w/shpirti-i-arbrit-rron-gjovalin-shkurtaj/1116782557?ean=2940148422679/ Barnes & Noble: Shpirti i Arbrit Rron


http://www.barnesandnoble.com/w/si-te-shkruajme-shqip-baza-te-shkrimit-akademik-gjovalin-shkurtaj/1116782191?ean=2940148637813/ Barnes & Noble: Si te shkruajme Shqip


http://shpirtiarbritrron.blogspot.com/ Blog i Prof.Gjovalin Shkurtaj


http://www.fhf.edu.al/CV/gjuha/shkurtaj.pdf Curriculum Vitae i Prof. Gjovalin Shkurtaj


http://www.unitir.edu.al/rektorati/index.php
option=com_content&view=category&layout=blog&id=36&Itemid=27&limitstart=48 Organika e Fakultetit Historise Filologjise - Departamenti i Gjuhesise


Floripress/Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit