Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Joana Qeleshi


Toka e Lalzit/ Manjani “lumë” shkarkimesh: Asnjë tolerancë!
MANJANI PARALAJMËRON ARRESTIME TË TJERA NË RADHËT E GJYQSORIT
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shkarkuar përfaqësuesin e Avokatit të Shtetit, ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Joana Qeleshi si dhe ka kërkuar shkarkimin e juristes së Bashkisë Durrës.
Para gazetarëve Manjani bëri publike rezultatet e hetimit administrativ ku rezulton: “Kemi përgjegjësi të rëndë ligjore që nis nga gjykata e Durrësit. Ajo ka gabuar shumë rëndë proceduarialisht. Kam vendosur të nis procedim disiplinor për shkarkimin e gjyqtares në KLD.  Është vendim shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit.Gjykata bëri gabim që injoroi zyrën e kthimit të kompensimit të pronave. Vendimi nuk duhej dhënë nga një gjykatës por nga trupë gjyqësore prej tre gjykatësish.
Nuk lihet pa përgjegjësi as bashkia Durrës as Avokatura e Shtetit që duhej ta kishin ankimuar.
“Nëse gjykata bëri gabim me vendimin ata nuk e ankimuan” tha Manjani
Manjani kërkon dhe shkarkimin e drejtuesit të avokaturës së shtetit në Durrës i cili ka qenë nuk ka ankimuar vendimin në gjykatë duke e bërë këtë vendim të hyjë në fuqi.
Palë në proces ishte dhe bashkia e Durrësit dhe Manjani i kërkon të marrë dhe ajo masat si bashkëpërgjegjëse për këtë
“Avokatja e shtetit të thellojë analizën në institucionin që drejton. Që nga ky moment drejtuesi i avokaturës së shtetit në Durrës është i shkarkuar. Gjithashtu dhe juristi. Asnjë lloj tolerance. I kërkoj bashkisë Durrës të analizojë dhe shkarkojë juristët që kanë lënë këtë cështje të hyjë në fuqi”

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri