MPJ në mbrojtje të gjeneral Kadri Kastratit dhe Liderit të LVV z.Albin Kurtit, kërkon maturi nga partitë maqedonase

MPJ kërkon sqarim nga Ambasadori maqedonas në Prishtinë për atë që e ka cilësuar si gjuhë tendencioze në fushatën parazgjedhore në raport me Kosovën dhe personalitete të saj.
Image result for albin kurti





“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sot ka kërkuar sqarim nga Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë për zhvillimet e dy ditëve të fundit në shtetin fqinj, ku për qëllime ditore të fushatës parazgjedhore atje po apostrofohen personalitete nga Kosova dhe emri i shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.

Në kërkimin e sqarimit për Ambasadorin nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së, Albert Prenkaj është shtruar nevoja që të ketë zyrtarisht një përgjigje nga shteti i Maqedonisë përkitazi me një gjuhë aspak demokratike që nuk i shërben ruajtjes dhe kultivimit të marrëdhënieve shumë të mira miqësore mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Image result for kadri kastrati
“MPJ kërkon nga partitë politike maqedonase, dhe politikanët në pushtet ta shmangin Kosovën dhe personalitetet e saj nga fjalori i përditshëm i fushatës parazgjedhore dhe që të ruajnë edhe më tej frymën e mirë të bashkëpunimit si dy shtete fqinje”, thuhet në njoftim.

Deri tek reagimi i MPJ-së vjen pas deklaratave nacionaliste të deputetëve të VMRO-DPMNE në Parlamentin e Maqedonisë dhe mediave maqedonase ku janë apostrofuar emrat e Gjeneralit Kadri Kastrati dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri