Ish-vjehrra e gruas që inçizoi gjyqtarin: Më nxori nga shtëpia ime dhe unë fle në garazh

Gruaja e cila ka denoncuar kryetarin e Gjykatës së Lartë ndodhej në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj. Emisioni "Shihemi në gjyq" i Eni Çobanit, ka qënë i pari që e ka publikuar këtë histori.

Image result for eni cobani

Në emision janë shfaqur znj. Merushe dhe kushëriri i saj, Imeri. Ky i fundit thotë se e ka të pamundur të kujdeset për Merushen, pasi prej 30 muajsh ajo ka ngelur në mes të katër rrugëve. Imeri pretendon se Merushja ndonëse ka një banesë të madhe, një ndërtesë me tre kate që e ka ngritur me shumë sakrifica, ajo ende jeton me të. Merushja rrëfen se ndonëse ka një pronë të madhe, ajo është e detyruar të flejë në garazh. 

Po kush ka qënë arsyeja? Ish nusja e djalit i'a ka marrë banesën me një vendim të marrë brenda ditës, të gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë. 

E moshuara rrëfen se si nusja, me pretendimin për tu zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. 

Për të kërkuar zgjidhjen e situatës, Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj, nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri