Në vazhdim të shënimit me titull "Po â...", të zotërisë Rexhep Shahu


Image result for eshref ymeri

Shrkuan Prof.Dr.Eshref Ymeri


Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës31 tetor 2016, lexova me shumë vëmendje shënimin e zotërisë Rexhep Shahu me titull "Po â...".

Diku ai shkruan për kryeministrin Rama:“…Sa bëri partall portalet, mori ca duartrokitje.


Rexhep Shahu

Por të vetëshpallet, siç e shpallën të tijët te pamposhtur, kjo është përralla e radhës për këtë vjeshtë.   Se sa “i pamposhtur” është Edi Rama, mbarës hqiptarët u bindën vetë në rastin e sherrit që plasi, sëpari, lidhur me kishë-harvallinën e Dhërmiut, kur guvernatori Janullatos s’e përfilli fare Ramën për Kryeministër të Shqipërisë, por shkoi me vrap dhe iu ankua Kryeministrit grek Tsipras.
Image result for Janullatos


Kjo ishte një fyerje e  rëndë që Janullatosi i bënte Edi Ramës, fyerje, të cilën Rama e gëlltiti në heshtje të plotë.

Së dyti, përfaqësuesi i Kryeministrit grek Tsipras,Makropoulos, që ishte i ftuar në kongresin e partisë së Vangjel Dules, iu drejtua Kryeministrit Rama që ishte i pranishën në atë kongres:

“Si ka mundësi që ju, zoti Kryeministër, i keni në koalicion qeveritar pasardhës të atyre që kanë bashkëpunuar me nazistët gjermanë gjatë luftës?”. 

Image result for Janullatos

E kishte fjalën për partinë e Shpëtim Idrizit.Ç’përgjigje i dha Kryeministri Rama?

Asnjë përgjigje. Heshti si një mumje dhe madje u largua si një pulë e lagur.

Së treti, Kryeministri Rama i ndaloi prishjet në Himarë, në kuadrin e punimeve për rregullimin e territorit.



Rama i ndërpreu prishjet në fjalë pas ndërhyrjes së ministrisë së punëve të jashme greke, e cila Himarën e konsideron zonë “minoriteti”.

Ja, pra, ky është “i pamposhturi” Kryeministri Rama,i cili rri sus para grekëve, sillet me ta lepe-peqe, ndërkohë që shpërfill tërësisht Kosovën, duke nënshkruar me Beogradin marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Beograd-Milot.

31.10.2016

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri