2016-11-14

Poezi ndërkombëtare shqip (Roxana Nastase ,Adam Levon Brown, Carl Scharwath,Scott Thomas Outlar,Michael Lee Johnson ,Ken Allan Dronsfield)

(Poezitë janë përkthyer nga Anglishtja në Shqip nga shkrimtarja Irsa Ruçi)


© Roxana Nastase

Martesa

Ne jemi së bashku dhe të ndarë, dhe kjo është martesa.
Ne përjetojmë momentet e dashurisë dhe momentet e urrejtjes,
Lumturitë dhe trishtimet.
Të qeshurat tona dhe lotët që mbledhim së bashku
Dhe kjo lidhje është martesa.
Ne ndërtojmë, ushqejmë ose shtypim ëndrrat
Sipas tekave të çastit,
Por ne plakemi bashku, pandryshueshmërish të afërt,
Padashur gdhendim një njësi për përjetësi,
Duke harruar se megjithëkëtë, ajo mbetet gjithnjë martesa.





© Roxana Nastase

Malluar

Malluar për shijen e kripës
Apo flladin
Për shushurimat e valëve
Apo vikatjet e pulëbardhave

Malluar për vitet ngecur në të kaluarën
Apo ëndrrat
Për erën ndërsa puth gjethet
Apo gjëmimin e stuhive

Malluar për të rinjtë e pazëvendësueshëm
Apo rërën
Për kërkimin e horizontit
Apo shigjetat varur në pragun e një anijeje

Malluar për detin dhe rininë time
Malluar për atë çka ishte dhe nuk mund të jetë.




© Adam Levon Brown

Kur dashuria është një trëndafil

Shtyjini barrierat
Në fazën tjetër
Të iluminizmit

Dashuria është një fjalë
Me katër shkronja
Gjemba dhe marrëzi
Me pushim në mes

Ju mund të shijoni
Gjakun e freskët
Që rrjedh nga
gishtat

Ju mund të kapeni
Tek e fundit
Në pjesët 
E ndjenjës më të mirë
Që ndoshta
kurrë nuk do e përjetoni




© Adam Levon Brown

Zgjohuni

Armatimet laser
Të gjuhës sime gjarpërore
Dhëmbëzuar e keqdashëse

Gdhendur një copë
Në mendje të
Painformuara

Një pjesë e vogël e psikikës
e cila është në çrregullime të vazhdueshme dhe
kapur mes frikës dhe veprimit

Një përdredhje, kobra kokë ngjyrë safiri
me helm posi fjalët,
gati për të sulmuar pa paralajmërim

Godasin përtej njohjes
emocionale, pishina acidi nga
plagët e mia; dhe digjet në një zgavër
nëpërmjet gënjeshtrave që ju paraqisni
si të vërteta

Përmes kësaj zgavre, unë hyj në botën tuaj
Në heshtje gjatë gjumit tuaj të ndërgjegjshëm

Unë gjykoj, unë ju testoj vlerën,
Mua më pëlqen shoqëria juaj

Unë shkas afër
Veshëve tuaj të manipuluar
dhe pëshpërit vetëm një fjalë:

ZGJOHUNI







Bie borë

Sot, gjithçka është flokë bore
Janë kafshatat: vocërrake,
Abstrakte,
Të një mbulese të pafundme.

Por mbrëmë
mashtroi vërtet. Dëborë në një duarbosh-si
brohoritje, një kamuflazh i marruar skizofrenik
I pëlqimit: puthje të ftohta dhe fshirje delikate
E pluhurit të dhembshurisë, duke rënë dendur
Me përkujdesjen e farës që të rrëmben e të prek
posi një këngë. Jeta u zgjua, thekuar në theksim
rritur gjer në kulm të afirmimit dhe
ftohtësi, brenda shpirtrave të tyre.

Dëbora e mëngjesit nga një qiell dembel
Zëvendësim artificial,
Duke rënë ngadalë,
Në qëndresën e humbjes.





Bosht

Pasioni do të arratiset
  Ndërsa e kaluara,
    Regëtimë e uritur
      Është zbardhur padukshëm.

Ti e ngule vështrimin në
  Dritën e vërtetë
    Duke u larguar me vendosmëri
      Nga kjo botë.

Duke e ditur se ç ‘ndjesi është
  Të jesh i thyer
    E të kesh një vrimë të zezë
      Në afatin e kohës tënde. 


© Scott Thomas Outlar

Aureolë e shenjtë

Dashuria jote është si trëndafili më i vyer,
që rritet i shëndetshëm dhe i fortë në tokën pjellore
kultivuar me përkujdesje
nga një kopshtar me aftësi të rralla
që është bekuar me urtësinë
e trashëguar nëpër breza
rreth mënyrës si ushqehen rrënjët 
me përbërësit e duhur për të siguruar
që lulja të arrijë fazën e lulëzimit të përsosur. 

Dashuria jote është si vera më e shijshme,
moshuar në bucela të lista prej disa vitesh
para se të hapet
për të lejuar aromën e ëmbël të shpërndahet tek shqisat.
Gllënjka e parë shtillet nëpër qiellzën time
më ngacmon gjuhën me aluzionin e vaniljes dhe liliaces
duke dërguar ndjesi të lumtura në mendjen time.
Gota e parë sjell një buzëqeshje në buzët e mia
si unë shijoj kumbimin e mishit të argjiltë
prej krahinave ku rrushi është kultivuar.
Gota e dytë trullos gjakun tim
dhe dëshira e fortë për të t’ mbajtur ty shtrënguar
rritet dramatikisht me pasionin e zjarrtë.
Boca e zbrazur më lë duke qeshur,
lumturisht fluturues me shpirtrat
dehur në harlisjen Dionisiane,
duke imagjinuar trysninë e shtrirjes tënde mbi gjoksin tim
ndërsa ne vërtitemi
nën dritën e hënës dhe yjeve
me melodinë tonë të veçantë
duke krijuar tangon unike që kurrë nuk është kërcyer më parë.  

Dashuria jote është si xhevahiri më elegant,
gërmuar prej thellësisë në bërthamë të planetit
ku magma e shkrirë e zemërimit vullkanik
përputhet me nxehtësinë që djeg në zemrën time
kur sinkronizohet me bukurinë
që është lindur nga shpirti yt engjëllor.
Jo vetëm një xhevahir, por njëmijë;
një për të stolisur zinxhirin e artë
që varet rreth qafës tënde të mrekullueshme
në një vend që unë mund ta puth afër gjirit tënd;
një për t’u lëkundur nga secili prej veshëve të tu elegantë
që unë mund t’i pëshpërit butësisht gjatë mbrëmjes;
një për t’u përshtatur lehtësisht në gishtin tënd
që unë t’ mund të vendos atje zotimin e shenjtë
të t’ dua ty përjetë edhe përtej vdekjes;
një për të mbërthyer mirë
çdo hapësirë të zbukuruar prej kurorës
që mund të mbahet në majë të flokëve në kokën tënde
dhe veshur me një aureolë të shenjtë
në mënyrë që gjithë burrat dhe gratë e kësaj bote
ta dinë se ti je Hyjneshë e shenjtë, Mbretëresha e zemrës sime.



© Scott Thomas Outlar

Përkufizimi i Përsosjes

Arti nuk është një institucion...
Është një zjarr i brendshëm
lindur nga ata
sytë e të cilëve depërtojnë thellësisht
në bukurinë e djegshme së brendshmi.

Arti nuk është leksion mësuar nëpër Akademi...
është një dridhje e shenjtë
që pulson mes venave
prej atyre që e ndiejnë të vërtetën
e pastërtisë së përsosur të kësaj bote.

Arti nuk është një transaksion...
është një shprehje e ndjeshmërisë
që nuk përzgjidhet
por buron
si pasqyrim prej thelbit.

Arti nuk është një fushë e shitshme...
është një emocion i fuqishëm
shoqëruar me vizionin
e përsosmërisë së kristaltë
që hap dimensione të reja.

Arti nuk është ende gati për gravurën e varrit...
është një protestë e ndezur
kundër mishit të vdekshëm
që këndon më të ëmblën melodi
lidhur me tejkalimin e vuajtjes jetësore.


© Michael Lee Johnson

Lulja e vogël e shkretëtirës

Jashtë kësaj poeme
rritet një lule e vogël shkretëtire.
Ajo është një pikëllim i kaltër
që pret kthimin tënd.
Ti  u arratise, kështu që ty të duhet nga unë
strehimi, përkrahja, mbështjellë në ftohtësinë e gjetheve të shiut pranveror-
duke shmangur nxehtësinë e korrikut, gushtit.
Era e Jugut djeg ferrin e kujtesës brenda teje
unë të tatuazhova ty, lashë gjurmën time,
në fushat e paana shterpë furnizuar me kashtë të djegur.
Megjithatë, unë pres këtu, një besimtar besnik i pamësuar me etjen.
I rrëmbej perëndive bubullimat mbledhur në shiun ritual-lutës.
Është e vetmuar këtu kuraja, e lotët fërkojnë sytë e mi pa ngushëllim.
Megjithatë, unë e tërhoqa veten larg në pritjen e trokëllimës së fatit
të pëshpëritë ato mesazhe të vockla
shkrimtari i kësaj stuhie, krah salduari
unë shkova pavërejtur, por sytë e ndezur  të fajkoit
zotërues të shpresës, strehuar prej pëllumbave.
Unë propozova një dolli për të shuar etjen tënde
një gllenjkë Tekila, të voglës, të purpurtës, lule shkretëtire. 



© Michael Lee Johnson

Humbur në një liman të largët

Dashuria,
dikur pranë meje

tani

humbur në një
liman të largët

thërret nëpër natë
e zvarritet përsëri në mjegull.







Dérive

Shikoni atje, një fletë ari endet nëpër erë
Duke lundruar poshtë pemëve tashmë të lakuriqta
Më në fund zbret një kafkë e zbardhur në at’ bardhësi
që është hedhur aty që nga Halloween –i  fundit.
Ibriku i kafes e bën më të ëmbël ankimin
Bishtat e maceve godasin kohë-mbajtësin
Boronicat në një tas të purpurt me njolla
Dhe habia ime pse ti nuk e ke marrë postën.
Mendimet, si fletët, zhyten në mendjen tënde
koha kalon më shpejt sesa në fëmijëri
qeni yt i vogël leh në përpjekjen për të kapur disa gjethe
gjerbje kafeje, një tjetër trung molle në zjarr.
Dëshpërim’ i hareshëm përhapet nga çdo anë e sallonit
macja kërkon të luajë me borinë e makinës.
Kur ti kthehesh nga ecja 
petullat tingëllojnë të mrekullueshme, e di?
Drita mbi tavolinë dridhet nga era e vjeshtës
Unë shkruaj një varg më tepër prej poemës sonë
Duke hedhur pak bojë shkrimi, por kjo nuk tingëllon e drejtë
Mëngjesi pret, e unë endem në kuzhinë.




Ferrat dhe Drizat

Shpërndarë nëpër
driza për
t’u pastruar; dhe ferrat
rroken prej meje si
mjalti i bletëve zukatëse
Gjithçka në lidhje me shikimin.
Ëndrrat e
verës së manaferrave, ndërsa një
mendje e dehur
përgjithmonë planifikon.
Një tjetër spërkatje me
Jack nga një bocë
në një jetë të dështuar
duke mbajtur të mbushur një kovë
në të cilën piqen
manaferrat e ëmbla.








No comments:

Post a Comment

Doc. Odise Çaçi Analizë e librit studimor“Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt”i të mirënjohurës ‘Mjeshtres së Madhe”, VilhelmeVrana Haxhiraj

                   Odise Çaçi ,Pedagog, Univ. “I.Qemali”,Vlorë Në një Simpozium Ndërkombëtar, të organizuar në Vlorë, një zonjë nga ...