Blendi Fevziu: Unë paguhem shumë

blendi-fevziu

Prej dy dekadash qëndron në ekran me debate e intervista ekskluzive për çështjet më të rëndësishme të ditës, çka e bën atë figurën më të njohur për publikun.

Shumë vite punë si gazetar, duke drejtuar pyetje mbi problematikat që ndeshim çdo ditë, autor i disa librave, dhe plot pasione për udhëtimet, Blendi Fevziu këtë herë ka provuar si është të jesh në rolin e të intervistuarit në këndin e ekselencës në Vila 24 në News 24.

Njëra prej pyetjeve kishte të bëjë edhe me rrogën e tij, për të cilën publiku gjithmonë është interesuar.

“Rroga është një kontratë personale. Lidhet me rrethanat. Unë kam qenë ndër gazetarët e parë në Shqipëri që nuk kam qenë dakord me një kontratë standarde, por në varësi të reklamave që sjell”.
“Pra, nuk paguhem njësoj në çdo vit. Jam ndër gazetarët që rri në çdo moment në vëmendje të matjes së audiencës. Unë e kam raportin drejtpërdrejt më shikuesin. Unë paguhem shumë”.

“Standardi im i jetesës nuk vjen vetëm nga rroga, por nga një lloj trashëgimie nga familja ime. Edhe nga librat e mi kanë ardhur fitime. Librin nuk e kontrollon dot sa shiti, si u shit. Por unë kam pasur një kontratë fillimisht me blerësin”, citohet të ketë thënë Fevziu.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri