Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa: Mos t'i kishte humbur Gjakovën dhe Pejën, AAK s'do ta përmendte demarkacionin


Mustafa: Mos t'i kishte humbur Gjakovën dhe Pejën, AAK s'do ta përmendte demarkacionin (Video)Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, ka thumbuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se kjo parti as që do ta përmendte Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, po ta kishte ende pushtetin në Pejë dhe Gjakovë.
Ai ka thënë në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive se demarkacioni po përdoret nga partia e Ramush Haradinajt dhe partitë e tjera opozitare për konsum politik dhe zgjedhor, raporton Gazeta Express.
“Po ta kishte mbajtur Aleanca Pejën dhe Gjakovën, s’do t’i kishte hyrë kësaj pune fare", ka thënë Mustafa në emisionin "Debat" në RTK. 
"Të gjithë e dimë, që prej vitit 45 të shekullit të kaluar e deri më tani, ky ka qenë kufiri i Pejës. Dhe ne s’kemi çfarë të kërkojmë argumente më shumë", ka thënë Mustafa.
"Ne shkojmë sot dhe shohim se ku është kufiri i Pejës me Malin e Zi andej, sepse andej nuk ka komunë tjetër kosovare. Peja kufizohet me territorin e Malit të Zi, nuk ka territore bosh apo sipërfaqe të askujt mes Pejës dhe Malit të Zi”, është shprehur Mustafa. 


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri