2017-09-24

Gjenerali Petr Pavl, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nga siguria në Ballkanin Perëndimor përfiton siguria dhe stabiliteti në Europë


Image result for Petr Pavel


Nga siguria në Ballkanin Perëndimor përfiton siguria dhe stabiliteti në Europë, thekson gjenerali Petr Pavl, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s në intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen.

DW: Gjeneral Pavel, cilat janë planet e NATO-s për të forcuar sigurinë në një rajon të brishtë si Ballkani Perëndimor?

Image result


Gjen. Petr Pavel: Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe ne kemi investuar në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për më shumë se dy dekada. Me këtë asistencë, që nga vitet 1990, rajoni ka bërë përparim të rëndësishëm. NATO ka ndihmuar të marrin fund dy luftëra etnike në Ballkanin Perëndimor. Nga stabiliteti dhe siguria në këtë rajon përfitojnë stabiliteti dhe siguria në Evropë. Synojmë të ruajmë praninë, fokusin dhe angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor për aq kohë sa kërkohet ndihma jonë dhe të mbështesim aspiratat euro-atlantike të vendeve në rajon. Për sa më lart, duhet thënë që ambienti i sigurisë ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Aleatët e NATO-s, duke përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor, po përballen me një gamë të gjerë sfidash komplekse, duke filluar nga një Rusi më e sigurtë, deri në trazirat në Lindjen e Mesme, terrorizmin, fluksin e migracionit, kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike. Për gati 70 vjet kemi mbrojtur stabilitetin dhe paqen, sepse kemi qënë të aftë të përshtatemi. NATO duhet të ketë mbrojtje dhe parandalim të besueshëm për të qenë në gjendje të mbrojë kundër çdo kundërshtari ose kërcënimi. Këto sfida të reja të sigurisë kanë shkaktuar përforcimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. NATO duhet të sigurojë që zotëron mbrojtje dhe parandalim të besueshme, që ka një sërë aftësish dhe mundësish për t'u përgjigjur në mënyrë të përshtatshme, kur kjo kërkohet. Ne kemi rritur gadishmërinë e forcave tona dhe aftësinë për t'i pozicionuar shpejt ato, nëse kjo do të duhet. Ne kemi përforcuar krahun tonë lindor me praninë tonë dhe grupet tona luftarake shumëkombëshe. Në të njëjtën kohë, ne kemi rritur praninë tonë në rajonin e Detit të Zi - në tokë, ajër dhe det. Po forcojmë edhe koordinimin tonë me organizata të tjera, përfshirë Bashkimin Evropian. Këto përshtatje/adaptime dërgojnë një mesazh të qartë se një sulm kundër ndonjë aleati do të përballohet nga e gjithë Aleanca, si një e tërë. Kjo përfshin edhe vendet aleate në Ballkan. Nëse njëri prej tyre do t'i bënte thirrje nenit 5 të Aleancës, aleatët do të qëndrojnë të bashkuar, të vendosur për të mbrojtur territorin e NATO-s dhe penguar çdo agresion të mundshëm.
Related image

DW: Nga pikëpama e NATO-s, cilët janë faktorët që rrezikojnë, e bëjnë vulnerabël paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor?

Gjen. Petr Pavel: Në mjedisin e sotëm të sigurisë, kërcënimet dhe sfidat tona në periferi dhe përtej saj janë aq të ndryshme sa edhe të shumta. Një nga sfidat, që aktualisht ndodhet në kufijtë tanë, është një Rusi më agresive dhe më e sigurtë në vetvete - një komb, me të cilin Aleanca ka punuar për më shumë se dy dekada pas Luftës së Ftohtë, që të ndërtojë një partneritet. E dyta është lufta kundër terrorizmit, ku ne duhet të sigurojmë adresimin jo vetëm të problemeve të tanishme por edhe shkaqet rrënjësore. Kombet mund dhe duhet të përgatiten për t'u përballur me këto kërcënime të jashtme, por vunerabiliteti ndaj tyre mund të burojë edhe nga sfida të brendshme. Vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët janë jetike për bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Kjo nuk është një rrugë e lehtë. Ajo kërkon angazhim të vërtetë, përparim të vërtetë në reforma dhe në pajtimin mes vendeve fqinjë. Aleanca sheh të ardhmen e rajonit në bashkëpunimin dhe integrimin euroatlantik për ata që e duan dhe jemi të vendosur të ndihmojmë vendet e rajonit të zbatojnë reforma reale për të mirën e qytetarëve të tyre, pa marrë parasysh nëse duan të anëtarësohen në NATO apo jo. Ne e respektojmë zgjedhjen e tyre, sido që të jetë ajo.

Image result for Petr Pavel

DW: Cili është thelbi i strategjisë afat shkurtër dhe afat mesme të NATO-s për të neutralizuar ndikimet e reja gjeopolitike, veçanërisht ato ruse, për të depërtuar në Ballkanin Perëndimor?

Gjen. Petr Pavel: NATO respekton plotësisht të drejtën e kombeve për të vendosur/zgjedhur marrëveshjet e tyre politike dhe të sigurisë. Ky është një parim themelor i sigurisë evropiane që kemi nënshkruar të gjithë, përfshirë Rusinë, siç përcaktohet në Aktin Final të Helsinkit. Megjithatë, ne kemi parë një rritje në përpjekjet nga burime të jashtme për të ndërhyrë dhe ndikuar në proceset demokratike në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Çdo ndërhyrje e jashtme, qoftë me piraterinë informatike, propagandën apo nxitjen e trazirave, është në kundërshtim me parimet e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare. Ne inkurajojmë qeveritë dhe institucionet vendore që të rrisin qëndresën ndaj këtyre lloj ndërhyrjesh dhe të sigurojnë që institucionet e tyre demokratike mbeten të forta, luftojnë korrupsionin, modernizojnë dhe zbatojnë reformat e nevojshme. NATO do të vazhdojë të punojë me partnerët e ndryshëm në rajon për të ndihmuar në forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe reformuar Forcave e tyre të Armatosura.

Image result for Petr Pavel

DW: Cilat janë parakushtet dhe mundësitë për anëtarësim në NATO të dy vendeve aspirante në Ballkanin Prëndimor, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë? Po për Serbinë dhe Kosovën?

Gjen. Petr Pavel: Dera e NATO-s mbetet e hapur për të gjitha demokracitë evropiane që ndajnë vlerat e Aleancës tonë, që janë të gatshme dhe të afta të ndajnë përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit dhe që përfshirja e tyre mund të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin tonë të përbashkët. Në qershor, mirëpritëm aleatin tonë të 29-të, Malin e Zi. Kjo provon që funksionon politika e derës së hapur të NATOs. Por le të jem i qartë: ky nuk është një proces i lehtë dhe as i shpejtë. Është një proces i gjatë dhe që kërkon shumë punë dhe përpjekje. Pra, në mënyrë të natyrshme vendet bëhen të padurueshëm sepse duan të shohin rezultate të menjëhershme. Nga ana tjetër, procesi është natyrisht i gjatë sepse zbatimi i këtyre reformave thelbësore kërkon jo vetëm burime, por gjithashtu kohë dhe vendosmëri. Bosnjë - Hercegovina dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë një Plan Veprimi për Anëtarësim,(PVA) që është programi i këshillimit, ndihmës dhe mbështetjes praktike të NATO-s, i përshtatur për nevojat individuale të vendeve që aspirojnë të bashkohen me Aleancën.

Image result for Petr Pavel

Të dy kombet po punojnë në mënyrë aktive për të përmbushur kushtet e vendosura nga Aleatët në PVA. Por, siç thashë, ky është një proces i gjatë dhe unë do t'u bëja thirrje anëtarëve që aspirojnë të kenë atë që nund ta quajmë durim strategjik. Unë do të advokoj që anëtarësimi në NATO të jetë qëllimi përfundimtar, por jo të gjitha kombet aspirojnë t'i bashkohen NATO-s. Për shembull, merrni Serbinë. Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO-n dhe ka të drejtë të zgjedhë marrveshjet/ujditë e saj të sigurisë. Ne nuk i detyrojmë kombet të bashkohen me Aleancën tonë. Disa nga ato vende që nuk duan të jenë anëtarë të NATO-s zgjedhin të jenë partnerë të NATO-s. NATO bashkëpunon me më shumë se 40 vende anembanë botës. Dhe këto partneritete janë një histori e vërtetë suksesi. Ato ndihmojnë për të ruajtur paqen, forcuar stabilitetin dhe promovuar progresin për të gjithë ne. Këto vende gëzojnë qasje në këtë kuadër shumë të gjerë bashkëpunimi. Kjo, në vetvete, është jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për të patur qasje në të gjithë ekspertizën dhe përvojën e vendeve të NATO-s, por gjithashtu edhe për të marrë pjesë në kurse, ushtrime dhe operacione. Dhe ne nuk mund ta harrojmë mbështetjen politike që qëndron prapa një shenje të fortë të partneritetit të NATO-s. Dhe kjo shprehje kuptimplote e partneritetit të fortë dërgon gjithashtu një mesazh të fortë tek kundërshtarët e mundshëm. Kështu që besoj se partneriteti i fortë ka një vlerë të madhe në vetvete.
Image result for Petr Pavel

DW: Kërcënimet terroriste nuk përjashtojnë Ballkanin Perëndimor. Çfarë të re ka për shmangjen e tyre, nga Konferenca në Tiranë, e Komitetit Ushtarak të NATO-s, zhvilluar së fundmi dhe për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë?

Gjen. Petr Pavel: Takimi i parë i Komitetit Ushtarak të NATO-s në Tiranë iu kushtua përpjekjeve të NATO-s në Projektimin e Stabilitetit. Shefat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan një numër propozimesh konkrete lidhur me kontributet ushtarake për të mbështetur një qasje gjithëpërfshirëse, sistematike dhe koherente. Ata mirëpritën Qendrën për Jugun dhe arritjen e funksionimit të saj operativ fillestar, rolin e rëndësishëm që ajo do të luajë në përmirësimin e mirëkuptimit rajonal të NATO-s dhe aftësinë për të parashikuar krizat në rajon dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerë të tjerë të rëndësishëm, konkretisht me Bashkimin Evropian. Puna jonë për të luftuar terrorizmin përfshin shumë linja të ndryshme përpjekjesh dhe lloje aktivitetesh që nga Misioni ynë Mbështetës i Përhershëm në Afganistan, në trajnimin tonë për forcat irakiane deri në zhvillimin e teknologjive të reja për ?minimin apo zbulimin e bombave.

NATO është tani një anëtar i plotfuqishëm i Koalicionit Global për të mposhtur ISIS dhe ne kemi rritur kontributin e avionëve të mbikëqyrjes AWACS, që i japin Koalicionit mundësi të ketë një pamje më qartë ajrore. Ne po punojmë gjithashtu për të përmirësuar informacionin dhe dijet tona si edhe mënyrën sesi ndajmë informacionin mes vendeve anëtare që aleatët të mund të ndërmarrin veprime të shpejta parandaluese kundër kërcënimeve me të cilat përballemi, përfshirë terrorizmin. Por duhet të kemi parasysh që terrorizmi nuk ka fe apo kufij. Ai nuk mund të mposhtet thjesht ushtarakisht, por duhet të trajtohet në disa nivele - social, ekonomik, politik dhe, kur është e nevojshme, edhe ushtarak. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë. Terrorizmi nuk është fenomen i ri në vetvete i ri, por është rishfaqur vitet e fundit, më së shumti në formën e Shtetit Islamik të Irakut apo si njihet me inicialet DAESH. Për të qenë në gjendje që problemi të trajtohet me efikasitet duhet ta kuptojmë atë dhe të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion. Besoj se përpjekjet e Aleancës së bashku me ato të Partnerëve tanë dhe organizatave shumëkombëshe mund të kontribuojnë shumë në rrëzimin e terrorizmit, por do të duhet kohë, burime dhe vendosmëri. Nuk ka zgjidhje të shpejtë.

DW: Cili është qëndrimi i NATO-s për kohën e transformimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga roli i tyre mbrojtës në misionin e NATO-s në Forcat e Armatosura që janë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s?

Image result for Petr Pavel

Gjen. Petr Pavel: Jam shumë mirënjohës për angazhimin e fuqishëm të Shqipërisë ndaj Aleancës sonë dhe kontributeve të saj në misionet, operacionet dhe aktivitetet e NATO-s: në misionet tona në Afganistan dhe Kosovë, si edhe në Detin Egje. Ju nuk keni forca të armatosura shumë të mëdha, por kontribuoni sa më shumë që të jetë e mundur. Ju gjithashtu kontribuoni në Praninë e Përparuar të Forcave të NATO-s me trupa në Grupin kanadez të betejës, në Letoni. Shqipëria ofron gjithashtu mbështetje të fortë për partnerët tanë, duke përfshirë kontributet për Fondet tona të Mirëbesimit për Ukrainën, duke ndihmuar në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake. Përveç kësaj, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në ISIL, duke siguruar pajisje dhe trajnerë të forcave speciale në Irak. Shqipëria gjithashtu ndihmon në ndërtimin e stabilitetit më pranë shtëpisë, duke nxitur bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është një avokat i fuqishëm për politikën e deritanishme të NATO-s dhe për integrimin e fqinjëve të saj në familjen euroatlantike. Shqipëria ka ofruar gjithashtu të mbajë një Qendër të Ekselencës së NATO-s për luftëtarët e huaj. NATO dhe Shqipëria po koordinojnë rrugën përpara. Shqipëria jep kontribut të çmuar në sigurinë ndërkombëtare dhe ju jeni një promotor i stabilitetit në Ballkan dhe më gjerë.

Image result for Petr Pavel

DW: Gjeneral Pavel, cilat janë rezultatet kryesore të Konferencës në Tiranë, të Komitetit Ushtarak të NATOs, që ju drejtoni?

Gjen. Petr Pavel: Më lejoni së pari të falënderoj Shqipërinë për mbështetjen e madhe dhe mikpritjen e ngrohtë që morëm gjatë Konferencës së Komitetit Ushtarak në Tiranë, javën e kaluar. Konferenca e Komitetit Ushtarak ishte një mundësi për shefat e Mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar disa nga pikat e rëndësishme në axhendën e NATO-s, si nevoja për të plotësuar mungesat aktuale në Misionin e Përhershëm Mbështetës, (MPM). Qëllimi i RPM është të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë forcat afgane të sigurisë dhe institucionet. Misioni vazhdon të ofrojë një kontribut thelbësor në luftën kundër terrorizmit. NATO aktualisht ka mbi 12.000 trupa në Misionin e Përhershëm Mbështetës për të treinuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane. Në muajt e fundit, më shumë se pesëmbëdhjetë vende kanë premtuar kontribute shtesë për t'i mundësuar trupave tanë të vazhdojnë të japin ndihmën e kërkuar nga forcat afgane të sigurisë, veçanërisht në lidhje me Forcat Speciale, Forcën Ajrore dhe zhvillimin e udhëheqësve të rinj. Edhe pse ka ende punë për të bërë, procesi i gjenerimit të forcës vazhdon. Misioni i Përhershëm Mbështetës i udhëhequr nga NATO është një kontribut thelbësor në luftën kundër terrorizmit. Dhe është çelësi për përparimin ushtarak të Afganistanit dhe mbështetjen e tij.

Shënim: Komiteti Ushtarak është autoriteti më i lartë ushtarak i NATOs

Angela Merkel : Partia Demokristiane ka shpresuar për rezultate më të mira, por ka përmbushur synimet e saja strategjike

Image



 Partia Demokristiane ka shpresuar për rezultate më të mira, por ka përmbushur synimet e saja strategjike, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

Përveç kësaj, ajo premtoi se do të dëgjojë të gjitha shqetësimet e votuesve të partisë ekstreme djathtiste AfD në Gjermani.


Sipas vlerësimeve të para, demokristianët e Merkel fituan mbi 32.5 për qind të votave në zgjedhjet e sotme. E dyta renditen SDP me mbi 20 për qind, derisa e treta është Alternativa për Gjermaninë AfD me mbi 13 për qind.

“Kemi shpresuar për rezultate më të mira, por nuk duhet të harrojmë se kemi përmbushur synimet tona strategjike – jemi partia më e fuqishme, kemi mandatin që të formojnë qeverinë e re dhe këtë edhe do ta bëjmë”, deklaroi Merkel.

Asgjë e re nga Gjermania. Angela Merkel mbetet kancelare. Në të kundërt mbetet e hapur çështja e koalicionit. Kësaj here me FDP dhe Të Gjelbrit? Sidoqoftë atë e presin detyra të mëdha.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare është një konfirmim për kancelaren. Me 33,2 përqind unioni konservator CDU humbet rreth 5 përqind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, megjithatë në Bundestagun e ri këtej e tutje do të jenë të përfaqësuara gjashtë në vend të pesë partive si deri më sot. Konkurrenca politike është bërë më e fortë, sepse partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 13,2% hyn si forca e tretë në parlament. Socialdemokratët kanë marrë deri tani 20,8%, Liberal Demokratët, FDP 10,1%, partia E Majta 8.9%, Të Gjelbrit 9,3% dhe të tjerat 4,5%, nuk arrijnë të përfaqësohen në parlament. Pragu i përfaqësimit parlamentar në Gjermani është 5%. Këto rezultate janë një sfidë e re për Angela Merkelin.

Një koalicion i mundshëm premierë

Një tërmet politik në këto zgjedhje u shmang. Vota aktualisht për AfD pritej, humbja e mëtejshme e socialdemokratëve pritej gjithashtu. Me rikthimin e liberalëve në parlament për Angela Merkelin ka dy mundësi koalicionesh: një vazhdim i koalicionit me bazë të gjerë me socialdemokratët nuk ka gjasa. Partisë socialdemokrate nuk i përshtat roli i më të voglit, ndaj ajo nund të preferojë të rigjenerohet duke dalë në opozitë. Kësisoj mbetet si një variant serioz i formimit të qeverisë një koalicion prej tre partish mes unionit CDU/CSU, Liberalëve (FDP) dhe Aleancës së ekologjistëve, Të Gjelbrit. Ky është një terren i ri politik, ndaj bisedimet e koaliconit mund të zgjasin shumë.

Por ajo që mbetet është pohimi, se nuk do të jetë eksperimente. Gjermania mbetet pas këtyre zgjedhjeve ajo që është, një zonë e qetë politike, shoqërore dhe ekonomike. Tension ka diku tjetër; në Turqinë e Erdoganit, në SHBA-në e Trumpit, në Rusinë e Putinit dhe në Britaninë e Madhë të dalë nga BE-ja. Frika nga terrori dhe populizmi kanë efekt. Megjithatë në Gjermani vazhdon të mbizotëroje qetësia. Zgjedhjet parlamentare janë efektin pothuajse të një testi psikologjik të shëndetit.

Mandati i katërt i Merkelit

E tashmë përsëri katër vjet Merkel - nëse ajo do të rezistojë. Sidoqoftë protestantja e kontrolluar konsiderohet si njeri i përgjegjshëm, atë që ajo enis e çon deri në fund. Por si e bën këtë?

Si gruaja e parë në këtë post dhe si një kancelare për një kohë të gjatë ajo është tani një rast për të hyrë në librat e historisë. Por sidoqoftë që të lerë diçka që mbetet pas, asaj i mungon ende një coup i madh politik. Adenaueri integroi republikën e vjetër në Perëndim, Brandti krijoi me politikën e tij për Lindjen një afrim në kohën e Luftës së Ftohtë, Kohl prganizoi ribashkimin, Schröder e reformoi shtetin social. Çfarë i mbetet Merkelit?

Për të gjithë befasuese ishte hapja prej saj e kufijve në vitin 2015 për më shumë se një milion refugjatë. Mes përzierjes së ndjenjave humanizëm dhe indinjatë, ajo iu përmbajt kursit të saj. Ajo iu kundërvu pranimit të një kursi për përcaktimin e kuotës maksimale të pranimit të refugjatëve dhe për këtë iu referua kushtetutës pikë më pikë, që nuk parashikon limit për ligjin e azilit. Tani asaj i duhet të organizojë sfidën. Të integrojë ata që janë pranuar në Gjermani dhe të dëbojë nga Gjermania refugjatët "e gabuar". Një projekt politikë që kërkon një kohë të gjatë.

Më e mira në fund?

Një kantier tjetër është edhe BE-ja. Brenda familjes europiane ka disbalancë. Fëmija historik i njerkës, Britania e Madhe tani do ta rigjejë veten e vetme në botën e globalizuar, dalja e saj duhet të rregullohet. Vetëm kjo është një detyrë gjigante për Merkelin. Por edhe vendet jugore të BE-së po ndërgjegjësohen dhe nuk duan ta pranojnë më gjatë diktatin gjerman të kursimeve. Merkel konsiderohet si mbrojtëse e idesë europiane, por vendet në borxhe ndihen nën presion nga Gjermania e fortë. Ajo do, që ta mbajë të bashkuar BE-në. Nëse nuk ia del kësaj do të ngrihet sërish zëri për shtetin nacional.

Por edhe tendenca për etjen e Gjermanisë për të qenë një fuqi e madhe rëndon mbi supet e Merkelit. Jo vetëm Trumpi do ta bëjë sërish të fortë Amerikën e tij, edhe Putini e Erdogani synojnë një politikë të dorës së fortë. Ka kohë që ajo konsiderohet si "Anti-Trump". Ajo mund t'u bëjë ballë provokimeve pa lëshuar pe. Gjithmonë e kursyer në gjeste, mimikë dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Atë nuk e nënvleftësojnë më. Dikur ka qenë ndryshe.

Me pragmatizmin e saj ajo është pa diskutim e suksesshme. Ajo neutralizon opozitën. Vetëm se ndonjëherë CDU-ja nuk e di më se çfarë ka mbetur konservatore tek ajo. Sidoqoftë për partinë, që gjithmonë ka synuar pushtetin në radhë të parë, pyetja për humbjen e profilit të unionit është vetëm me karakter akademik.

Detyra e saj tani është të jetë: "Anti-Trump"

Triumfi i saj i ri në zgjedhje bazohet në radhë të parë tek besimi. Kështu ishte edhe në zgjedhjet e vitit 2013. Mjaftoi një fjali për të bërë reklamë për veten: "Ju më njhni mua", tha ajo atëherë. Po kaq presidial është edhe stili i saj politik. Atë e respektojnë anë e mbanë. Madje edhe të rinjtë e vlerësojnë shumë atë. Pikërisht në radhët e 25 vjeçarëve as që mund të kujtohet ndonjeri për kohën pa Merkelin në kancelari.

Megjithatë në artin e saj të oratorisë deri më sot ajo nuk ia ka dalë të jetë më mirë se mesatarja. Me duart e saj përpara torsit ajo ka krijuar një ikonografi klasike moderne. Është minimalizmi më radikal në politikë dhe ky është tipari dallues i saj. Ruajtja e qetësisë. Një as çuditërisht i rrallë, me të cilin ajo tani duhet të luftojë që t'ia dalë ose të largohet si kancelarja e plotësuar ose e paplotësuar nga skena politike.

New York Times e ka vlerësuar atë si "mbrojtësja e fundit e Europës". Kaq shumë lavdërim e mirënjohje këtej e tutje do të kthehen në detyrim. Ajo për një kohë të gjatë e pati lënë të hapur, nëse do të rikandidonte ose jo për herë të lartërt. Zgjedhja e Donald Trumpit më 9 nëntor 2016 ishte këmbana, thuhet nga radhët e saj. Përderisa ajo, sipas fjalëve të veta, asnjëherë nuk ka dashur ta mbyllë karrierën si "një gërmadhë gjysmë e vdekur", ajo ka besim ta përballojë edhe një mandat të katërt si nga shëndeti edhe politikisht. Votën e zgjedhësve ajo tashmë e ka. Tani i duhet të ofrojë rezultate.


Zgjedhjet në Gjermani, triumfon kancelarja Merkel

Angela Merkel është në rrugën e mandatit të katërt si kancelare, por ajo ka nevojë për partner koalicioni. Rezultatet e para tregojnë se CDU nuk e mori rezultatin e pritur. Edhe socialdemokratët pësojnë rënie.

Sipas informacioneve të Infratest-Dimap, rezultatet e para të partive politike kryesore gjermane në votimet për zgjedhjet parlamentare 2017, tregojnë se CDU nuk e arriti rezultatin që priste. 26,6% e votave cilësohet rezultati i parë i partisë konservatore, bashkë me partinë CSU, 6%, unioni CDU/CSU arrin 32,6%%. Në sondazhet parazgjedhore unioni kryesonte me 37%, ndërkohë që krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, ky rezultat është një goditje për CDU-në e kancelares Merkel.

Ndërkohë që duket se partia socialdemokrate arrin rezultatet që i parathonin edhe sondazhet, rezultate jo optimiste për këtë parti. Partia Socialdemokrate kap vetëm 20,5%, pra një rënie 5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. Ndërkohë që me 13% të votave, partia e tretë në Bundestag do të jetë partia djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, e konsideruar si parti e protestës që shfrytëzon frikën e gjermanëve nga refugjatët dhe globalizmi. Nënkryetarja e kësaj partie, Manuela Schwesig u shpreh për ZDF, se SPD-ja do të kalojë në opozitë.


Parti që mund të quhet fituese e këtyre zgjedhjeve është partia liberale, FDP, një parti që nuk ishte prezente në Bundestagun e kaluar, sepse nuk e kapi kuotën e 5%, pro që hyn sërish me një rezultat optimist, 10,5%.

E Majta kap vetëm 8,9% të votave ndërkohë që të Gjelbrit arrijnë një përmirësim të lehtë me 9,4%, krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, 8,5%.

Interesante mbetet çështja e koalicioneve në Gjermani. Në një kohë që në bazën socialdemokrate është rritur mospëlqimi për një koalicion me bazë të gjerë, një mundësi tjetër e diskutuar është koalicioni i Unionit me Të Gjelbrit dhe Liberalët.


Merkel për një mandat të katërt, e djathta në vështirësi synon avancim

Gjermanët u mobilizuan sot për zgjedhjet legjislative, që përveç të papriturave pritet t’i japin Angela Merkel një mandat të katërt, por gjithashtu të shënojnë dhe një avancim me pasoja të paparashikueshme për të djathtën nacionaliste.

Drejtuesja konservatore votoi pak para orës lokale 15:00 (13:00 GMT) e shoqëruar nga bashkëshorti i saj JoachimSauer, pasi bëri në këmbë rrugën nga apartamenti i saj në qendër të Berlinit.

Rreth 61,5 milionë zgjedhës të shpërndarë në 299 zona elektorale do të votojnë deri në orën lokale 18:00 (16:00 GMT) për të zgjedhur deputetët e tyre, sipas një sistemi votimi që bashkon parimet mazhoritare dhe proporcionale.

Pjesëmarrja në orën 14:00, i vetmi vlerësim kombëtar gjatë ditës, ishte 41,1 për qind, pothuajse i qëndrueshëm në raport me 41,4 për qind në 2013.

Në vitin 2013, 71,5 për qind e zgjedhësve morën pjesë në votime.

Që prej përfundimitt të votimit, sondazhet do të japin një tregues të qartë për fituesit e Bundestagut të ardhshëm.

Kreu i socialdemokratëve të SPD, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz votoi në mëngjes. Por është parë që ai është lënë pas nga kampi konservator CDU-CSU i Angela Merkel me 34-36 për qind kundër 21-22 për qind për SPD-në.


Voton edhe Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet parlamentare ku është favorite për të fituar mandatin e saj të radhës, njofton Klan Kosova.

Liderja e Unionit Kristian Demokratik, ka votuar në një vendvotim në Berlin.

Ajo garën më të fortë pritet ta ketë me liderin e Social Demokratëve, Martin Schulz.

Në këto zgjedhje në Gjermani të drejtë vote kanë 61 milionë persona.

Gjermani: Dalja e votuesve, më e mirë se në zgjedhjet e mëparshme

Dalja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, sipas vlerësimeve të para, është më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2013, transmetojnë mediat gjermane.

Deri në mesditë, dalja e votuesve në Munih ishte rreth 57 për qind, në Hamburg 37 për qind, ose dy për qind më shumë se në vitin 2013, në Nurnberg kanë votuar 29.6 për qind, derisa në zgjedhjet e kaluara kishin votuar 26.4 për qind.

Të dhënat e para të përgjithshme të votimit priten të publikohen para orës 16:00.

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet nacionale në Gjermani në një vendvotim në Berli.

Sipas komisionit zgjedhor mbi 61 milionë veta kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Pretendentët kryesorë për të fituar janë CDU-ja e Angela Merkel dhe PSD e Martin Schulz.

Voton Schulz

Kreu i Partisë Social Demokrate Martin Schulz, është parë bashkë me gruan e tij Inge, në Wuerselen të Gjermanisë ku ka hedhur votën e tij me rastin e zgjedhjeve për përbërjen e parlamentit të ri.

Sipas komisionerit të zgjedhjeve më shumë se 61 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për një parlament të ri federal, Bundestag, në Gjermani.


***

Luftë deri në minutën e fundit: Deri të shtunën në mbrëmje, partitë dhe kandidatët e tyre luftuan për programet e tyre në Gjermani. Kancelarja Angela Merkel dhe kryetarja e CDU-së në zonën e saj zgjedhore pranë Detit Balltik, rivali i saj socialdemokrat, Martin Schulz në vendlindjen e tij në Würselen, Aachen. Edhe liberalët, (FDP), të Majtët dhe të Gjelbrit si edhe partia e djathtë „Alternativa për Gjermaninë", AfD qarkulluan në të gjithë republikën federale për të fituar vota sidomos tek të pavendosurit.

Steinmeier bën thirrje për të votuar

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier iu drejtua me një apel qytetarëve të shkojnë të votojnë. „E drejta e votës është e drejtë qytetare", shkroi Steinmeier në gazetën gjermane „Bild am Sonntag". Kush nuk shkon të votojë, lejon „që të tjerët të vendosin për fatin e vendit tonë", tha Steinmeier.

61 milionë gjermane janë thirrur të votojnë për Bundestagun e 19-të. 400.000 qytetarë më pak se në zgjedhjet e shkuara 2013.

Mesatarisht votuesi gjerman është 52 vjeç e me këtë moshë më i madh se kurrë më parë. Një e treta e votuesve madje është më e moshuar se 60 vjeç.

Fletëvotimet më të gjata

42 parti dalin kësaj here në votimet gjermane, në vitin 2013 ishin 34. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 08:00 në 299 zona zgjedhore dhe mbyllen në orën 18:00. Rreth 650.000 vullnetarë zgjedhorë kujdesen që të mos ketë probleme gjatë votimit. Vota është e fshehtë, e çdo qytetar shkon i vetëm në kabinën e votimit. Kësaj here në ligjin zgjedhor është shtuar ndalimi i fotografimit në kabinë, pra asnjë selfie. Kush e publikon një foto të tillë penalizohet.

Gara për vendin e tretë

Shumica e politikanëve e presin rezultatin në Berlin. Sondazhet japin gjithmonë një orientim për rezultatin zgjedhor, por surprizat nuk përjashtohen. Shumë votues e marrin vendimin në kabinën e votimit për partinë apo kandidatin që duan. Interesante kësaj here është se cila parti do të renditet e treta. Të Gjelbrit, Liberalët, Të Majtët por edhe partia populiste, AfD shpresojnë që të dalin të tretët në këto votime. Por pavarësisht nga rezultati i AfD-së, Mbrojtja Kushtetuese në Gjermani do të ndjekë me vëmendje këtë parti. Ministri i Brendshëm gjerman,Thomas de Maizière u shpreh, se në të tërësinë e saj kjo parti nuk është ekstremiste, por Mbrojtja Kushtetuese kontrollon, „nëse ekstremistët e djathtë e marrin në dorë këtë parti."

2017-09-22

Gjuhë komuniste




ABAS ERMENJI


Në një fjalim që mbajti Enver Hoxha në Shkodër pakë muaj më parë, thosh se njerëzit e Ballit Kombëtar ishin duke u marrë vesh me Titon, në dëm të interesavet të Kosovës, për të vepëruar në Shqipëri.

E ç'nuk ndëgjuaka njeriu në këtë botë! Enver Hoxha që lindi prej Titos si Eva nga brinjë e Adamit, që u-emërua kumandar i t'ashtu-quajturës ushtëri nacional-çlirimtare të Shqipërisë nga Dushan Mugosha, ai që gjer dje i quante 'megallomani reaksionare' të drejtat t'ona mbi Kosovën, ai që, i shtytur prej jugosllavit Svetozar Vukmanoviç-Tempo, prishi Lidhjen e Mukajt pikërisht pse Balli Kombëtar kish vënë si bazë të programit Shqipërinë Ethnike, ai që dërgoi fuqi në Kosovë për të shuar kryengritjen e shtytur nga Balli Kombëtar dhe për t'i a dorëzuar Titos të nënështruar, po ai na dalka sot me një moral patriotik t'u tregojë Ballistëvet detyrat kundrejt Kosovës !

Në një botim të Ministrisë së Jashtëme Jugosllave, punuar nga Vladimir Dedijer dhe nxjerrë si një farë 'Libër i Bardhë' pas prishjes së marrëdhënievet me Shqipërinë, përkthyer tani vonë n'italisht ndënë titullin 'Il Sangue Tradito' mund të kuptojë njeriu mjaft gjëra rreth komunistëvet dhe Ballit Kombëtar.

1. Partija Komuniste Shqiptare është krijesë e Jugosllavëvet

Partia Komuniste Shqiptare është fund e krye një krijesë e Jugosllavëvet dhe, pa ndërhyrjen e ngultë të këtyre, as që do të kish parti komuniste në vendin t'onë. Përpara se të vinin Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha për t'organizuar dhe udhëhequr komunizmin në Shqipëri, aty s'kish veç disa grupe të vegjël e të parëndësi që s'ishin aspak të lidhur me masat, "që ishin larg nga veprimtarija komuniste e vërtetë, që ishin në kundërshtim me njeri tjetrin, gjë kjo që ka shkaktuar luftë t'ashpër e të paprerë midis tyre. Ndër 'ta sundonte shpirti i ngushtë i sektarizmës, oportunizmës dhe i lokalizmës". (Sang. Trad. f. 3, nxjerrë nga rezoluta e Konferencës së parë të përgj. të P.K.SH., mbajtur në Labinot, në prill 1943).

Situata që mbretëronte midis grupevet komuniste në Shqipëri më 1941, u-karakterizua kështu nga Miladin Popoviç :

- "Kemi gjetur një kaos të vërtetë. Ndodheshin grupe dhe grupthe (gjithësejt tetë, ndër të cilët dy Trotskistë). Seicili prej tyre tërhiqte nga anë e tij. Shpeshëhere bënin edhe 'bashkime', 'marrëveshje' për të paditur tek ne njeri tjetrin. Bënin nga këto 'marrëveshje' deri me Fundon. Mund të kish çdo gjë tek këto grupe, por asgjë komuniste..." (Sang. Trad. f. 8, nga relacioni i Miladin Popoviç, Komitetit Qendror të partisë komuniste jugosllave, 21 Maj 1942).

"Bisedimet me këto grupe vazhduan prej dhjetë gjer më njëzet ditë. Kalonim nga një pjekje ilegale në tjetrën. Me grupin e Korçës i rrahëm çështjet në shtëpinë e Enver Hoxhës e të Koço Tashkos. Ky grup nuk donte t'i njihte gabimet e tij; kërkonte të shpallej si parti e pastaj gjithë grupet e tjerë të mblidheshin rreth tij, por arritëm t'a bindim me argumenta të forta që të pranojë krijimin e partisë. Në grupin 'Korça', ndihma m'e fortë na erdhi nga punëtorët Koçi Xoxe dhe Pandi Kristo..." (Sang. Trad. f. 9, nga shënimet e Dushan Mugoshës mbi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitet 1941-1944).

Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, dhe pakë më vonë Blazo Jovanoviç e Svetozar Vukmanoviç-Tempo, qenë shtytësit, krijuesit, udhëheqësit dhe kumandarët e vërtetë të partisë komuniste shqiptate. Ata çdukin mosmarrëveshjet, ata vënë disiplinë, ata bëjnë mbledhjet, ata emërojnë kumandarët, ata organizojnë, ata urdhërojnë. Ata shtyjnë të krijohet ushtërija 'nacional-çlirimtare', dhe, me t'u-formuar brigata e Parë, Dushani shkon si këshilltar pranë Mehmet Shehut, por në të vërtetën është ai që kumandon ; ata e shtyjnë më në fund partinë komuniste shqiptare në luftën vëllavrasëse me Ballin Kombëtar.

Dushani e cakton edhe Enver Hoxhën si kumandar të përgjithshëm t'ushtërisë 'nacional-çlirimtare'.

"Para se të nisej për Jugosllavi, Dushan Mugosha u-ftua në mbledhjen e K.Q. të P.K. Shqiptare, ku ishin prezent disa antarë të komitetit, dhe aty parashtroi mendimin se kumandari i përgjithshëm, Spiro Moisiu, nuk ishte në lartësinë e detyrës, dhe propozoi t'emërohej në vënt të tij Enver Hoxha, deri atëhere komisar i komandës së lartë. K.Q. i P.K. Shqiptare e pranoi këtë propozim të Dushan Mugoshës dhe, në konferencën e Përmetit, nga fundi i Majit 1944, Enver Hoxha u-emërua kumandar i përgjithshëm me gradën kolonel-gjeneral." (Sang. Trad. f. 61).

Dushani emëron edhe Mehmet Shehun si kumandar të divizionit të Parë, me gjithë që Enver Hoxha nuk donte.

"Dushan Mugosha propozonte emërimin e Mehmet Shehut si Kumandar i divizjonit të Parë, kurse Enver Hoxha nuk qe d'akord. Por, pas shpjegimevet të Dushanit, më në fund e pranoi këtë propozim... etj.." (Sang. Trad. f.61).

Që Jugosllavët e kishin në dorë të tërë punën, dëshmohet edhe nga dallkaukllëqet që u bënin kryeterroristët, të cilët mundoheshin kush e kush t'ë fitonte favoret sa më shpejt. Kur Dushan Mugosha do të kthehej në Jugosllavi, kryeterroristët i çfaqnin servilizmat më të ulta, me anë letrash. Ja ç'i shkruan Mehmet Shehu :

- "Nuk kishim parti, por kishim e ishim 'komunistë bazhibuzukë', ishim një 'turli me zarzavate të hidhura', e me udhëzimet e Miladinit e të tuat, me ndihmat t'uaja mundëm të seleksionohemi, të formojmë partinë t'onë komuniste, t'a forcojmë. Na dhat dorën, na mësuat, na ngritët si mëma foshnjen... etj.." Më në fund i thotë :

- "O Salë! (pseudonimi i Dushanit) po për interesat e larta të brigadës tënde, kë do të lësh pranë shtabit të përgjithshëm ? Kujt do t'i a besosh këtë misjon special... ? ! !"

Domethënë se brigata është e Dushanit dhe, passi po ikën, ai di se kujt do t'i a besojë misionin e tij special.

Bedri Spahiu :

- "Ne mësuam nga ti o Salë, atë çka është e nevojshëme dhe e domosdoshme që të mendojmë e të ndjejmë vehten si komunista. Prandaj unë për vehte, e besoj të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qenia e jote. Jeta e jonë si komunistë është lidhur me ty... Unë ngushullohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti me sa ka qenë e mundur."

Erë servilizmi mban edhe letra e Enver Hoxhës, e Nexhmije Hoxhës, e Hysni Kapos, e Koçi Xoxes, e Ramazan Çitakut. Pa le i shkreti Omar Nishan që është mbyllur n'odë dhe qan me ngashërime duke "kujtuar poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë". (Sang. Trad. Facsimili. Fotokopjet e të gjitha këtyre letravet.)

Servilizmi kundrejt drejtuesve Jugosllavë arrin kulmin me fjalën e Enver Hoxhës, në Berat, në mbledhjen e plotë të K.Q. të P.K., në Nëntorin e 1944-ës :

- "Shoku Blazo (Blazo Jovanoviç delegati i K.Q. të P.K. jugosllave, pranë K.Q. të P.K. shqiptare) ka dhënë ndihmën më të madhe në pregatitjen e konferencës dhe në përpunimin e relacionit. Blazoja qe për ne si të kish zbritur Zoti nga qielli." (Sang. Trad. f.26, shënimi 28)

2. Kush e bëri qëndresën kombëtare prej Prillit të 1939 -ës gjer në Nëntor të 1941 -së ?

Të vimë tani tek qëndresa kombëtare ose lufta që i u-bë pushtuesit të huaj. Libri në fjalë e vë në dukje qëndresën e popullit Shqiptar në ditët e Prillit të 1939 -ës, vazhdimin e asaj qëndrese gjatë luftës italo-greke, tregon sesi populli Shqiptar nuk ndëgjoi n'asnjë mënyrë të luftojë kundër grekëvet, përkundrazi mbajti anën e tyre, edhe ata pakë bataljone që ndodheshin të mobilizuar u-hodhë nga anë e Grekëvet, u-shpërndanë ose sabotuan luftën. Por nga ana tjetër thotë se grupet komunistë kishin qëndruar si të mpitë gjatë kësaj periudhe, dhe s'kishin bërë asgjë gjer sa formuan partinë, ndënë shtytjen e Miladinit e të Dushanit, në Nëntorin e 1941-së. I vetëmi aktivitet që patën treguar komunistët gjer në këtë datë - thotë libri - qe një trakt që hodhi grupi Shkodrës kur Hitleri sulmoi Bashkimin Sovietik.

"Me sulmin e Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik, kushtet për fillimin e një kryengritjeje me armë të popullit shqiptar kundër pushtuesit u-bënë më të pjekura akoma. U-shkundën nga letargjija gjer disa drejtuesi grupesh (komuniste). Kështu për shembull, grupi i Shkodrës lëshoi një çpallje duke ftuar popullin të ngrihej me armë. Më gjithë këtë për shkak të veprimtarisë politike të mangët dhe në mungesë të ndonjë pregatitjeje organizative, kjo çpallje nuk pat, në të vërtetë, asnjë përfundim praktik." (Sang. Trad. f.44).

Kur bën fjalë për qëndresën e popullit Shqiptar në këtë periudhë të parë të luftës, auktori shton :

- "Krerët komunistë nuk dijtën t'i çfrytëzonin këto kondita objektive për t'i dhënë dallgë luftës nacional-çlirimtare. Pushtuesi shkonte gjithnjë duke e shtuar tmerrin. U-krijuan kampe përqëndrimi më të mëdha akoma, në të cilat ishin hedhur në dimrin e 1940-1941-së qindra Shqiptarë. Ndërkaqë, drejtuesit e grupevet komuniste nuk e pregatitnin popullin në luftë t'armatosur kundër pushtuesit. Ata mbajtën një qëndrim të tillë edhe në rastin e sulmimit të Jugosllavisë nga ana e trupavet fashiste e Hitleriane." (Sang. Trad. f. 43-44)

Auktori harron të thotë, se n'atë kohë, një pjesë e tyre ishin milicë, dhe disa, si Omer Nishani, bënin apollogjinë e fashizmit !

Në konferencën e parë për formimin e partisë komuniste shqiptare, 8 Nëntor 1941, dhe rezolutën e së parës konferencë të përgjithëshme të P.K. shqiptare, mbajtur në Labinot në Prill të 1943-së, ky qëndrim i mpitë i grupevet prej Prillit të 1939-ës gjer në Nëntor të 1941-së, u-qortua rreptësisht.

Në rezolutën e konferencës së Labinotit është thënë tekstualisht :

"Lufta midis grupevet (komuniste) nuk i linte të merrnin një qëndrim siç duhet :
a) në çështjen e pushtimit të Shqipërisë më 7 Prill 1939 ;
b) në të tjera ngjarje të mbrendëshme të rëndësishme të Shqipërisë ;
c) në çështjen e luftës së Dytë imperialiste, si edhe në çështjen e luftës s'Italisë kundër Greqisë dhe Jugosllavisë." (Sang. Trad. f. 4).

Atëhere vjen pyetja, pasi grupet komuniste paskan ndejtur të mënjanuar e të mpitë gjersa u dha shtytjen Miladini me Dushanë, qëndresën e popullit Shqiptar kundër pushtuesit të huaj kush e frymëzoi dhe kush e udhëhoqi prej Prillit të 1939-ës deri më Nëtor të 1941-së ? Ata qindra njerëz që, gjatë kësaj periudhe, u-dergjën burgjevet dhe ishujvet, cilët qenë ? A nuk qenë ata burra që hodhë themelet e Ballit Kombëtar ? Ty s't'a nxë goja një hata të këtillë, Z. Vladimir Dedijer, por po t'a themi ne.

3. Qysh u-prish Lidhja e Mukajt dhe si filloi lufta vëlla-vrasëse.

Libri në fjalë, natyrisht, është plot sharje për Ballin Kombëtar dhe e quan këtë organizatë si një krijesë të reaksionit për të mbytur lëvizjen 'nacjonal-çlirimtare', në bashkëpunim me të huajin. Neve s'na bëjnë më përshtypje këto gjepura, pse kemi më shumë nga gjashtë vjet që po i ndëgjojmë, që n'atë mëngjes kur partija komuniste, e shtytur nga Vukmanoviç Tempo, e grisi marrëveshjen e Mukajt dhe i vuri gramafonit të saj zë-çjerrë një tjetër pllakë kundër Ballit Kombëtar. Por vetëm duamë të vëmë në dukje këtu disa të vërteta që s'mbulohen dot, e që dalin vetvetiu në shesh, si konkluzion logjik, nëpër kritikën e shtrëmbët t'armikut.

"Balli Kombëtar ish munduar të gënjejë masat me parullën se luftonte për një Shqipëri të lirë e të pamvarur, e cila kish për të pasur një rregullim republikan ku fshatari dhe beu të kishin të drejta të njejta, ku zotnia dhe shërbëtori do të kishin po ato të drejta përpara ligjit. Një nga parullat themeltare të Ballit Kombëtar, që e kanë shfrytëzuar për së tepërmi Italianët dhe qeveritë e ndryshme kuislinge, ishin krijimi i një 'Shqipërie të Madhe' në të cilën duhej të përmblidheshin Kosova e Metohija si edhe Çamëria."

"Balli Kombëtar, me këto parulla, kish arrijtur të hyjë në disa shtresa popullore. Krerët e Ballit Kombëtar janë reaksionarë të cilët bëjnë një politikë të dyfishtë, por rreth tyre është mbledhur një numur mjaft i math njerëzish me të vërtetë të nderçim dhe me influencë, të cilët besojnë verbërisht tek kryetarët. Kështu ndodhen në' të njerëz që gjer tani nuk kanë qënë përqafuar nga lëvizja nacjonal-çlirimtare, dhe s'marrin dot një qëndrim të këputur." (Sang. Trad. f. 77, nga relacioni i Miladin Popoviçit, me K.Q. të P. K. Jugosllave, 19 Prill 1943)

Ja ku na dolli tani, nga vetë raporti i Miladin Popoviçit, që Balli Kombëtar s'paska qënë fund e krye korb i zi por pëndët e trupit i paska pasur të bardha dhe vetëm kokën të zezë ! Por sesi mund të shkonin verbërisht gjithë këta njerëz të nderçim pas kryetarëvet trathtarë, këtë i-a lëmë për shpjegim llogjikës së Popoviçit.

Më poshtë :

- "Drejtuesit e Ballistëvet nuk donin të njihnin ekzistencën e të tjera organizatash përveç Ballit Kombëtar, dhe e shikonitn komitetin qëndror të nacjonal-çlirimtares si një organizatë tipikisht komuniste. Me Ballistët qenë zhvilluar në vend bisedime të gjata e të pafrytshëme. Ndër'to i shtyjmë për bashkëpunim, por drejtonjësit pastaj i bindin në të kundërtën. Ky Balli na ka bërë të humbasim shumë kohë dhe punë. Vetem se ky vepërim, në tërësinë e tij, nuk ka mbetur i pafrytshëm. Shumë fshatra kanë qënë çkëputur nga influenca e Ballit, jo nga që kemi zhvilluar një luftë të hapët kundër tij, por me guximin tonë në luftën kundër pushtuesit." (Sang. Trad. f. 77)

"Disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha, u epnin tepër rëndësi bisedimevet për marrëveshje me Ballin Kombëtar, ndërsa linin pas dore aktivitetin që duhej zhvilluar në rradhët e Ballit Kombëtar për të demaskuar kryesinë e sajë reaksionare dhe trathtare." (Sang. Trad. f. 78)

Partia komuniste nuk donte të zbatonte vendimet që kish marrë në konferencën e saj të përgjithëshme të Labinotit, përsa i përkiste krijimit të një ushtrije komuniste ose 'nacional-çlirimtare', pa u-marrë vesh me Ballin Kombëtar pse kish frikë mos zgjuante dyshime në Ballin dhe dështonte marrëveshja. Por Svetozar Vukmanoviç-Tempo dhe Blazo Jovanoviç e shtyjnë me pahir në këtë drejtim.

"Zbatimi i vendimevet të konferencës përsa i përkiste formimit t'ushtërisë nuk po ecte shpejt, nga qëndrimi i mvarur i disa antarëve të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha. Shkaku i këtij qëndrimi të pavendosur duhej kërkuar në përçapjet për marrëveshje me organizatën e Ballit Kombëtar."

"Disa ditë pas konferencës së Parë të përgjithëshme, arriti në katundin Labinot, ku ndodhej një pjesëe e K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Svetozar-Vukmanoviç-Tempo. Në bisedimet e tij në Labinot me disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Vukmanoviç-Tempo, bashkë me Blazo Jovanoviçin, nënvizoi edhe njëherë detyrat kryesore të partisë në çështjet ushtarake. Ai u-mundua të vërtetojë se ish i domosdoshëm formimi i komandës së lartë t'ushtërisë nacional-çlirimtare të Shqipërisë pa pritur rrjedhën e bisedimeve me Ballin Kombëtar, i cili ish duke organizuar me ngulme ushtërinë e tij dhe i zgjatte me qëllim bisedimet me lëvizjen nacional çlirimtare. Mos me ia hyrë menjëherë formimit të komandës së lartë t'ushtërisë nacional-çlirimtare, donte të thosh t'i shkoje pas qejfit Ballit Kombëtar dhe planevet të tij trathtare. Këtë nuk e kuptuan, pra, disa antarë të K.Q. të P. K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha e Dr. Ymer Dishnica, nga papjekuri e tyre politike dhe pse s'kishin kurrfarë prespektive. Ata besonin se ish m'e dobishme të mbaronin njëherë bisedimet me Ballin Kombëtar, pa pastaj të mendonin për formimin e komandës së lartë e të njësivet sulmonjëse, sepse po t'i a hynin kësaj pune shpejt, Balli Kombëtar mund të tërhiqej nga bisedimet. Po t'a shpejtojmë mëkëmbjen e ushtërisë, thoshin ata, do të ngjallim dyshime tek Balli Kombëtar, gjë kjo që do t'na e bëjë të pamundur marrëveshjen." (Sang. Trad. f. 53, nga bisedimet me Svetozar Vukmanoviç-Tempo)

"Për të njëjtat arsye, disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare ishin kundër krijimit të njësivet të lëvizëshme. Shoku Vukmanoviç-Tempo këshilloi si - të domosdoshëm kalimin prej kompanish fushore (që nuk bëjnë jetë ushtarake) në detashmente partizane, që duhet të bëjnë jetë ushtarake të tamamtë, të jenë vazhdimisht n'ofensivë, lehtësisht të trasferuarshëm. Gjithashtu duheshin formuar me doemos njësira ushtarake më të mëdha...etj.." (Sang. Trad. f.53)

"Nga ky qëndrim i Enver Hoxhës, u-arrit në formimin e kumandës së lartë vetëm katër muaj pas konferencës së Parë të përgjithëshme, dhe në formimin e brigatës së parë vetëm pesë muaj pas konferencës. Njësitë ushtarake të trasferuarshme e sulmonjëse u-krijuan vetëm pas një ndërhyrjes së re të shokut Svetozar Vukmanoviç-Tempo, i cili, nga gjysma e dytë e Korrikut të 1943-së, duke u-kthyer prej Greqie, arriti në katundin Kucakë, afër Korçës, dhe parashtroi rishtas në gji të mbledhjes së K.Q. të P. K. shqiptare pikpamjen e tij :

- Insistova rishtas mbi nevojën kalimit të domosdoshëm prej kompanish territoriale të fushavet në detashmente partizane të transferuarshëm dhe në njësira ushtarake më të mëdha e të rregullta. Mbasi aktiviteti përsa i përket organizimit të fuqisë në tokat e çliruara ish lënë mbasdore krejt, kam nënëvizuar nevojën e fillimit të menjëhershëm të një organizimi t'autoritetit ushtarak të prapavijavet, më parë se të mbaronin përpjekjet për marrëveshje me Ballin Kombëtar." (Sang. Trad. f. 54)

"Svetozar Vukmanoviç-Tempo, pasi u-pranuan definitivisht propozimet e tij nga anë e K.Q. të P.K. shqiptare, u-nis për në Maqedhoni." (Sang. Trad. f. 55)

Auktori mendon se ky qëndrim i antarëvet të K.Q. të P.K. shqiptare në lidhje me Ballin Kombëtar u-vinte nga papjekuri e tyre politike, nga mungesa e një pregatitjeje theorike, dhe nga që s'kishin prespektiva se qysh do të zhvilloheshin ngjarjet pas përzënjes s'okupatorit, as vendosmëninë në luftën kundër reaksionit të mbrëndshëm.

"Për këtë shkak u-arrit në kapitullimin e turpshëm t'antarëve të K.Q. të P.K. shqiptare, të delegatëve të K.Q. të nacional-çlirimtares, përpara drejtonjësve të Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukajt më 1 dhe 2 Gusht 1943. Në krye të delegatës të K.Q. të nacional-çlirimtares ndodhej një nga antarët e lëkundshëm të zyrës politike të K.Q. të P.K. shqiptare, Ymer Dishnica, intelektual nga familje bejlerësh, i cili kish jetuar gjatë në Francë, dhe ish ndënë influencën e social-demokracisë, siç ishin shumë intelektualë komunistë shqiptarë që kishin studjuar në Francë. Dërgata e K.Q. të nacional-çlirimtares ra kryekëput në pozicionet reaksionare të drejtonjësve të Ballit Kombëtar, duke pranuar krijimin e një t'ashtuquajturi 'Komitet i Shpëtimit Kombëtar', të cilit i u-dhanë të gjitha kompetencat për të drejtuar lëvizjen e çlirimit kombëtar, ndërsa komiteti qëndror i nacional-çlirimtares nuk zihej ngoje fare dhe s'flitej për të sikur edhe një fjalë. Në rezolutën e nënëshkruar nga dërgata e komitetit qëndror të nacional-çlirimtares me krerët e Ballit kombëtar, nuk shënohet aspakë lufta kundër okupatorit, as bëhet fjalë për lëvizjen nacional-çlirimtare dhe fitoret e saj në të kaluarën. Në vënd të përshëndetjes 'Vdekje Fashizmit - Liri Popullit', u-vu fjala nacionaliste 'Ja Vdekje - Ja Liri'. Ndër detyrat e 'Komitetit të Shpëtimit Kombëtar' figurante edhe krijimi i 'Shqipërisë së Madhe', parrullë me të cilën vepëronin pushtuesit italianë, gjithë qeveritë kuislinge, Balli Kombëtar dhe trathtorët e tjerë."

Nga mbarimi i Korrikut të 1943-së, në vegjiljen e konferecës së Mukajt, shoku Svetozar Vukmanoviç-Tempo kish arritur rishtas pranë selisë së K.Q. të P.K. shqiptare që ndodhej në katundin Kucakë. Në mbledhjen e K.Q. të P.K. shqiptare, me kërkesën dhe institimin e Koçi Xoxes, ai parashtroi pikpamjen e tij në lidhje me qëndrimin e tij kundër Ballit Kombëtar dhe qëndrimin rreth krijimit të brigatavet sulmonjëse, do me thënë njësivet ushtarake në lëvizje, t'ushtërisë nacional-çlirimtare të Shqipërisë. Në lidhje me shpjegimet në gji të kësaj mbledhje të K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Vukmanoviç-Tempo thotë :

- "Duk'me qënë që K.Q. i P.K. shqiptare, me Enver Hoxhën në krye, i-jep rëndësi të madhe marrëveshjes me Ballin Kombëtar, kam dashur t'i bind që ish shumë më e dobishme të forcohej lufta e armatosur kundër okupatorit në të gjtha anët e Shqipërisë, të zhvillohej një ativitet politik m'i fortë në qarqet e ulëta dhe në njësitë ushtarake të Ballit Kombëtar, të bëhet i mundur dallimi midis tyre, kështu që të shihej kush ishte për luftë kundër okupatorit, dhe të demaskoheshin përpara masavet elementet trathtare. Të shpartalloheshin në çast, me forcë ushtarake të gjitha ato njësi të Ballit Kombëtar që do të bashkëpunonin me okupatorin. Me një fjalë, duhej luftuar gjallërisht për të bërë ndarje e dallime ndër rradhët e Ballit Kombëtar, për të tërhequr në lëvizjen nacional-çlirimtare elementet patriotë, dhe për të ç'farosur me armë bashkëpunëtorët e ç'faqur t'okupatorit. Disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha e Dr. Ymer Dishnica, thoshnin që ish e dobishme të pritej gjersa ky dallim të bëhej vetë në rradhët e Ballit Kombëtar. Mbasi u-vu mirë çështja edhe nga ana e Koçi Xoxes dhe e shumicës së komitetit, u-muar më në fund qëndrimi që duhej. Komiteti Qëndror i P.K. shqiptare e dënoi trathtinë e turpshme të Mukajt." (Sang. Trad. f. 79)

Ja se ç'thotë edhe Miladin Popoviçi në raportin që i bën komitetit qëndror të P.K. jugosllave, më 19 Tetor 1943 :

- "Shokët delegatë ranë në Mukaj mbi pozicjonet e nacionalistëvet dhe qenë mbushur me opurtunizmë, duke u-kënaqur vetëm me ndonjë ndryshim fjale ose fraze të programit. Ndodhej atëherë këtej shoku Tempo. E rrahëm çështjen edhe me komitetin qëndror duke e studjuar krejt punën, gjendjen, etj., dhe vendosëm t'a kthejmë manifestën e të mos e njohim mënyrën e organizimit të 'Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë', as fonksonin e tij si autoriteti m'i lartë në luftën e çlirimit kombëtar, të mbledhim menjëherë konferencën dhe të zgjerojmë komitetin qëndror të nacional-çlirimtares." (Sang. Trad. f. 79 e 80)

- "Menjëherë pas konferencës së Mukajt u-thirr në Labinot konferenca e dytë e komitetit qëndror të nacional-çlirimtares, në gji të së cilës u-muar një qëndrim i qartë e i prerë kundër Ballit Kombëtar." (Sang.Trad. f. 80)

Pasi i rreshton të gjitha këto fakte, auktori i mëshon Ballit Kombëtar me gjuhën komuniste, e quan organizatë trathtare, bashkëpunëtore me okupatorin etj..

Le njëherë s'janë jugosllavët ata që gjykojnë se kush është trathtar e kush është patriot në Shqipëri, por, sido qoftë, një njeri që ka pesë pare mend, arsyeton kështu.

Sikur Balli Kombëtar t'ish një organizatë në bashkëpunim me okupatorin, pse do të kërkonin aq fort komunistët të merreshin vesh me' të, aqë sa s'donin të krijonin ushtëri, s'donin të bënin kumandë ushtarake, s'donin të merrnin asnjë inisjativë pa u-bashkuar me Ballin Kombëtar ?

Sikur Balli Kombëtar të kish bashkëpunuar me okupatorin, përse në Mukaj partia komuniste i u-nënshtrua vijës politike të tij, dhe s'kuxonte n'asnjë mënyrë të shqepej nga ajo vijë gjersa Vukmanoviç-Tempo dhe Miladin Popoviçi e shkulën që andej me shqelm ?

Në këtë mes, kujt i mbetet përgjegjësia e luftës vëlla-vrasëse, Ballit Kombëtar që s'i luan marrëveshjes apo partisë komuniste që, e-shtytur nga Vukmanoviç-Tempo, e-theu Lidhjen e Mukajt dhe e sulmoi befas Ballin Kombëtar ?

Ç'kuptim kanë fjalët e Vukmanoviç-Tempos kur thotë se 'duhet luftuar gjallërisht për të bërë ndarje e dallime ndër radhët e Ballit Kombëtar, për të tërhequr elementët patriotë në lëvizjen nacional-çlirimtare dhe për të çfarosur me armë bashkëpunëtorët e okupatorit' ?

Me fjalë të tjera a nuk do të thotë kështu :

- Të shikojmë në rradhët e Ballit Kombëtar cilët janë ata që mund t'i nënshtrohen partisë komuniste, dhe të tjerët t'i quajmë sikur bashkëpunojnë me okupatorin e t'i çfarosim me armë ? Dhe çfarosja filloi menjëherë. Pse Mehmet Shehu bashkë me Dushanin, menjëherë pas prishjes së marrëveshjes së Mukajt, zunë afër Lushnjes 68 ushtarë të Ballit Kombëtar dhe i-therrë të gjithë në një gjak, sikur ishin zoq pule dhe jo bujq Myzeqeje ? Një mizori të tillë se kanë bërë as Hunët e Atilët as Jeniçerët e Otomanëvet, s'di në se e kanë bërë Tartarët e Gengis-Khanit. Dhe pastaj përgjegjësinë e luftës vëlla-vrasëse e paska Balli Kombëtar ! Pse ky, kur pa që antarët e tij po binin ndënë thikën e përgjakur si bagëtia në kasaphanë, s'duhej të kish luftuar, por t'ulte xverkun ndënë satërin e Dushanit dhe t'i thosh : - 'prema kokën në qetësi' !

Një nga përpjekjet më djallëzore të komunistëvet ka qënë që t'a paraqesin Ballin Kombëtar si bashkëpunëtor të Gjermanëvet. Kurse e vërteta është që Balli Kombëtar i priti me luftë Gjermanët, në Barmash, në Qafë të Thanës, në rrethet e Vlorës, dhe pikërisht në këtë kohë partia komuniste e goditi me trathëti befas që mbrapa krahëvet. Atëhere ç'të bënte Balli Kombëtar, nëse ai luftonte me komunistët për të mprojtur vehten, duke goditur edhe Gjermanët nga ana tjetër, atje ku mundte dhe me ato fuqi që kishte.

Kjo ishte gjendja ku e kish hedhur vendin Partia komuniste me shtytjen e Serbëvet.

4. Balli Kombëtar dhe Kosova

Sa për pikëpamjen e Ballit Kombëtar në lidhje me problemin e Kosovës, shih se ç'thotë Libri i Bardhë i Ministrisë së Punëvet të Jashtëme Jugosllave :

- "Një nga parrullat themeltare të Ballit Kombëtar, që e kanë çfrytëzuar përsëtepri italianët dhe qeveritë e ndryshme kuislinge, ishte krijimi i një 'Shqipërie të Madhe', në të cilën duhej të përmblidheshin Kosova Metohija si dhe Çamëria." (San. Trad. f. 77.)

"Në konferencën e parë për formimin e partisë komuniste shqiptare, më 8 Nëntor 1941, u-dënua ashpër pikpamja e 'gabuar' që kishin patur gjer atëhere disa grupe komuniste, kur mendonin se 'zmadhimi i Shqipërisë do të kishte shtuar edhe numrin e komunistëvet e të proletarëvet, të cilët do të na kishin ndihmuar në krijimin e partisë ; kjo është pikpamje shoviniste më e errët dhe në të vërtetën i shërben imperializmit." (Sang. Trad. f. 44)

E shihni patriotizmën komuniste ?

Edhe ata grupe që, përpara se të formohej partia, 'e pranonin' një Shqipëri të madhe, nuk e kishin këtë nga dashuria kombëtare që kërkon të mbledhë mbrenda kufivet ethnike të gjithë bijt e shqipes, por nga pikëpamia e dobisë që do të kish pasur partia komuniste, se "zmadhimi i Shqipërisë do të shtonte edhe numrin e komunistëvet e të proletarëvet, të cilët do të ndihmonin n'organizimin e partisë".

Komiteti qëndror i partisë komuniste Jugosllave, në një letër të drejtuar komitetit qëndror të P.K.Shqiptare në Nëntorin e 1943-së, i jep udhëzime këtij të fundit se ç'qëndrim duhet të mbajë përsa i përket çështjes së Kosovës e të Metohisë. "Të vesh sot problemin e aneksimit, kjo do të thotë të hedhësh ujë në mulli të reaksjonarëvet... etj.."

Kjo letër e këshillon komitetin qëndror të partisë komuniste shqiptare që të mos shikojë tjetër gjë vetëm luftën kundër okupatorit pse lufta do të sjellë demokracinë e vërtetë në Jugosllavi e Shqipëri, dhe atëhere problemi i Kosovës nuk paraqitet fare, mbasi populli i asajë krahine do të mund të jetojë në vllazëri të plotë me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

"Sot në popullsinë Shqiptare të Kosovës e të Metohisë duhet zhvilluar një dashuri vëllazërore kundrejt popujvet heroikë të Jugosllavisë e për luftën e përbashkët kundrejt shtypësvet Gjermanë. Vetëm nëpërmjet të një lufte të këtillë populli shqiptar mund të sigurohet se lëvizja nacjonal-çlirimtare në Jugosllavi nuk është dhe nuk mund të jetë armike e tij, por mike dhe bashkëpërpjekëse në luftën për një t'arthme më të mirë të të dy palëvet. Jugosllavija e re që po krijohet, do të jetë një vend popujsh të lirë ku nuk do të ketë shtypje kombësish, as edhe për pakicat shqiptare." (Sang. Trad. f. 116, letër e K.Q. të P.K. Jugosllave drejtuar K.Q. të P.K. Shqiptare)

Origjinale është edhe kjo : - Partia Komuniste shqiptare pret udhëzime nga K.Q. i P.K. Jugosllave mbi qëndrimin që duhet të mbajë në çështjen e Kosovës !

Krijimi i Shqipërisë Ethnike që u-caktua në programin e "Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë", në Mukaj, me këmbënguljen e Ballit Kombëtar, qe ajo që u-dogji më tepër këshilltarëvet jugosllavë. Ata e quajnë këtë si një parullë me të cilën 'vepëronin pushtuesit italianë, gjithë qeveritë kuislige, Balli Kombëtar dhe trathëtarët e tjerë'. Natyrisht, për këshilltarët jugosllave ishin trathëtarë ata që kërkonin këputjen e Kosovës nga Jugosllavija. Por çudija është se këtë fjalë e kishin në majë të gjuhës edhe komunistët shqiptarë, të cilët flisnin si papagalli që përsërit atë çka dëgjon. Me këtë rast, na kujtohet përgjigjja aqë e thjeshtë sa dhe e bukur që Hysni Lepenica u-dha disa komunistëve, kur thoshin se të kërkosh Kosovën është trathëti, passi atë e kërkojnë edhe fashistët.

"Po mirë, tha Hysniu, fashistët hanë bukë, pinë edhe ujë, atëhere të mos hamë bukë e të mos pimë ujë edhe ne pse hanë e pinë ata ? ".

Megjithëse 'Shqipërija e Madhe' e fashistëvet me Shqipërinë Ethnike të Ballit Kombëtar janë dy ide aqë të ndryshme sa nata me ditën. Fashistët kërkonin 'Shqipërinë e Madhe' vetëm për të përdorur fjalë të mëdha që ishin bomba tymi të stilit fashist, pse, në të vërtetën, Shqipëria ndënë fashizmin, e madhe ose e vogël, ishte mollë në xhep të tjetërkujt. Kurse Balli Kombëtar nuk kërkon ndonjë Shqipëri të Madhe për hatër të madhësisë, por kërkon Shqipërinë e Shqiptarëvet, Shqipërinë Ethnike, një Shqipëri që të përmbledhë mbrenda kufivet të gjithë bijt e saj.

Sipas mendimit të komunistëvet jugosllavë Balli Kombëtar e kërkonte Kosovën i shtytur prej qarqeve reaksjonare të Perëndimit.

"Një nga mjetet me të cilat reaksjonarët e Perëndimit donin t'a minonin lëvizjen nacjonal-çlirimtare, ishte parulla shoviniste e Shqipërisë Ethnike, e veçanërisht e Kosovës dhe Metohisë. Kjo parullë, për shembull, zinte vendin e parë në programin e Ballit Kombëtar." (Sang. Trad. f. 115).

"Gjithë oficerët anglezë janë barabar t'interesuar në Kosovën. Interesohen shumë të dinë se ç'mendojnë Shqiptarët për'të, që nga fshatari gjer te kryetari i qeverisë, dhe në këto gjurmime janë këmbëngulët." (Sang. Trad. f. 117).

"Pranë disa grupevet terroristësh (kështu quhen në gjuhën komuniste ata që luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë) në Kosovë e Metohi, me 1944 e 1945, ndodheshin oficerë ndërlidhës të një fuqije të huaj perëndimore. Kryetari i gjithë bandavet terroriste (d.m.th. i fuqivet që luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë), Ejup Binaku, mbante kontakte të vazhduarshëme me misjonet e huaja në Tiranë. Një nga miqt'e ngushtë të Ejup Binakut ishte Haki Taha, mësues në Tiranë, i cili vrau trathëtish në Prishtinë, më 1945, heroin kombëtar (të cilit komb?!) Miladin Popoviç." (Sang. Trad. f. 118).

Kjo është puna që bënte Balli Kombëtar në Kosovë. Kurse partia komuniste, jo vetëm që e dënonte idenë e një Shqipërije Ethnike, por më 1945 dërgoi fuqi t'armatosura në Kosovë për të shtypur kryengritjen që kish frymëzuar Balli Kombëtar, dhe për t'i a dorëzuar Titos të nënështruar.

Nga fillimi i 1945-së, komanda e lartë e ushtërisë jugosllave kërkoi hyrjen e dy divizioneve shqiptare në Jugosllavi, gjoja për të ndihmuar në luftën kundër Gjermanëvet. Qëllimi i vërtetë ish që këta Shqiptarë të thyenin lëvizjen e Kosovës duke i treguar popullit Kosovar se Shqipëri e Jugosllavi u-bënë një gjë e përbashkët, dhe se s'ish më nevoja të kërkonin bashkimin e krahinës së tyre me Shqipërinë.

"Divizjoni i pestë shqiptar u-dërgua drejtë për drejtë në Kosovë e Metohi, ku, bashkë me njësitë e ushtërisë nacjonal-çlirimtare të Jugosllavisë, mori pjesë në çlirimin e Prizrenit e të Gjakovës." (Sang. Trad. f. 69).

Trathëtinë kundrejt Kosovës dhe krimet kundrejt kosovarëvet të pafajshëm i pohon vetë qeveria e Tiranës, si pa gjë të keqe, në përgjigjjen qe i jep qeverisë jugosllave 'mbi denoncimin unilateral të traktatit të miqësisë dhe të ndihmës reciproke midis të dy vendevet'. Vetëm se këtë faj i a heth Koçi Xoxes, i cili është bërë sot cjapi gjynahqar i të gjitha krimevet komuniste në Shqipëri, kurse këta të shkretët që kanë mbetur tani, janë engjëj të bardhë dhe s'kanë pasur gisht aspakë n'ato krime. Shif gazetën 'Zëri i Popullit', datë 23 Nëntor 1949, pikën 14 të notës që i është dhënë qeverisë jugosllave :

- "...Populli Shqiptar i Kosovës është masakruar dhe po masakrohet barbarisht, më keq se në kohën e Gestapos, nga organet e U.D.B.-së të qeverisë jugosllave. Me mijëra Kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht, pa gjyq nga organet e U.D.B.-së gjatë luftës dhe pas luftës. Në këto masakra të pashembullta të popullsisë të Kosovës ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gji të qeverisë shqiptare, trathëtari Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur, në cilësinë si ministër i mbrendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e U.D.B.-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën Shqiptare më tepër se 1000 Kosovarë të pafajshëm."

Këta janë komunistët e Shqipërisë, me ndihmën e të cilëvet oficerët jugosllavë paskan vrarë, vetëm në tokën Shqiptare, më tepër se 1000 Kosovarë të pafajshëm që kishin ardhur të gjejnë strehë në atdhenë-mëmë, si ata zoqt e mjerë kur i shtërngon dëbora ; po merreni me ment se ç'kasapanë është bërë në Kosovë. Qeveria shqiptare i paska ditur krimet që bënin komunistët jugosllavë në Kosovë, duke 'pushkatuar në masë, ilegalisht, pa gjyq, me mijra Kosovarë të pafajshëm, gjatë luftës dhe pas luftës' ; dhe, me gjithë këtë, gjer n'atë ditë që u-prish me Moskën, Titua ndodhej "jo në malet, as në qytetet e Shqipërisë, por në zemrat e popullit Shqiptar" - thosh Enver Hoxha.

Ah, Komuniste ! Vetëm ata qo ju kanë parë për s'afërmi ju njohin juve se ç'ini. Ju monstra që ushqeheni me mish njeriu ; ju fytyra t'errëta e katile që bini erë gjak, që frymëzoni tmerr, ju që, gjer dje, si xhelat-ndihmës të Jugosllavëve, lost satërin mbi Kosovarët, ju na dalkeni sot me një cinizmë të ndyrë, t'i tregoni Ballit Kombëtar detyrat kundrejt Kosovës !

Këto rreshta nuk i shkruam për t'u dhënë ndonjë përgjigjje komunistëvet, se tek komunistët s'ka vend arsyeja. As për t'i treguar popullit në Shqipëri se ç'janë komunistët, pse ai ka vjetë me radhë që po i sheh. Ai e di qe komunistët nuk vepërojnë as pas kokës së tyre as pas llogjikës kombëtare, por zbatojnë pikë për pikë atë çka u vinte dje nga Belgradi, sot nga Moska. Sikurse Balli Kombëtar që u-gdhi befas një mëngjes - me shtytjen e Vukmanoviç-Tempos - organizatë trathëtare, bashkëpunëtore e të huajit, etj., ashtu pesë vjet më vonë Titua, që në mbrëmje ndodhej 'jo në malet, as në qytetet e Shqipërisë, por në zemrat e popullit Shqiptar', me një telegram që erdhi nga Moska pas-darke, u-gdhi fashist, murtajë e nëmur, e djall i zi !

Populli Shqiptar i a ka njohur aqë mirë partisë komuniste natyrën e qenit, të papagallit e të majmunit, saqë s'ka nevojë t'i a tregojmë ne. Por këto rreshta i shkruajmë për ata Shqiptarë që, gjatë këtyre dhjetë vjetëve, kanë jetuar jashtë Shqipërisë dhe s'kanë asnjë ide mbi zhvillimin e ngjarjevet atje brenda. Dhe qe, t'influencuar nga gramafoni i propagandës së Tiranës, nga ndonjë politikan-hamall si Tuk Jakova ose ndonjë cinxami ferre si Behar Shtylla, i hedhin gurë edhe ata Ballit Kombëtar, kësaj organizate martire që, në këto dhjetë vjetë, u-bë kështjellë e përgjakur kundër çdo vale imperjaliste që i u-turr Shqipërisë.

Marrë nga gazeta FLAMURI Janar 1950