2017-01-26

Nga Flori Bruqi : U kall Kosova me liderët inertë, të cilët nuk dijnë të bëjnë diplomaci ?




Shkrimtari i mirënjohur nga Tirana z. Rexhep Shahu ka thënë, se zyrtarët aktualë të Kosovës si Edita Tahiri e  Kadri Veseli do të tërhiqen dhe do të bëjnë lojëra gjithmonë, pasi ata nuk kanë fuqi të jenë të vendosur, dhe nuk janë të lirë të jenë të vendosur nëse nuk marrin leje, aprovim apo miratim nga KFORI dhe Ambasada Amerikane.

“Edita Tahiri sa herë flet bën shaka, ndërsa Veseli shakanë e ka më të sofistikuar, sepse ata as me fol nuk janë aq të lirë dhe të pavarur’, ka thënë Shahu.



Marrëveshja e Brukselit për heqjen e barrikadës dhe Plani për revitalizimin e urës së Ibrit që është nënshkruar më 25 gusht 2015 në Bruksel parashihte heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës nga ana e BE-së si dhe revitalizimin e rrugës kryesore të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës që sipas marrëveshjes do të ishte rrugë për këmbësorë që është kompetencë e komunës, sipas ligjeve të Kosovës.

Related imageImage result for tomislav nikolic karikatura



Jo vetëm që s’ka ndodhur revitalizimi, por situate është përshkallëzuar me ndërtimin e një muri. Shtohet pyetja se në çfarë sirtari, është pluhurosur kjo marrëveshje dhe ku janë strukur firmëtarët?

Image result for aleksandar vucic karikatura

Ministrja, Edita Tahiri, njëra nga nënshkrueset e marrëvshjes, nuk arrin të kuptojëe as veten e saj se çfarë thotë. Herë pas herë ajo komenton dhe përgënjeshtron vetveten.


Related image

 Kështu, me 13 dhjetor 2016, Ministrja për Dialog Edita Tahiri, u deklarua nëpërmjete një komunikate, se Qeveria e Kosovës ishte duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin e krijuar në Mitrovicë ku është ndërtuar një mur illegal, duke cenuar lëvizjen e lirë dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.

Related image
“Po punojmë së bashku me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e këtij problemi dhe ju sigurojmë se nuk do të ketë mur në qytetin Mitrovicës, ky mur do të hiqet dhe i gjithë procesi i revitalizimit të urës dhe rrugës për këmbësor në anën veriore të qytetit do të realizohet në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Zyra e kryeministrit ku citohej ministrja Tahiri.

****


Muri i ndërtuar në Mitrovicë nga ana e serbëve, është paralajmëruar që do të rrëzohet gjatë muajit janar, por deri më tani një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Related image
Këtë plan kohë më pare e kishte prezantuar Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri. Këtë paralajmërim e kishte përforcuar edhe më shumë rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ku sipas të cilës muri duhet të rrënohej. Por ky plan për rrënimin e këtij muri deri më tani ka mbetur veç në letër.


Deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka thënë, se jo vetëm këto marrëveshje, por pothuajse asnjë marrëveshje që Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç e më vonë Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç kanë nënshkruar dhe nuk janë zbatuar, e në veçanti ato marrëveshje të cilat kanë prodhuar obligime edhe për Serbinë. Sipas saj, i tërë dialogu i deri tashëm me Serbinë nuk ka sjellë asnjë lloj përparimi as në integrimin e serbëve vendor, as në forcimin e shtetësisë së Kosovës.



Përkundrazi ai dialog e ka forcuar ndikimin e Serbisë jo vetëm në pjesën veriore të vendit por në të gjitha ato lokacione ku ka serb e në shumë çështje Serbia është bërë hisedarë në vendimmarrje edhe në tërë Kosovën dhe pa miratimin e saj nuk mund të vendosin institucione e Kosovës siç ishte p.sh. rasti i formimit të ushtrisë. Ky dialog i ka sjellë Kosovës dëme të shumëfishta dhe do na duhet kohë dhe shumë punë për të riparuar të gjitha këto dëme të shkaktuara fillimisht nga vetë udhëheqësit e institucioneve tona.




Shenjëstrohet Ministrja Edita Tahiri

 Zotimet dhe qëndrimet e Ministres Edita Tahiri, para publikut dhe para institucioneve në veçanti para deputetëve të Kosovës e kanë humbur besueshmërinë prandaj edhe në rastin "Muri" aspak nuk jemi të  bindur, se thëniet e zonjës Edita  Tahiri janë për t’ ju besuar dhe se zëri i saj është i shurdhër dhe gënjështar.

Image result for karikature edita tahiri


Ministrja Tahiri duhet të tregojë një të vërtetë, a ka pasur eventualisht ndonjë marrëveshje rreth shkallëve, kur kanë arritur marrëveshje për ridizajnimin e urës dhe çka do të ndodhë në atë amfiteatër të hapur.

Duke parë se rëra, dhe disa shufra metalike u shndërruan në mure, kurse muri u shndërrua në një arrë të fortë politike, saqë duart e buta të qeveritarëve tonë si duket vështirë, ta shtypin e zbërthejnë. Prandaj është bërë si e duhur që me këtë çështje të merret Kuvendi i Republikës me debate të pafundme, me vërejtje e sugjerimi për murin, përfaqësimi dhe formatizimin e bisedimeve duke nxjerra një rezoluta. Por tani pyetja është, nëse muri sipas zonjës Tahiri nuk është politik, atëherë ekziston një ligj në kuadër të Ministrisë së Ambientit, që do të kishte fuqinë më të madhe se një rezultat për të vepruar.

Ai ka vlerësuar, se deri sa nuk ka fuqi ligji për rrënimin e murit, atëherë rezoluta është e pafuqishme dhe nuk ka magji të rrënjosë murin, por shteti ligjor dhe fuqia e shteti e pamëshirshme në raport me ata që cenojnë shtetin dhe ligjin.

Prandaj prononcimet dhe caktimet e afateve kohore edhe të kryekuvendarit më shumë janë mediale, qëllimi i të cilit është që të blejë kohë dhe eventualisht të kalohet në harrës, duke gjetur modifikim të ri politik për murin. Besoj, se aktualiteti është favor i mirë që shteti të tregojë fuqinë, jo kundër serbëve, por kundër atyre që e kanë thyer ligjin.

 Institucionet vendore kërkojnë koncesus ndërkombëtarë për të ndërmarrë një hap të tillë, kur dihet politika e Kosovës është e varur nga bashkësia ndërkombëtarë.

Askush nuk e di, se kur do të rrënohet muri dhe neve po na japin vetëm lajme për opinion, se duhet të rrënohet e nëse zgjat në shkurt kjo nuk dihet më, se a do të rrënohet. Pra nuk ka asnjë qëndrim institucional për ndonjë datë të caktuar për të rrënuar atë mur. Nuk ka gatishmëri por as guxim për të nxjerr një vendim të tillë i cili kalkulohet tërë kohën me deklarata politike me dialogun se mund të prishet kjo. Pala e Kosovës është deklaruar pro dialogut , rrënimi i murit nënkupton të kundërtën , pra nuk ka guxim politik për të rrënuar murin.

 Znj. Edita Tahiri ka thënë çfarë i është dashur për të zgjidhur situatën politike të momentit, si edhe dëshirën e saj prej emocionit, se është njeriu që zgjidh diçka në rrafshin kombëtar, por jo një arsyetim të konsoliduar që argumenton afatin kohor dhe kushtet.

Sa i përket Kuvendit them, se shumë herë deputetët nuk kanë logjikë kur votojnë rezoluta që i trimëron si patriotë. Kuvendi thjesht ka legalizuar nismën e ministres për dialog, që më duket se nuk kupton qartë rëndësinë e dialogut edhe në këtë rast. Muri nuk është një ngrehinë e thjeshtë që kur e ngrenë një qytetarë pa leje e prish shteti, por edhe në këtë rast jo pa vendim gjykate. Këtu kemi të bëjmë me probleme emocionale psikikë të politikave të dy shteteve fqinj dhe nuk mund të veprosh në mënyrë të njëanshme pa marrë parasysh efektet e prishjes, dhe këtu hyn në punë dialogu dhe diplomacia.

Përllogaritja diplomatike e një veprimi është e dobët dhe klima e fqinjësisë që flasim nuk e favorizon një gjë të tillë dhe sigurisht që shteti do bëjë pasivin.

Çështjet nuk kanë vetëm elementin legal por edhe të pajtueshmërisë me zgjidhjen. Çështja e krenarisë kombëtare në këtë rast ngel në klasë diplomacinë e znj.Tahiri.

Image result for karikature edita tahiri


No comments:

Post a Comment