2017-01-25

Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi : “Dialogu s’ka alternativë, pajtimi cak i tij”


Presidenti i Kosovës, Hashim  Thaçi, ka thënë se dialogu ka arritur që të ulë tensionet, por se duhet që ai të ketë një cak të qartë, dhe ai të jetë paqja në rajon dhe pajtimi mes dy shteteve.

“Jam i kënaqur që qëllimi kryesor i takimit për uljen e tensioneve është arritur. Por na mbetet shumë të punojmë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore. Është e rëndësishme që të kërkojmë ndalimin e veprimeve nga Serbia që qëllim kishin destabilizimin e situatës në Kosovë. Këtu përfshihen të gjitha veprimet e ndodhur në periudhën e fundit. Të dy palët jemi dakorduar se dialogu nuk ka alternativë”, ka thënë ai.

“Në këtë fazë përfundimtare të dialogut shpresoj se me ndihmën e ndërmjetësueses në fund të negociojmë marrëveshjen politike përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve të plota dhe pajtim të plotë të Kosovës dhe Serbisë dhe popujve tanë. Vetëm një marrëveshje e tillë është paqe për rajonin. Kjo është garancë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”

Presidenti ka deklaruar se pala kosovare do të respektojë zotimet nga takimi i së martës mbrëma me atë serbe.

Më tujtje  Thaçi ka theksuar se shpreson që edhe fqinji verior i Kosovës ta bëjë të njëjtën dhe të përmbahet nga veprimet provokuese.

“Pala kosovare do t’i respektojë në tërësi zotimet nga takimi i brendshëm. Shpresoj që një gjë të tillë ta bëjë edhe Beogradi. Përmbajtja nga mesazhet që ngrisin tensionet është në të mirë të të gjithëve”.

“Zotimi ynë është dërgimi i mesazheve për uljen e tensioneve. Në të njëjtën kohë besoj që Serbia do të respektojë zotimin për mosprovokim”.

Sa i përket rrëzimit të murit, zt.Hashim Thaçi ka thënë se ende fuqishëm është prapa fjalëve të tij se ai duhet rrëzuar.

“Të gjitha deklaratave që kam dhënë deri sot, nuk u heq asnjë pikë. Autoritet kosovare duhet të respektojnë në tërësi Kushtetutën e Kosovës. Por do të ishte mirë që ata që e kanë ndërtuar murin, ta heqin atë”.

Federica Mogherini Official.jpg


Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq kërkoi nga shefja për politikë të jashtme Federica  Mogherini që ta dënojë sjelljen e Prishtinës


Nërsa Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq i ka kërkuar shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini që të reagojë publikisht dhe të dënojë për siç thuhet “sjelljen joprofesionale dhe të papërgjegjshme të palës shqiptare, dhe në qoftë se kjo nuk ndodhë, do të jetë një shenjë e qartë se shqiptarët nuk duan bisedime , por ata duan me çdo kusht që të rrezikojnë paqen e brishtë dhe stabilitetin”.

Kështu raporton Radio Televizioni i Serbisë duke iu referuar burimeve jozyrtare.

Në Bruksel mbrëmë në një takim të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit është arritur pajtim për të ulur tensionet mes palëve, për të vazhduar dialogun, si dhe për atë që të dyja palët të përqendrohen në punët që i presin.

No comments:

Post a Comment