2017-01-27

Greqi, ushtarët me origjinë shqiptare që bënë shqiponjën rrezikojnë dënimin








































Simboli i shqiponjës, i bërë nga disa ushtarë ka indinjuar grekët. Bëhet fjalë për një foto, ku ushtarët bëjnë shenjën e shqiponjës me duar.
Mediat greke shkruajnë se ata mbështesin idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Në artikullin e tyre shkruhet se shumë shqiptarë bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi për t’u pajisur me dokumente greke por pavarësisht kësaj, ata nuk janë fare mirënjohës për një vend që u dha aq shumë shanse në jetë.

Ata raportojnë se ky nuk është rasti i parë. Ka shumë raste të tjera ku ushtarët shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar në Greqi, kanë bërë veprime të tilla.

Ngjarja ka ndodhur në një repart elitar të këmbësorisë së ushtrisë greke në Mesologji të Greqisë, ku 7 ushtarët e ushtrisë greke, por me origjinë shqiptare, janë fotografuar mbrëmjen e së premtes së kaluar dhe në vazhdim kanë publikuar foton e bërë brenda ambienteve të repartit ushtarak duke bërë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqipes dy krenare.

Ngjarja e pazakontë ka shqetësuar së tepërmi krerët e ushtrisë greke, te cilët kanë urdhëruar menjëherë hapjen e një hetimi, ndërsa komandanti i repartit dhe shefi i shtabit te forcave tokësore greke, rrezikojnë postet e tyre.

U deshën pak orë, që autoritetet helene të kenë emrat e 7 shqiptarëve me shtetësi greke të përfshirë në këtë incident.

Ata janë ndaluar dhe u morën në pyetje prej autoriteteve ushtarake greke.

Janë kontrolluar edhe telefonat e tyre celulare, nëse janë fotografuar ambiente të repartit ose armatime të gjendura në të, si dhe telefonatat e tyre, nëse kanë komunikuar me persona të cilësuar si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare greke.

Sipas një njoftimi të shtabit te përgjithshëm të ushtrisë, hetimet janë hapur për mënyrën e futjes se telefonit brenda ambienteve te repartit, si dhe për shkallën e përfshirjes së 7 kadetëve në propagandë anti-greke.

Mësohet se 7 kadetët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm.

Me interes pritet edhe kthimi nga SHBA ku ndodhej për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, i ministrit grek të mbrojtjes Panos Kamenos.

Ky i fundit njihet si përkrahës i linjës patriotike, shpesh herë e konsideruar si ekstremiste për mbrojtjen e identiteti helen në ushtri, ndaj dhe pritet që dënimet ndaj 7 kadeteve do të jenë shumë të ashpra.

No comments:

Post a Comment