2017-01-30

“Haber Turk” : Bashar al-Assad është në spital për shkak të infarktit cerebral.


Bashar al-Assad in Russia (2015-10-21) 08.jpg

“Haber Turk” shkruan se gazeta libaneze “Al-Mustaqbal” ka bërë me dije se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është në spital për shkak të infarktit cerebral.

Edhe një gazetë tjetër libaneze “Al-Diyar” e cila është pro regjimit të Bashar al-Assad ka konfirmuar lajmin, shkruajnë mediat turke.

Gazetari i njohur i “Al Jazeera” Faisal al-Qassem gjithashtu ka njoftuar në ‘Twitter’ për 4.5 milion ndjekësit e tij se Assad është në gjendje kome.

*******

Vendndodhja - Siria

Gjuha zyrtareArabishtja
KryeqytetiDamasku
SistemiRepublikë
PresidentBashar al-Assad
KryeministërMuhammad Naji al-Otari
Sipërfaqja
  - ujore
185,180  km²  - ( 87 -ta )
 0.06  %  - (  -ta )
Popullsia
 Dendësia
18,448,752 (2005)  - (55 -ta)
 100 b. / km²  
HDI (2003 )0.721 (106 ), Stampa:Mesëm
MonedhaPound i Sirisë
Zona kohoreUTC + 02:00
Pavarësia
 nga Franca
1 Janar 1944 - (shpallur)
17 Prill 1946-(pranuar)
Në OKB nga24 Tetor 1945
Himni kombëtarHomat el Diyar
Kodi i internetit TLD.sy
Prefiksi telefonik+963
Siria, zyrtarisht Republika Arabe e Sirisë, është një shtet në Azinë perëndimore që kufizohet me Libanin dhe në perëndim ka dalje në Detin Mesdhe, me Turqinë në veri, me Irakun në lindje, me Jordaninë në jug dhe me Izraelin në jugperëndim. Kryeqytet i Sirisë është Damasku (Në vitin 2001 ka patur 1. 934 000  banorë)

Sipërfaqja e Sirisë për)bëhet nga një zonë bregdetare me një rrip të ngushtë, të dyfishtë malesh që ulen në perëndim drejt Detit Mesdhe dhe një rrafshnaltë shumë e madhe në lindje. Klima është kryesisht e thatë, rreth tre të pestat e të vendit kanë më pak se 250 milimetra rreshje në vit. Toka pjellore është burimi më i rëndësishëm natyror i vendit, dhe janë bërë përpjekje për të rritur sasinë e tokës së punueshme nëpërmjet projekteve të ujitjes.

Popullsia është e përzier dallohen arabët sirianë, kurdët dhe armenët. Për nga feja dominojnë anëtarët e fesë së myslimanëve me rreth 80% të ritit/drejtimit sunit, pastaj vinë me radhë të krishterët, jahuditë dhe anëtarët e një besimi të quajtur drusë (Drusen).

Në bregdet, luginat e lumit dhe fushat e ujitura mbillen misri, mëndafshi, pemët dhe rrushi. Blegtoria veçohet për kultivimin e dhenve dhe dhive. Si pasuri natyror ka naftën dhe gazin natyrorë. Në Siri po ashtu ndër të tjerat është e zhvilluar industria e tekstilit dhe e produkteve ushqimore. Partner të tregtisë kryesisht janë vendet Evropiane, Turqia, Arabia Saudite dhe Libani.

Ka dy porta të njohura bregdetare, në Latakia edhe në Banias, ndërsa porta ajrore ndërkombëtare ndodhet në kryeqytet.

Kohët e fundit Siria është në luftë civile mes qeverisë dhe opozitës dhe popullsia sa vjen e pakësohet nga numri i lartë i refugjatëve.


Në antiken e hershme dhe në përgjithësi, po thua se deri në ditët tona, kjo sipërfaqe ka qenë arenë e luftimeve të fuqive të kohës. Si do që të jetë gjatë antikës për përparësi në Lindjen e Afërt luftonin ndër të tjerët heithët (Hethiten), egjiptianët, asirianët dhe persianët. 

Që nga viti 301 para erës sonë llogarite të ketë qenë pjesë e perandorisë selekuidëve helenë, ndërsa nga viti 64 para lindjes së Jezu Krishtit pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe ishte provincë romake. 

Nga viti 363 bie në duart e arabëve nga të cilët më 1516 e merr perandoria osmane dhe e mbajnë deri me ardhjen e trupave franceze më 1918 ku e lartësojnë mandatin e Lidhjes së Kombeve. Më 1926 nga mandati lëshohet Libani dhe më 1946 Siria shpallet Republikë e pavarur. 

Në vitin 1958 Paria siriane vendosë që të bashkohet me Egjiptin për të formuar Bashkimin e Republikave Arabe, bashkësi e cila zgjatë deri më 1961 kur Egjipti vendosë marrëdhënie bilaterale me Izraelin. Në luftën e arabëve kundër jahudive (Izraelit) të njohur si lufta Gjashtëditëshe më 1967, Siria humbë sipërfaqen e quajtur bregu i Galanit. Pas luftërave të brendshme politike, në krye të fuqisë depërton gjenerali H. al-Asadi (Assad) me një puç në vitin 1970.

Nga viti i zgjedhjes së presidentit autoritarë më 1971 me kujdes pason një "Hapje". Gjatë vitit 1967, Siria përzihet në konfliktet e zhvilluara në shtetin fqinjë (Liban) dhe pushton pjesën më të madhe dhe me Marrëveshjen e Miqësisë të majit 1991 fillon zbutjen e prezencës ushtarake në këto pjesë.

 Po ashtu më 1991 hynë në grupin e shteteve që ishin kundër Sadamit (Irakut), në aleancën kundër-irakiane në luftën e II-të të gjirit persianë. 

Po në këtë vit merr pjesë në Konferencën për Paqe në Lindjen e Afërt dhe nga kjo kohë përpiqet të rregullojë paqen me Izraelin, ku synim ka kthimin e territorit të bregut Golanit. 

Nga viti 2000 president i shtetit ishte Bahar al Asadi (Bachar al-Assad). Siria edhe ka luftua edhe lufton por edhe do te luftoje.)

Siria, është Shtet Arab që qeveriset nga Republika.Kryetari i Shtetit është Bashar Al Assad.Edhe pse Siria është Republikë shumë partiake, pushteti është në duart e Partisë Bathiste.Kryeqyteti i Sirisë është Damasku.Siria ndahet në 13 krahina.Është Anëtare e OKB'së.

No comments:

Post a Comment