2017-01-21

Kush e bëri Planin operativ për ndaljen e trenit Ruso-Serb !

Related imageImage result for shpend maxhuniImage result for naim rexha



Projektin për ndaljen e trenit e ekezekutoi -aprovoi Ministri i Punëve të Brendshme ,zt.Skënder Hyseni  si  dhe Drejtori i Policisë së Kosovës z.Shpend Maxhuni  ndërsa Planin Operativ e bëri zëvendës Drejtori  i Policisë së Kosovës ,zt. Naim Rexha  si dhe nënkoloneli zt.  Sami Shabanaj nga Policia e Kosovës.

Ndërsa Njësitë Speciale  të Policisë elite të Kosovës  e kryen me nderë  urdhërin operacional konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës  për ndaljen e trenit Ruso -Serb!


Image result for sami shabanaj


Sami Shabanaj( në mes) 




(Floripress:Flori Bruqi)


*************


Image result for treni ruso serb


Kush e ndali trenin!?




Kush e ndali trenin!?


SHKRUAN: FLORIM ZEQA

Java që e lamë pas përfundoi me provokimet luftënxitëse të Serbisë, e të cilat nuk do të ndalen me trenin e "zi", të ilustruar me fotografi dhe shkronja nacionaliste. Treni i nisur me pompoziteti dhe shfrenim nacional-shovinist dhe ikonografi tradicionale serbe, të cilat i kishte përzgjedhur Qeveria e Serbisë me "promovimin" e të ashtuquajturit " trenit rus" dhe linjës hekurudhore nga Beogradi për në qytetin e Mitrovicës, ishte eksperiment dhe veprim i radhës i Qeverisë së Beogradit në suazat e luftës speciale serbe kundër Kosovës. Provokimet serioze të Serbisë nisën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar me ndërtimin e murit ndarës në veri të Mitrovicës, për të vazhduar me ndalesën e Ramush Haradinajt në fillim të janarit në Francë me urdhër të një fletarrestimi serb e deri të treni i "zi", që për qëllim kishte destabilizimin e rajonit me provokimin dhe nxitjen e shqiptarëve për trazira të paparashikuara. Nga tri provokimet e Serbisë, dy prej tyre u çmontuan falë trysnisë ndërkombëtare, në veçanti SHBA-së, përderisa muri ende mbetet në të njëjtat nivele të një muaji më parë.


Image result for treni ruso serb


Nuk ishte Qeveria e Kosovës ajo që e ndaloi trenin provokues serb

Si zakonisht, pas përfundimit të betejës, në sipërfaqe dalin rrahagjoksët për marrjen e meritave për fitoren e ndaljes së trenit. Sikurse Qeveria serbe, që e përdori trenin për konsum të brendshëm politik, ashtu edhe Qeveria e Kosovës e bëri të njëjtën gjë. Pas ndaljes së trenit nga lart (SHBA-ja), Qeveria e Kosovës dërgoi forca të mëdha policore në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, gjoja për të treguar forcën e saj,...krerët e lartë shtetëror ngrinin zërin sikurse gjeli në pleh për diçka që absolutisht nuk është meritë e tyre. Nuk është hera e parë që Hashim Thaçi tenton të marrë meritat e të tjerëve për gjërat pozitive në Kosovë, siç ndodhi me ndaljen e trenit! Kjo, përveçse një tendencë për përmirësimin e rrënuar të imazhit të tij, Hashim Thaçi hapur e injoroi partnerin e koalicionit, më konkretisht kryeministrin e vendit zotin Isa Mustafa për vendimin e Qeverisë për "ndaljen" e trenit, ashtu siç e kishte anashkaluar presidentin e atëhershëm, Fatmir Sejdiu, me rastin e shpalljes së Pavarësisë. Disa nga kanalet televizive të Kosovës dhe analistët e afërt me Thaçin thanë se presidenti ishte ai që e ndalojë trenin, duke e paraqitur atë si njeriun më të fortë të Kosovës, me qëllim të gjetjes së pretekstit që Kosova nesër të shkojë drejt një republike presidenciale! Në fakt, si shpallja e pavarësisë së 2008-s, ashtu edhe ndalja e trenit provokues serb ishte meritë e bashkësisë ndërkombëtare. Sikur të kishin forcën e ndalimit qeveritarët tanë, me të nisur treni do t'i bënin të qartë Serbisë dhe mbarë opinionit publik se treni nuk do të hyjë në Kosovë. Vakumi i një "vendimi" të tillë bëri që shqiptarët brenda një dite, nga të urryerit e Qeverisë të shndërrohen në lavdëruesit e saj... Argumenti shtesë që e vërteton faktin se nuk ishte Qeveria e Kosovës ajo që e ndaloi trenin provokues serb është muri ndarës në veri të Mitrovicës dhe përmendorja e Car Lazarit, si pararojë e atij muri famëkeq.

Politika me Vuçiqin, Nikoliqin e Daçiqin, nuk dallon aspak nga politika luftënxitëse e Milosheviqit

Treni provokues i Serbisë le të na shërbejë kambanë për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim kombëtar,...shtron nevojën e unifikimit te faktorit politik shqiptar kundrejt provokimeve të koordinuara të ish-pushtuesve veriorë dhe tejkalim të ndasive dhe mosmarrëveshjeve brendashqiptare. Me trenin provokues Serbia na tregoi edhe një herë se nuk ka hequr dorë nga planet e saj hegjemoniste ndaj Kosovës dhe se është burim i përhershëm i konflikteve në Ballkan. Rasti i trenit provokues "ruso-serb" tregoi se politika aktuale serbe me Vuçiqin, Nikoliqin e Daçiqin nuk dallon aspak nga politika luftënxitëse e Milosheviqit e viteve të '90-ta. Reagimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të përgjegjësive kushtetuese ishte një veprim i domosdoshëm institucional. Në situata të tilla liderët e kanë obligim të jenë shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet e tyre,...duke paragjykuar situatën dolën joseriozë para opinionit publik dhe qytetarëve të vendit. Derisa treni po qarkullonte ende në territorin serb, deklaratat e disa liderëve partiakë ishin paragjykuese, të ngutshme dhe aspak produktive. Opozita duhet ta luajë rolin konstruktiv dhe korrigjues ndaj çdo veprimi ose mosveprimi të Qeverisë. Në situata të tilla, të gjithë e kemi për obligim të jemi shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet tona. Rendësi ka që treni provokues "rusoserb" nuk hyri në tokën e Kosovës, pak rendësi ka kush e ndali, a e "ndali" Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Skënder Hyseni apo Shpend Maxhuni.... Më i rëndësishëm se gjithçka tjetër është koordinimi i veprimeve të institucioneve tona me SHBA-në, garantuesin e lirisë së shtetit tonë. Trenin nuk e ndalem ne, atë e ktheu prapa Amerika, sikurse që zotin Ramush Haradinaj nuk e ekstradoi Franca në Serbi falë ndërhyrjes së SHBA-së. Thank You USA. Atyre që e rrëzojnë murin në veri me plot të drejtë rapsodi popullor do t'ua këndojë këngën "Kush e rrëzoi murin dhe Kosovë e bëri...."



*******

1/14/17


Çizmet zbritni nga tavani!

Treni i telasheve...


Insttucionet e Kosovës treguan nivelin e lartë të përgjegjësisë në mbrojtjen e Kushtetutshmerisë, ligjshmerisë, sovranitetit dhe integritetit të vendit.

Treni i tillë politikë,treni i agresionit ndaj Shtetit të Kosovës,nuk mund dhe nuk duhet të shkel në tokën e Kosovës.

Përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës,ministrit përkatëse.

Policia e Kosovës meriton respekt, falenderim dhe përkrahje për vendosmerinë dhe punën e bërë,jo vetëm me këtë rast. Jemi shtet i pelqen apo jo Serbisë.



Sot u ndjeva krenar për reagimin shoqëror, për djemtë e ROSU-së, e për vendimin e ndalimit të trenit provokues. Por me kaq, agresioni serb s’përfundon; agresioni i tyre veç sa ka rinisë... Mund të ndalim secilën përpjekje të Serbisë në Kosovë. Na duhen vendime të tjera, politike, ekonomike, të sigurisë – na duhen të gjithë mendtë, e gjithë forca, gjithçka që kemi – që tregojmë se këtu, megjithatë, është  shteti i Kosovës .(Flori Bruqi)




Krenar me Policinë e Kosovës


Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar kontrollimin e shinave të trenit në Veri të Mitrovicës, pasi janë publikuar pamjet ku shihen persona të panjohur që kanë montuar minë përgjatë hekurudhës ku pritet të kalojë treni i Serbisë
Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po kontrollojnë 40 kilometra hekurudhën ku do të kalojë treni i Serbisë që është nisur tashmë në Kosovë, njofton Televisioni i Serbisë “RTS”, transmeton Gazeta Express.
Ky vendim është marrë pasi në disa faqe në Facebook, por edhe Gazeta Express ka publikuar pamjet ku disa persona të panjohur shihet se kanë montuar minë në shinat ku do të kalojë ky tren për të hyrë në Veri të Kosovës.


Serbia ka ngritur masat e sigurisë në Kosovë duke pozicionuar përgjatë maleve në të dy anët e hekurudhës Leshak-Mitrovice, pjesëtarë të njësive speciale të kamufluar si ‘Gjuetar’, kanë njoftuar burime të infojeta.net, nga veriu i vendit.

Sipas burimeve “në tërë gjatësinë rreth 60 km nga Mitrovica deri në pikëkalimin kufitare në Jarinje të Leposaviqit, Qeveria e Serbisë ka urdhëruar njësit speciale të saja që veprojnë në Kosovë, si janë: pjesëtarë të Xhandarmërisë, njësisë së ‘Ujqërve’ dhe asaj të ashtuquajtur ‘Fenix’, këto dy të fundit që janë pasardhëse të njësisë së Tigrave të Arakanit që të mbrojnë hekurudhën gjatë kalimit të Trenit Rus”.


“Është i njëjti skenar sikurse në luftë në Kosovë, kur forcat ushtarake-policore e paramilitare serbe, bënin ndërrimet vijën e frontit në Drenicë, për gjatë dy anëve të rrugës disa orë më parë Serbia poziciononte forcat e saja në mënyrë që ndërrimi njësive të saj të bëhej i sigurt”, ka përshkruar burimi pozicionimin e njësive serbe.
Qeveria e Serbisë haptazi është duke provokuar luftë në Kosovë, duke pozicionuar ën territorin e Kosovës forca speciale përgjatë dy anëve të hekurudhës në male e duke anashkaluar kështu tërësisht Policinë e Kosovës, FSK-së si dhe Forcat e NATO-së, pra KFOR-in.
Banorët e tri fshatrave shqiptarë më në veri të Kosovës e që gjenden në Komunën e Leposaviqit, Bistricë, Ceraj e Koshtovë e Vllahisë, i kanë thënë infojeta.net, se ndihen të frikësuar dhe të pa mbrojtur nga Institucionet e Kosovës.
“Dreq e i birë  nga Serbia kanë ardhura këtu me armë si kallashnikov e snajperë e po shtiren sikurse Gjuetar, ndërsa që makina ‘Lada Niva’, që është e pozicionuar në vendin e quajtur qafen e Orlave, është makina e Mbrojtjes Civile Serbe-(Civilna Zashtita)” ka thënë burimi.
Nuk na ka mbetur tjetër vetëm se të vetëmbrohemi, pasi që organet e sigurisë së Shteti të Kosovës nuk po na mbrojnë e as pjesëtarë e KFOR-it” ka thënë burimi i infojeta.net, nga Koshtova e Vllahisë.
Vetëm në këtë pjesë të këtij fshati sot që nga ora 10:00, pra në ‘Qafën e Orlave’, nga ky shihet qartë hekurudha janë pozicionuar mbi 20 veta të kamufluar si Gjuetar, e po ashtu kanë të veshura edhe rroba kamuflazhi.
Infojeta.net, sjell edhe fotografi të makinë së Civilna Zastitës e që është duke u shfrytëzuar nga Gjuetarë Serbe







Këtë akt agresioni ndaj shtetit të Kosovës, Serbia po e feston në forma të ndryshme. Nesër, para promovimit të kësaj linje, do të organizohet vozitje e lirë me lokomotivën e dhuruar nga Rusia, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, Serbia është kujdesur që ky tren të përmbajë provokime të rënda për shtetin e Kosovës, duke e “lulisur” me motive kulturore dhe fetare të Serbisë dhe Kosovës.


treni8


Në tren po ashtu janë vendosur edhe mbishkrime provokuese si “Kosova është Serbi” në disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, kineze…



Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se nuk pret që autoritetet kosovare të parandalojnë hyrjen e trenit në Kosovës, pasi që sipas tij, një trajtim i tillë do të thotë nacionalizëm, shovinizëm dhe cenim i lëvizjes së lirë.

Treni do të qarkullojë në linjën Beograd-Mlladenovac-Lapovo-Kragujevc-Kralevë-Rashkë-Mitrpvicë…




Treni ruso- serb, provokim flagrant për Republikën e Kosovës!



Në Mitrovicën veriore do të kaloj një tren me pasagjerë e jo tanke, gjërat që po ndodhin janë të pabesueshme, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, në pjesën e veriut në Jarinje janë dërguar njësi speciale të Kosovës për të arrestuar shoferët e trenait dhe pasagjerët.

“Për të provokuar konfliktin Prishtina në veri ka dërguar 17 automjete të blinduara”, ka thënë Vuçiq.



treni3


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, se ka marrë vendim që ta ndalë trenin me qëllim të, siç tha, “shmangies së konfliktit”.

"Vendimi im ishte, dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet”, tha Vuçiq.

Kryeministri Vuçiq, tha pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit se “Prishtina ka provuar të shkaktojë konflikt”.


treni4

Ai u bëri thirrje, siç tha, shqiptarëve të Kosovës që të “mos provojnë të sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”

“Drejt Mitrovicës është nisur një tren udhëtarësh dhe jo një tank, por po ndodhin gjëra të pabesueshme. E kam njoftuar Mogherinin se jam i zhgënjyer me reagimin e BE-së ndaj këtyre zhvillimeve. Gjatë natës do ta njoftojmë Rusinë, nesër Kinën dhe nënpresidentin e SHBA-së dhe t’i njoftoj se “Prishtina po luan lojëra lufte”, tha Vuçiq.


treni5

Vuçiq, që foli në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë tha se Serbia do paqe:

“U bëj thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe vërejtja ime e fundit për shqiptarët dhe edhe lutja për ta në Kosovë është që të mos tentojnë t’i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë".


treni6

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pasi iu kthye treni – pranë kufirit me Kosovën – për në Beograd, ka kontaktuar ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, të cilit i tha se shqiptarët po provokojnë një konflikt të ri.

“Ju njoftojnë se shqiptarët, njësitet speciale të tyre kanë tentuar ta minojnë një pjesë të hekurudhës”, ka thënë ai.



“Shqiptarët i vendosën trupat e tyre në Luzhan, në trekëndëshin Podujevë-Orllan-Vushtrri. I dërguan në Jarinjë, ku pritej treni, që ta arrestojnë makinistin e udhëtarët. Shqiptarët, pa leje të askujt i kishin 17 makina të blinduara të tipit ‘Kobra’ me elitarët ROSU që të provokojnë konflikt. Vendimi im ishte, me çka mburrem, ta ndali trenin në Rashkë e ta kursej e njerëzve tanë”, ka shtuar Vuçiqi.

Amasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i shqetësur për futjen ilegale të trenit të Serbisë nëpër territorin e Kosovës.

Delawie ka thënë se është koha për normalitet dhe jo për përballje.

“I shqetësuar për çështjen e trenit. U bëjë thirrje të përmbahen të gjitha palëve. Nevojë për normalizimin dhe jo për përballje . #Kosovo”- ka shkruar Delawie në Twitter.

Image
***





Muri, treni si rezultat i bisedimeve


Si duket liria e lëvizjes si e drejtë fundamentale e lëvizjes së lirë në mes qytetarëve dhe shteteve nga Qeveria dhe institucionet relevante të Kosovës si duket qenka kuptuar edhe treni rus që është ndalur në Rashkë të Sërbisë  me parullën "Kosova është Serbi"

Është shqetësuese ky veprim dhe fyerje nga autoritetet serbe që po i bën vendit tonë që për çudi këto ngjarje Qeveria e Kosovës po vazhdon e të i kalojë në heshtje, nuk do mend kjo punë dhe nuk pres reagime nga miqtë tanë ndërkombëtarë përderisa në Kuvendin e Kosovës flitet për meditjet e deputetëve, ndërsa fletë arrestet e lëshuar nga Serbia nuk kanë të ndalur për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Një ndër reagimet që arrita të shohë është ai në gazetën Zëri, që për mua ishte paksa i çuditshëm nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ku kishte thënë së: "Muri, treni... për shkak të fitoreve që i kemi arrit në bisedime", është apsurde dhe e konsiderojë jo serioze këtë deklaratë nga shefi i grupit parlamentar të partisë së parë ne vend, për arsye se nuk e di se për cilat te arritura e ka fjalën ky zotëria, kur se fundi kujtojmë murin që ndau Mitrovicën, demarkacioni, decentralizimin e një varg dështime që po vijnë si rezultat i këtyre bisedimeve.

Duke kërkuar nga kjo Qeveri, që për hir të kauzës sonë kombëtare, për hir gjakut të dëshmorëve dhe gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë të veprojë dhe ta tregojë autoritetin që e ka, duke ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi në menynë urgjente.(Fatlum Krasniqi)


Çizmet zbritni nga tavani!


1. KFOR-i, dhe EULEX-i, janë adresa e parë, mbi të cilin rëndon siguria dhe stabiliteti i Kosovës.

2. Qeveria e Kosovës, pêrmes instrumenteve (që po thotë janë) shtetërore!

Rast tipik, për t'u testuar broçkulla "institucionaliste" e LDK-s, dhe ajo e "sovranitetit" e PDK-s!

3. Ndryshe, na duhet një Komandant trim, i qiftit të MUSTAF (Hoxha) NISHEVCIT, i cili në vitin 1981 anipse, në moshë të shtyrë dhe i paralizuar, në cilësinë e Komandant të (MT) për ditë të tëra në kufirin e Merdarit, mbajti në bllokadë totale ushtrinë e ish Jugosllavisë!!!

4. Në rast se treni hy pa pengesa , shoqëria civile duhet të avokoj; Një bojkotim total të çdo malli (dhe kompanie tregëtare shqiptare, partnere e Serbisë) serb në Kosovë!

5. Ndryshe, mund të dalin edhe opsione tjera...! Ku nuk përjashtohet as rezistenca aktive vetëmbrojtëse! Çizmet zbritni nga tavani...për çdo rast, ngase, ky vit ka filluar të "nxehet" kogja heret!(Fadil Maloku)



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Treni serb nuk futet në Kosovë, mjaft është mjaft!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se treni i nisur nga Serbia nuk do të futet në Kosovë, në asnjë rrethanë dhe formë.

“Vendimi është i qartë, i prerë.Një provokim u tillë nuk mund të tolerohet, mjaft është mjaft. Ky tren nuk do të mund të futet në territorin e Kosovës, institucuionet e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat kushtetuese, treni i Serbisë nuk do të mund të futet në asnjë kusht dhe çmim në Kosovë”.

Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk do të lejohet cenim i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Normalizmi mund të bëhet në frymë euro-atlnantike dhe jo në frymën e mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit”.

Ai nuk ka dashur të komentojë për klanin deklaratat e kryeministrit Vuçiq, lidhur me trenin.

“Beogradi flet cka të dojë, nxjerr jusitifikim për moszotësinë e vet por treni nuk futet në Kosovë, falë vendoshësmiër dhe vendime të institucioneve”.


Në Jarinje vërehet numër i shtuar i Policisë së Kosovës duke përfshirë edhe njësitë speciale.

Burime të medias njoftojnë se krerët e Policisë kufitare të Kosovës ndodhen tani në Jarinje, ku sipas këtyre burimeve, policia ka urdhër për ndalim të trenit.


Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha: Treni, një provokacion i ulet dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas trenin ilegal me mbi shkrimin “Kosova është Serbi” ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.

Berisha ka thënë se përshëndet dhe mbështet plotësisht qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të autoriteteve të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“Treni i Serbomadhise, nje provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe "Kosova eshte Serbi" dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!

Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves!”, ka shkruar Berisha

Të kemi kujdes nga provokimet e Serbisë, Policia po e përcjellë situatën

Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se që nga dita e paralajmërimit të nisjes së trenit nga Beogradi, Kosova i shikuar të gjithë mundësit operimit për ta ndalur këtë tren që të hyjë në Kosovë.



“Çdo veprim që kemi bërë ka shkuar në drejtim të mbrojtjes së Kushtetutshmërisë, por edhe në evitimin e një konflikti të rëndë politikë”, ka thënë Hyseni.

“Të gjitha këto veprime dhe plane dhe opsione të mundshme të ndërhyrjes i kemi bërë larg për hirë të suksesit të operacionit”.
Protesta në Prishtinë

“Varësisht nga zhvillimet në terren kemi vendosur edhe për numrin e forcave që do të dërgojmë atje”.

“Është tren ilegal i palicencuar dhe nuk mund të futet në territorin e Republikës së Kosovës.”

“Natyrisht kur kemi të bëjmë me provokime të rënda nga Serbia ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë për klanin Hyseni.

“Gjithsesi ne do të vazhdojmë ta përcjellim situatën në atë pjesë”


ARRHK: Linja hekurudhore e Serbisë 
në Kosovë, ilegale

Në anën tjetër, Rregullatori Hekurudhor i Kosovës, nëpërmes një komunikate ka bërë të ditur se është duke e përcjellë situatën me kujdes, ndërsa ka theksuar se është tejet i shqetësuar me paralajmërimin serb për vendosjen e linjës hekurudhore Beograd – Mitrovicë, që është në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 04/L-063 të Hekurudhave të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit për hekurudhat e Kosovës, organi i vetëm kompetent në Kosovës për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe për dhënien e certifikatave dhe lejeve të sigurisë për nënsistemin e hekurudhave është Agjencia Rregullative për Hekurudhat e Kosovës (ARH). Në këtë kuptim, duam t’i njoftojmë institucionet, qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara, se në bazë të këtij ligji, me Nenin 91, qartë dhe në mënyrë strikte ndalon punën e ndërmarrjeve hekurudhore në territorin e Republikës së Kosovës, para se të licencohen dhe të pajisen me certifikata të sigurisë”, thuhet në komunikatën e Rregullatorit të Hekurudhave të Kosovës, që do të thotë se është i ndaluar ofrimi i shërbimeve hekurudhore në territorin e Kosovës pa licencë të domosdoshme, si dhe pa certifikatë dhe pa leje.

“Ne, Agjencia e Rregullatorit të Hekurudhave (ARH) konstatojmë se kompania në fjalë (në këtë rast “Srbija voz”) është ilegale dhe se çfarëdo kërkese, ose kërkesë për leje, ose vërtetim për siguri nuk do të pranohet tek ne për punën me trenat, sikurse kompanitë të cilat tashmë janë licencuar dhe janë pajisur me certifikata të sigurisë tek ne, si organ përgjegjës rregullativ. Andaj ato ndërmarrje do të punojnë pa leje dhe certifikatë të sigurisë, gjë që është e jashtëligjshme dhe e papranueshme për ne”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Agjencisë Rregullative të Hekurudhave të Kosovës.

Marko Gjuriq: Shqiptarët të mos e ndalojnë trenin

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë të premten se nuk pret që autoritetet kosovare do të ndalojnë hyrjen e trenit, siç thotë ai, “në Kosovë e Metohi”. Në një rast të tillë, Gjuriq ka thënë, “se do kishte të bënte me nacionalizëm, shovinizëm dhe kufizim bazë të të drejtave të njeriut”.

“Kemi dhjetëra autobusë në ditë që shkojnë nga Beogradi në Prishtinë dhe Mitrovicë, si dhe nga qytete tjera. Unë nuk shoh pse duhet të ketë një ndryshim në lidhje me këtë linjë, e cila synon lidhjen më të mirë të pjesëve të vendit tonë”, ka thënë Gjuriq, duke e quajtur Kosovën “vendi ynë”.

Në anën tjetër, Faruk Mujka, nënkryetar i Mitrovicës, tha se vendimi i Serbisë për linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë është cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit të Kosovës. “Ky projekt është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po bën zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë kufiri me Serbinë, nga Leposaviqi është zhvendosur në lumin Ibër, ku është ndërtuar një mur ndarës.

Ndërsa, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit, sikur të ishin brenda të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Mujka, duke shtuar se linja hekurudhore nuk ka të bëjë me kurrfarë integrimi për të cilin flasin qeveritarët tanë.

Mujka: Linja, një prej treguesve se si mund të dukej “Zajednica”

“Përkundrazi, kjo linjë është dëshmi që Serbia e injoron krejtësisht kufirin dhe shtetin e Kosovës dhe përpiqet që t’i tërheqë drejt vetës serbët e Kosovës. Kjo Serbi po i bën të gjitha projektet që e cenojnë sovranitetin në veri të vendit.

Linja hekurudhore është vetëm një prej treguesve se si mund të dukej “Zajednica”, e cila sjell ndarje reale, por edhe simbolike. Flamujt dhe kishat ortodokse në trenat e ri, janë vetëm kujtesë që ndarja është etnike dhe nuk bëhet fjalë për hekurudha përbashkuese. Fatkeqësisht shteti ynë atje përfaqësohet vetëm me bashkëpunim në kontrabandë, legalizim të strukturave paralele, duke i veshur në uniformë të Policisë së Kosovës, faljen e infrastrukturës së PTK-së shtetit të Serbisë, bashkëpronësi me Serbinë mbi “Trepçën” dhe Ujmanin. Serbia është në ofensivë totale, ndërsa ne nuk jemi askund”, ka thënë mes të tjerash nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka.

No comments:

Post a Comment