2017-01-25

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade : Provokimet e Serbisë kanë si prapavijë prag zgjedhjet presidenciale në Serbi.



Kështu mendon kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade e ftuar në Tonight Ilva Tare.

Të njëjtin mendim ndan edhe Andri Nurellari, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se pjesa më e marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë kanë rezultuar të suksesshme.

"Kuptohet përpara zgjedhjeve siç është Serbia, situata të tilla krijohen edhe artificialisht në raste të tilla. Ata nuk janë shkëputur nga disa skena të së kaluarës që Ballkani i ka lënë pas. I gjithë rajoni ka shprehur vullnetin për t’iu bashkëngjitur integrimit në BE. Integrimi ka qenë instrument efikas për t’i sjellë popujt së bashku. Kemi një situatë shqetësuese dhe për fat të keq nuk është vetëm për marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Kemi akoma pa zgjidhur situatën pas zgjedhore në Maqedoni, kemi procese regresive me mospjesëmarrjen e opozitës në Mal të Zi dhe mos njohjen e zgjedhjeve. Klasat politike duhet të angazhohen për të bashkëpunuar dhe për të ruajtur stabilitetin." tha Dade


(Arta Dade lindi më 15 mars të vitit 1953 në Tiranë, është politikane shqiptare, gruaja e parë në historinë e Shqipërisë që ka mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Gjatë viteve 1972 - 1975 ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Angleze.


Gjatë viteve 1975 - 1985 punoi si mësuese në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", Tiranë. Pastaj gjatë viteve 1985 - 1997 punoi si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjuhës Angleze.

Në vitin 1991 bëhet anëtare e Partisë Socaliste të Shqipërisë, një vit më pas bëhet Anëtare e Kryesisë së kësaj partie. Në vitin 1993 bëhet anëtare e Forumit të Grave të Majta Europiane. Në vitin 1996 kandidon për deputete në kuadër të Partisë Socialiste duke kaluar me sukses zgjedhjet dhe gjatë viteve 1997-2001 mban postin Deputete në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë. Gjat këtij mandati nga korriku i vitit 1997 deri në prill të vitit 1998 mban postin Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Nga shtatori i vitit 2001 deri në korrik të vitit 2002 emërohet Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Veç kësaj, Arta Dade ka mbajtur postet: zëvendës kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Anëtare e APF-së (Asambleja Parlamentare e Frankofonisë), Zëvendësuese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë viteve 1998 - 2001 emërohet zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë vitit 1998 ishte gjithashtu dhe Sekretare Ndërkombëtare e PS-së (rizgjedhur disa herë).

No comments:

Post a Comment