2017-01-20

Ministri i Punëve të Jashtme Prof.dr.Enver Hoxhaj në Francë flet me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault për zt.Ramush Haradinajn dhe bashkëpunimin ekonomik



 Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Paris ku është takuar me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault, me të cilin kanë disutuar për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale sidomos në planin ekonomik.

Po ashtu, në takimin mes dy ministrave është diskutuar edhe për rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe mbështetjen e Francës për lobim për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Hoxhaj ka thënë se së shpejti do të organizohet një forum i përbashkët ekonomik mes dy vendeve ndërsa është shprehur optimist për lirimin e tij të shpejtë.

“Pata një takim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, me të cilin biseduam si të lëvizim prej një bashkëpunimi të shkëlqyer politik në atë ekonomik. U pajtuam për një forum ekonomik të përbashkët që do të mbahet së shpejti. Franca do ta mbështesë Kosovën në shumë fusha, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që biseduam edhe për rastin e ndalimit të ish-kryeministrit Haradinaj. Jam optimist se ai do të lirohet së shpejti”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Ministri Enver  Hoxhaj me homologun francez: Franca, partnere strategjike e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar sot homologun e tij francez Jean-Marc Ayrault.

“Sot kam pasur një bisedë të shkëlqyer me minsitrin e Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault. Kemi diskutuar për raportet bilaterale. Franca është një partnere strategjike e Kosovës”, ka shkruar ministri Hoxhaj.

No comments:

Post a Comment