Poeti i mesazheve njerëzore

Nga : Vangjel Pici





Në librin ‘’ Gratë e poetëve’’ poezia e Arqile Gjatës është brenda njësisë së saj, e ngjeshur në vetvete me atë mendim dhe figuracion vetijak . Vizjonet e autorit janë të befasishme dhe lëvizin tër gjallëri nëpër vargje . Edhe pse një pjesë e tyre duken si të mbyllura, përsëri të ftojnë të meditosh pak dhe më pas të marrësh me vete ndjenjat e përfytyrimet e ngrohta të vargjeve . Poeti me pak vargje pushton një mendim të tërë plot reagime, përleshje dhe gëzime .
Që të gjitha poezitë janë shpërthime të çastit dhe të gjitha janë tokësore, sepse janë njerëzore, burojnë nga uni i tij, që është pjesë e gjithësisë . Në trungun e poezive lëviz një tematikë e gjërë, që niset nga qielli dhe pastaja mbyllet te Sheshi i Kateqit dhe te kënga smokthinjote .
Atdheu është nyja që e mbanë të lidhur poetin me tokën, me detin e Vlorës, me njerëzit e tij më të dashur, dhe pse jeton jashtë Atdheut . Mendja dhe zemra e tij bredhin ullishteve të vendlindjes dhe brigjeve të atij deti të veshur me perndimet ngjyrë portokalli . Ky mesazh e bënë autorin të jetë krenar për atë tokë, ku lindi dhe ëndëron të vdes .
Ndër gjithë poezitë e librit spikasin vargjet e poezive ‘’ Banesa’’, ‘’Pa titull’’, ‘’ Gratë e poetëve’’, ‘’ Poetë të harlisur ‘’, ‘’Në ditëlindjen tënde’’, ‘’Për Mësuesin’’, ‘’Ai ajër u bë imi’’, ‘’Skelar’’ e tjera ; që, për kkthjellësinë e mendimeve dhe ndjeshmërinë njerëzore, përçojnë te lexuesi emocone të veçanta .
Këto poezi sëbashku me të tjerat krijojnë peisazhin e kopshtit poetikë të Arqiles, të këtij njeriu të ndershëm, të urtë e tërë energji të brendëshme e pasion për letërsinë artistike .



*****


Shpirtdhimbja e poetit që krijon bukurinë në fjalë




Nga Prof.Dr. Fatmir Terziu


Mu deshën pak kohë që të lexoja poetin Arqile Gjata . E pashë poezin e tij në vite
pashë edhe energjinë e tij të veçantë . Është një poetikë që delnga shpirti, nga ndjenja,
nga të gjitha anët e komponentit përbërës të shpirtit të tij të dhimbshëm, përvuajtës .
Mësë fundi rilexova ciklin më të ri të tij, ‘’Nata e dhimbjes’’ dhe fiksova sërish këtë poet
që flet qartë, që ka stilin, gjuhën dhe vargun e tij . Është një poet që krijon dhe
lëvron vargjet e lira, sepse ato janë të çliruara nga metri, dhe pse natyra e çiltër e tij
është e tillë, e lirë, e çliruar nga gjetja dhe humbja e kohës , Vargu i poezisë
së tij në tëshumtën e rasteve është i çliruar nga ritmi i regulltë, por ka në thelb
ritmin fjalëmesazhier, është i çliruar nga rima, por ka sensin e një të lexuari të
rrjedhshëm, me nge, kuptueshëm . Në poezinë e Gjatës, gjejmë muzikalitetin e një
poezie me varg të ndërlikuar që mbështetet në organizimin e njësive ritmike të
rëndësishme dhe në ritmin që organizon njësitë kuptimore dhe tingëllore .
Mjafton të lexosh ciklin e tij të fundit dhe të kuptosh këtë . Tek poezia ‘’ Fjalët’’
e gjejmë atë dukshëm . Tercina( strofa treshe) e tij flet qartë .

‘’ Kur fjalët bëhen re të zeza,
e vijnë me pickima mbi dritaret e shpirtit,
ato bëhen gra të përdala…’’

Dhe po ta shohësh këtë poezi se është realizuar në Athinë më 8-11-2008 ora 20 ;40,
Natyrshëm e kupton edhe shpirtin e përdhimbur të potit, shpirtin e një krijuesi që
tashmë flet qartë dhe ka gjuhën e tij të vërtet, tipike . Me ndjenjën e leximit të
poezisë së tij dhe me ndjenjën e një poezie që më ndjeu pash se vargjet e tij
janë një peshë e rëndësishme fjalësh që ashtu si atëhere kur u shfaqën në poezinë
evropiane me emërtimin në gjuhën franceze( ku dhe ka lindur) verslibre-varg i lirë .
Këto vargje lindën atëhere si shprehje e nevojs së bredëshme të poetit,
si domosdoshmëri e srukturimit të përmbajtes, dhe tashmë në ciklin e Gjatës
kanë një arsye më shumë të lindin dhe të fiksohen si të tilla, pasi ato pasqyrojnë
botën e tij të brendëshme e të ndjeshme . Ky strukturim i tij në poezi lidhet me

poezinë moderne, që ushqehet pikërisht nga rrethana të tilla .
Por këto shenja të tilla poetike, që shmangen nga tradita e vargëzimit i
gjejmë edhe në poezi të tjera të këtij cikli dhe të krijimtarisë së tij .

Madje ato kanë lidhje
me krijimtarin e hershme poetike shqiptare që tentoj këtë shmangje nga
tradita e vargëzimit . Asdreni te ‘’Psallme murgu ‘’(1930) krijoj dhe strukturoj
në këtë mënyrë . Kadare krijoj ‘’Llora’’ dhe në mënyrë prefekte realizoi një
dukuri që tashmë duket e zakonshme në poezinë e Gjatës . Poezia ‘’Llora’’
e Kadares ka ngjashmëri në strukturë dhe në filozofinë e shprehjes
me poeznë e Gjatës, ‘’Poetët e harlisur’’.

‘’ Poetët e harlisur
brigjeve të fjalës,
dhëndur të poezisë syshkruar,
mos ma prishni buzëqeshjen e varrit të nënës .
Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lotë dhe shpresë,
Jo copra litari për fjalën e lirë….’’

Duke parë poezinë e Gjatës në kënd më të ngushtë, shikon edhe
Fuqinë e personifikimit të tij poetik, që krijohen në lidhje të ngushtë me
shpirtin e tij, me ndjeshmërinë e tij . Janë ‘’dhëndur të poezisë syshkruar’’
që poeti u vesh poezive syshkruara, këtyre gjërave pa shpirt, sikur ndjejnë
dhe janë tamam ajo plotsja e shpirtit dhe ndjnjës së poetit .
Një tipar tjetër dallues në këtë cikël poetikë të krijuar nën peshën
emocionale është edhe elokucioni, që ka të bëjë me zgjedhjen e fjalëve
dhe vendosjen e tyre në varg, në mënyrë të tillë që të ushtrojnë ndikim
sa më të madh . Dhe këtu shihen qartë, sidomos tek poezitë ‘’Pagjumësia’’
‘’Rrugëve të fjalës’’, ‘’E shkriva moshën’’- siç janë shprehësia, veçantia, pastërtia
gjuhësore, eleganca, veçantia ideale, harmonia etje.
Stilistika letrare e poezisë së Gjatës është një funksion i qartë dhe
një harmoni e nevojshme në lidhje me gjithë detajet e poetikës . Këtu merr
jetë poezia e tij dhe mbetet si një krijim ritmik i botës së tij të brendëshme
e të ndjeshme , Edgar Allan Poe thotë :’’ Poezia është krijimtari
ritmike e së bukurës në fjalë ‘’
Dhe këtë e kryen edhe poezia e këtij poeti në shpirtdhimbje .


*******



Vëllimi I TRETË ME POEZI


Cikli i parë
Duke soditur gratë e poetëve

Vijnë grate e poetëve
palë - palë ,
mbushur shpirtin me këngë.

Këto gra me Luk të ndryshuar
ditë e natë përtypin ëndrra
për burrat trullosur nga psherëtimat .

Gratë e poetëve idilike
’’Natyrë e qetë ’’ në kopshtin me ajër të poezisë ,
feksin si mollë e ndalueme,
shëmbur mbi shtrat të joshura
nga dashuria e burrave poetë.
Nuk u del shpirti pa u botuar libri..
me fjalor muzike
‘’Gratë janë fajtore ‘’
prill 2007

UNË SHQIPTARI

I pasur s' jam...
Jam njeri I përplasur,
me parime i djersitur
pa titull dhe Zot .
Jetoj si kitarë,
melodi mbedh në çdo stinë .

Unë dhe Ti (komshi I lashtë ) jemi të një moshe,
në varfëri gjithë rrugën e kemi bërë bashkë .
Μe ty dhe me mua
jeta është dy gjysma hëne
dhe tjetra Perëndi...!

Athina
Në kohën e athinasve
kishte me shumicë mendjendritur…

Perënditë greke të moshuara,
rrezatojnë dhe sot fuqi e dritë
Në këtë grumbull perëndish
dëshira është një banderole e gjatë ..
Tek ti, Athinë gjeta dhe bukë
dhe punë dhe paqe.
Por...
kam frikë,
se mos në këtë rrëmujë
do të mbetemi te pa rrëfyer… !


NË MUZEUN E MONUMENTEVE

Gurë dhe gurë deri lart në majë .
Butësisht si pëllumba të fjetur
statuja të gurta më përshëndesin...

Skelete monumentesh derdhur nëpër shesh
ku rishpiket jeta e puthur nga vdekja

Me mall statujat më buzëqeshin,
dhe pse s’më flasin, ndihem i lumtur.

Në këtë fushë gurësh,
druhem t’i zgjoj monumentet...
Nuk i prek dot ëmbëlsisht si në lashtësi,
se mos shpirti më mbetet në një libër guri.

PALLATI QË RA

Pranë këmbëve të mia
rritej çuditërisht një pallat
Pas disa vitesh ballkonet
u vodhën nga zyrtarë të lartë,
i përdorën si relike…
Banorët nga kënaqësia
nuk ngopeshin se ngrëni suvatë
skeleti i pallatit donte më shumë dritë....
- Ta rrëzojmë pallatin.!!
Thanë banorët
Kur në pallat ndërrohej frymëmarrja,
pa pritur ai ra...
Për çudi, ashensori punonte si më parë
banorët venin e vinin në shtëpitë e tyre

SHkurt 2007


NE PYLLIN ME PISHA

Një dite feste,
ai e shkundi xhaketën
në pyllin me pisha...
Bocet ngjyra - ngjyra
iu treten neper flokë.
të zbardhura nga mjergulla
e ardhur nga larg .
I veshur ai, me lecka prej gjaku
i kokainës prostitutë,
që mbledh plagë
në sheshin me rrenoja të të vrarëve.

* * *
Në kujtim të tyre
monumente gurësh
me lule artificiale ku lexohet :
- E vrava se më shikonte në sy...!

NË KOHË FËMIJËNORE


Duke luajtur me veten,
kohë të kaluara më trokasin në sy .
Ato ma ndezin fytyrën
e atyre viteve me shumë diell .
Si fëmijë që ngopesha me freski,
më pëlqente të rendja nëpër dritë .
era e fëmijërisë një e qeshur
e largët tretur në lëngun e jetës,
më ledhatojnë sa herë jam i pafuqi .


PËR MËSUESIN

Dua të ndez një këngë
si stuhi.
Në këto ditë feste.
pres të çelet dita
të puth duart e mësuesit….!
Mallin në sup e mbaj
dhe sot,
që rend në tokë të huaj,
përplas krahët i fëmijëruar,
thërras :
- Mësuesi …është ajri që këndon…. !

mars 2007


DO T’I SHKOJ EZMERKËS

Me kostumin e festës
do t’i shkoj ezmerkës
ta ftoj në vallëzim
ta rotulloj nëpër dëfrime….

Dalëngadalë me këngë
brenda saj ,
sy më sy unë i prapi
të ngjishem në gjirin përvëlim .

Me ezmerkën njësh të shkrihem,
i rri afër
të mësoj si ta shkruaj këngën .


NË NJË MBRËMJE POETËSH

Njerëzit,
në një mbrëmje dëfrimi na thanë :
- Pagjumësia e poetit
çlodhet nga ëndrrat e grave
veshur me kostume nate
e mbështjellë e tëra
nga puthjet e dritës,
në kërkim të grave me kapele
të dehura nga aroma e ditëve
të qershorit,
me muzikë zbavitëse për njerëzit
e ajrit alpin që,
si skelete në lundrim
i afrohen fantazisë
së grave afrodizjane.
Kështu na thanë njerëzit
e ajrit
në një mbrëmje poetësh .

prill 2007


TË VDES I DASHURUAR

Në çdo agim,
askush nuk e di pse duhet të ndahet
nga jeta e rezikshme dhe e bukur,
bëjmë mirë që s’e kujtojmë .
Ajo na buzëqesh, kur kemi humbur guximin,
fytyrën e gjithë dashurive .

Nuk dua të iki nga kjo jetë,
ditët e bardha të dashurisë kujt t’ia lë vallë ?
Nuk dua të mbetem natë e përjetëshme
dhe bashkë me mua jeta e shëmtuar .
Dua të vdes pranë oxhakut të dashurisë .


Në ditëlindjen tënde

Sot,
është ndezur qielli
nga gulçimat e frymëmarrjes .

Bëlbëzojnë zogj,
që shpejtojnë
të gjejnë folenë
tek buzët e tua .

E dashur,
po vi tek ty fluturimthi !




Mbretëresha e Egjeut
Në kujtim të poetes Milla Bala




Në Athinë jeton një pemë me gjethe
të pa tretura tingujsh...

Hedh hapin e pak viteve të shkuara,
në ditët e poezisë së Millës .

Mbretëresha e Egjeut
notonte nëpër det,
herë si dallgë dhe here si këngë .

Shpirti yt krijesë ëndrrash,
kartolinë për poetët .
Milla…!
Shumë mote u bën që s’ na buzëqesh,
flokët e fotografisë na kanë mbetur ndër sy .

Ti ike,
por zogjët e vargjeve të tu
vazhdojnë këngën gojë më gojë .

Të kërkojmë mes vargjesh
të të themi:
Milla…Sot këtej nga ne
ka festë!!

Ti je këtu pranë, na dëgjon?
Apo lodron nëpër re,
me buqeta vargjesh
mbledhur në lotin e dhimbjes !?





Cikli i dytë


Valsi i Pleqërisë
me rastin e ditëlindjes sime

Në flladin e buzëve të mia
një zonjë
vallëzon dhe këndon . …’’Valët e Danubit ‘’

Me hënën vallëzon
si peshk i artë në një oaz
ngopur në dritë….

Dhe në pleqëri,
si zogj të lumtur,
nëpër vreshta vallëzojnë ata,
që rrjedhin në rrugët e diellit .

Tani në pleqëri
gjithçka është e shtruar me fruta
dhe gurë .
Me flokë bore mbuluar
tërë lulet e kopshteve
këngëtarë
do shkojnë të kërcejnë vals
si dikur .

Pa sy, si xixëllonja,
do flenë në shtratin e heshtjes,
me radhë, një e nga një……

Eja e dashur !
Të shkojmë të kërcejmë vals
përsëri….
Në shpirtin tone nuk ka pleqëri..!!


Te Porta e Shkronjave
Në përvjetorin e parë të Qëndrës
Kulturore Shqipëtare .



Në ajrin e freskët buzë Akropolit,
më 14 qershor Porta ka veç gjelbërim .

Te Porta e Shkronjave
u ulën atë mëngjes shumë fëmijë.
Në bangot e tua
lexohej nga të gjithë
në harkun e buzëve
gërma të gdhendura
‘’ Mirë se vini ! ‘’
Nga dashuria e gjyshit,
si muzikë e shkruar vonë,
mësuesja e bukur,
me krenari dhe mall u lexoi një histori
ndërtuar që kur lindën gurët
të pashkelur nga troku i kuajve .



qershor- 2008 – Kukaq



Asgjë nuk ka mbaruar


Zonjë !
Leri dëshirat të dëfrejnë
në muzikën e yjeve të mëngjesit ,

Ulur në një karrige,
ta lexova shprehjen fshehur
pejzazheve të trupit tënd,
si yje çamarrokëshikimet m’i dhe falas
në shkëmbim të poezive të vonuara,
që unë t’i dhurova .

Asgjë nuk ka mbaruar….
Në këto grimca kohe,
pjekuria e syve të tu
më ka rrokur prej krahu
dhe nën ritmin e mendimeve
më këshillojnë ;
dashuri e re u dashka nisur….

Te Porta –Qershor - 2008



Këngët e detit të përjetshme mbeten

Nuk lodhem të tregoj për aromën
e viteve të shkuara .
Për ëndërrimet e netëve të mia,
ku këngët e detit të përjetshme mbeten, .
dhe shpirti i përndan kudo ku ka jetë .
Është drita e thellësive që i pjek dallgët
me iso vikasin,
si daullet e fiseve detare .
Tërë detet e botës nuk mund të avullojnë .
Përsëri,
mjegulla dhe tramontana prej hënës shtrydhin
mëngjese,
ku thjeshtësia dhe luksi i detit
ruajnë gjithë të fshehtat e kohërave .
Nën valët e detit prehen hyjnesha
të lindura nga syri i thellësisë,
me gojën hapur shpirtin freskojnë .

qershor 2008


Kur shoh ëndrra


Kur shoh ëndrra
dëgjoj këngët e gjinkallave
bashkuar me korin madhështor të milingonave
dhe fërfërimën e lehtë të breshkave
nëpër ugare .

* * *

I nxitoj sytë përpara drejt ëndrrave….
Zemra endacake e zbathur
më bredh nëpër sokaqe,
që nuk kanë vdekur në këtë jetë,
e gjej syrin e kohës së qytetit
ndërtuar që kur lindën
portat e shtëpive,
në Sheshin e Kateqit,
në Vlorën time .


korrik – 2008



Poetët


U nisën nxitimthi me erërat .
Poetë të mençur dhe jo normalë
krehin muzat,
tresin dhjamin e ëndrrave,
bëjnë dashuri si të verbërit….

Në ajrin plot smog
me buzëqeshje të gjata sa nata
zogj të ngrirë përgatisin darkën
për poetë e shkrimtarë plot brenga,
me shpirt të butë
mërmërisin për ata që do mbeten…….



I urituri

Në një copë diell të ngritur mëngjesor
I urituri zë një vend të çuditshëm
mbushur me ndjenja shprese,
Jeta i shpaloset nëpër rrugë,
si një frymëmarrje zgjat dorën
në pritje për të gjetur dritën e heshtjes….
Me sy gjysëm të mbyllur sodit hijet e kalimtarve,
nga uria përton t’i shikojë në sy .
Ulur mbi ngjyrat e ditës
prek shkëndia çastesh .
Poshtë,
nën vete pllaka guri të mbërdhira,
që nuk kanë vdekur…..


Qeni

Lidhur para pasqyrës
një qen budalla .
Ai i gëzohej vetvetes
Nga kënaqsia
ngriti këmbën të shuroste pasqyrën
kur pa fytyrën e të zonjës .


Çudija

Më kanë çuditur
se si flenë kafshët dhe insektet .

Në mëngjes, në mbrëmje,
në ditë feste të paveshura
ngrihen nga gjumi plot ngjyra .

Kur u veshin roba,
ata qajnë me ngashërime,
shëmtohen deri në vdekje .
Çudi të thjeshta,
si vetë jeta .



Kur linda


Atë natë kur linda,
nata e kishte varur hënën.
Kur linda bëhej vrasje në Evropë .
Kur linda në qytet njerzit ishin në shpërgjumje .
Kur linda, ushtarët fatzinj
trëmbeshin në gjumë .
Kur linda, fëmijë të deformuar,
as qanin as qeshnin .


Në verë

në pyllin e gjelbër shtruar në të verdhë .
Në verë,
gjatë vapës nga ajri rrëzohen shpendë të ngordhur .
Poshtë,
në tokë kafshë të uritura
nga etja duarëtrokasin shiun,
që sjell hedhurina ditëve të nxehta



Vajzës sime, Siborës

Çast pas çasti
qeshin muret e shtëpisë .
Pemë e ujitur nga zemra të urta
ngjitet dhe rritet
si koha shpërndarë nëpër qiell,
lis i gjatë dëshirash
Ikona ime e shenjtë ! .



Në tregun e ‘’punës ‘’

I dehur..
Me krahët lidhur kryq,
kërkoja të gjeja realitetin e vdekur .
Qëngja dhe pula të varura
në paradë mode
ishin gjërat më të mëdha
në realitetin endacak
kacavirur çengelave të tregut të mishit
për të jetuar botën e lirë,
gojë më gojë
pa dhimbje e frymëmarje në tregun e’’ punës’’ .



Absurdja

Me kokën mes pëllëmbëve të duarve
fotografoj realitetin pa frikën e absurdes
me fjalë fatthënse kundra dhe po….

Vdekja është e vërtetë,
jo jeta e sëmurë,
ngritur mbi absurdin .
Njeri !
Si qytet i vetmuar, mos qaj më !
Jeta është plotë sirtare
mbushur me ëndrra të liga
me bukuri seksuale .

* * *
Njeri, mos vajto !
Nga pluhuri i grindjeve
kaq shumë mos u trishto !!
Hidhe hapin drejt viteve në shtratin e jetës .
Nën qerpikët e rrezeve të diellit
shlodhu sadopak .
Brenda shpirtit mos u struk,
dil, preke,
përkëdhele dashurinë!!







Cikli i tretë
c- korriik-tetor-2008



Disa çaste pran një UFOJ- je


U gjënda pranë një U.F.O je
t’i them fal me shëndet asaj krijese ..

Me fytyrë rrëshqitse
flinte mbi fijet e barit
kundruar si qënie pa gjak . .

Shëmbëlltyra e tij derdhur si në dyll
e ndali rrjedhën shkaktuar nga hëna me kostum rivjere .

Prej qiellit rrëzohet nata,
mes mureve të saja braktiset heshtja .
Gjithëçka humbi, u tret .

Qielli dhe deti më s’u panë .
U ngjit pastaj Ai tinzisht përpjetë,
një fantazëm pashë në një udhëtim nëpër re .
Në ç’qiell me re shkoi !?


Një detar

Te ai klub pranë molit shkoja shpesh
me dëshirë të dëgjoja bisedat e marinarëve
të porsa ankoruar,
Ata ngrohur nga dielli .
të shkopsitur duan muzikë e dëfrime .
Një grua e stolisur kërkon të thajë qerpikët
me epshet e tyre .
Përballë i qëndron një detar si peshk i porsa kapur
me frymëmarrje të thellë,
i ngurtësuar si memec,
nga paniku se,
nuk mund të flinte me të dashurën
lakuriq si peshqit përfund detit
nga një dashuri e gjatë,
goditur nga hedhja e spirancës…



Qyteti im


Je i shtrenjtë në shpirtin tim,
qyteti im bujar .
Ti përhap kaltërsinë e ajrit,
ti qesh e loz si në kohë të rinisë…

Por, këtë radhë vrapoj i lodhur,
drejt teje përkundem plot mall
për njerëzit e ikur .

I trubulluar roj me kujtime
për ata që s’munda t’i përqafoja
së gjalli .

Korik-2008




Pejsazh gruaje



E dashura ime me zemër dhe mendje
në mos marrëveshje me veten .
Grua me shije dhe flokë të prera me kohën,
me buzë të lëshuara për vuajtje .

Pasqyra e rrëfen me trup e shpirt plot halle .
Ajo ikën,
të jetoj me ëndrrime,
me sy të lotuar më jep përgjërime…
Gjithmonë e heshtur gjelbëron .


korrik-2008



Bie borë

Bie borë e bardhë mbi ne .
Mjegulla dhe murnaja mbylli rrugët e ngrira .
Nata e bardhë,
si një bukuroshe e harbuar
me epshe ujëbore
një tango të ndjeshme pranë zjarrit vallëzon
me flakë puthjesh deri në pafjetësi…..

Kështjella e Porto Palermos



Pre e haresës Kështjella e Aliut .
Dritëtretur,
veshur me petkat e legjendës .

* * *
Me pasion romantik sodis hijet e skllaveve…
Shpërgjumur gurëve të kështjellës
gremisur ndër vite,
thellë në bimësinë e mureve
Unë anonimi i sotëm
si në kohëra të ngjajshme
gdhendur ndër bedena,
mbi shpatulla kam hedhur misterin e detnajës,
që qarkon Kështjellën e Vasiliqisë
me shpresë se muret do flasin…….


18 gusht 2008


SKELAR…!

Skelar,
që vozit bregut menduar .
Të kujtohet një shkëmb brënda detit
kur ishim fëmijë !?
Tani në Skelë, nën rërë ai
i harruar, vëndi më fatlum i plazhit .

Dallgët gjithkaherë
e sulmuan .
E coptuan .
E thërrmuan .
E mbuluan .
Nga lodhja deti është larguar i turpëruar .
Prandaj jam i grindur me Detin .


Vlorë 2-9-2008


Një mendim


Një të vogël mendim
kam për ty lexuesja ime.
Dhe pse jetoj në rethinat letrare
unë e kam një merak .
Në lagjen e poetëve,
kur vjen një dhimbje,
për mua nuk qan dot,
pasi të gricë kur më lexon
dhe më trazavaç bëhem kur më shijon .
Të tillë më bëri krenarija jonë .


Hija e tij

Ai e kqyrte hijen e tij
nëpërmjet skeletit
derdhur mbi rrasën e gurtë,
i zhveshur nga qejfi
për shkak të gjelbërimit .

Skeleti shkëlqente si foto nudo .
Në perëndim të Diellit
ai përqafon hijen të lënë diku më tej .
Hija lëkundesh sikur vallëzonte
me skeletin dritëtretur .

E mjeruar nga frika e skeletit
hija hesht….
Qetësohet në copëra jete,
që akoma ecin si më parë .

Arkivoli i Gjyshit

Arkivoli rinte varur në punishte….
Në rrugicën e ngarkuar,
një kalimtar kërkonte një shtrat .
për shtëpinë e tij syzgavruar .

Kalimtari e mati me perin
e syrit arkivolin ngjyrë arre
me emër njeriu,
që jetonte në punishte .

Ai nuk e dinte historinë e arkivolit
atë ditë borëbryme .
Atë,
gjyshi e ruante për festën
e ditëvdekjes së tij….


Fytyrë pa ngjyrë


Është e vështirë të çlodhesh
me fytyra pa ngjyrë,
që hidhen dhe përdridhen si mëkatarë
rreth vetes,
strukur nga mungesa e guximit .

Si ta mbledh zhgënjimin
e njeriut intelektual,
në një loje pafund .
Si mund ta lexoj atë fytyrë,
kur vetë ai ka humbur emrin e tij ?


14-9-2008

Hëna dhe dielli


Në të perënduar
këputa një copë diell,
ia dhurova detit .

Ndjeva të këputej heshtja….
Nga parregullsia e tingujve
u shfaqën dallgët e erës .

Nga lart dalngadalë
u qas hëna…..
- Deti nuk mund të rrudhet .
Deti ka aromën time .
Deti fle me mua .
Në mbrëmje deri në të gdhirë,
Dhe peshqit marrin ngjyrën time… -
thotë hëna .

16- Shtator- 2008



Atje lart

Për të qenë në rehati,
ajo më ftoi të shijoja bukurinë e gjijve .
U ngjitëm lart…
Në tarracë nuk kishte dhoma dashurie .
Poshtë,
njerëzit bëheshin ngjyra.
Rrugët luanin muzikë me semaforët .
Ne të dy tingëllonim duke numëruar
ngjyrat e kuqe…

24-9-2008


Ai ajër u bë imi

Të gjitha stinët më çojnë te qyteti im….
Pasi ia mora shëmbëlltyrën,
ai ajër u bë imi

I zhveshur nga ëndrrat
qetësohem dhe duarëtrokas veten .
Si ujë rëshqas drejt tij .




Gruaja labe smokthinjote
Vasilika Sakaj-Çuri

Një grua mbështjellë me dritë
këndon dollinë e jetës
me iso ngjyrë qielli,
me të folmen e bukur,
dhe ajri dhe uji
dhe zjarri dhe toka puthen buzë më buzë .
Gjithçka rrezaton nga tingujt
dridhërues të isos,
shkunden dhe supet e vajzave
dhe sendet heshtin nga këngët e gruas labe .
11-10 2008 –Athinë

Fotografia e Shekspirit


Shekspiri fotografi gjigande….
Bardhë e zi, pa kornizë .
hipur mbi kuajt e mbretërve
rend e rend nëpër shekuj .

Ajo fotografi ngjitur mbi shtizën e historisë
ngjyer me drejtësi lexohet nga të gjithë .

Merreni !
Damkoseni !
Gjakoseni !
Kryqëzoheni Krishtin e tragjedive !
Peshën e rëndë të fjalës
varjani në qafë fotografisë !!

Nga muret e fotografisë
Dëgjohet melodia e kohës .
Të rrosh a të mos rrosh… ?
Në këtë botë me intriga,
mashtrime e tradhëtira….

Porta e fotografisë është e hapur në pafundësi….
O fotografi gjigande e Shekspirit !!
Mbaje ndezur dritën !
Të shikojmë bukurinë e jetës .



Banesa

Nuk kam pallate dhe pasuri .
Banesën në gjoksin tënd e kam, Atdhe !
I pasur me pamje
mbaj mbi shpinë vetveten .
I shkujdesur fle në ëndrrime,
duke bredhur nëpër udhët
dhe flokët ku jam shlodhur .
Nga shpirti i mençur i këngës
me buzëqeshje ndezëse
dëshiroj të shtroj sofrën me ajër
të gëzimeve për njerëzit e mi…


.Tetor- 2008





Cikli i katërt

Nëntor-Dhjetor-2008


Nata e dhimbjes

Fjalët

Kur fjalët bëhen re të zeza
e vijnë me pickama në dritaren
e shpirtit,
ato bëhen gra të përdala…..

* * *
Buzë rrugëve të mjera
nuk jam unë mendimi yt,
është poezia shëmbëlltyra
e fjalëve
ardhur nga thellësia e syrit
a nga një botë tjetër .

Athinë 8-11-2008-ora20 e 40 minuta


Poetë të harlisur

Poetë të harlisur brigjeve të fjalës,
dhëndurë të poezisë syshkruar,
mos ma vrisni buzëqeshjen e varrit të nënës .
Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lot
dhe shpresë,
jo copëra litari për fjalën e lirë .
8-11-2008-ora-21 e 15 minuta


Pagjumësia

Midis rrugëve të fjalës
sonte çapitem në pagjumësi.
E nesërmja do jetë e gjatë,
e gjatë është vetvetja .
Unë jam një hije
mbështjell me grimca drite me ngjyrë,
me shi,
që era e vjeshtës rend drejt meje,
më lëkund nëpër terrin e përçmimit
ngritur mbi gërma të zeza mallkimi
e më çukit mbi kokë me sqepin e fjalëve .


8-11-2008-ora-21e 35 minuta



E shkriva moshën

Ia shkriva moshën Poezisë
për sy e për gjinj.
S’ dua ta afroj stinën e bardhë
dhe pafuqinë e plakut .
Të lumtur më bën
oxhaku im i dashurisë .

8-11-2008-ora 23 e 10 minuta



Skeletet e fjalës


Mërmërimat treten diku….
Por unë rrugëtoj mendueshëm mbi to .
Kaluar mbi skelete fjalësh
trokas nëpër dyerët e pyllit
t’më shtrohet sofra
të ushqej skeletet e fjalëve
dhe syrin e uritur të poezisë .




AJO

Ajo vuan e lumturuar
rënkon e përçmuar
e pabindur,
e babëzitur
nën thundrën e mendimit .
E tillë shpupurishet nëpër ajër .
E ngrata…e mjera fjalë !

Athinë-9-11-2008-ora 4e30 minuta



Atdheu Ynë

Sa mjerueshëm rënkon Atdheu ynë
I shpërbërë në shprishje të viteve .
Dhe pse ka dritë nga natyra
Ai me dhimbje jeton .

Çdo kush e vesh dhe e zhvesh
i paditur se si do jetë e nesërmja .
Më ther në shpirt pshertima jote, Atdhe !
Dhe pse ke aq shumë ajër,
me frymë vetveten nuk po e ngop .

Kalojnë vite…
Dhe Ti s’munde ta gjesh njeriun,
që t’i pëlqen brengat e tua, Atdhe,
dhe ne përsëri të thërrasim
Atdhe….Atdhe…Atdhe !


Nëntor – 2008 – Athinë



Kokrra rëre

Kam në pëllëmbë të dorës kokrra rëre .
Me to los nëpër erën e vjeshtës .
I detyruar qëmtoj vështrimet e tyre
ardhur diku nga buzë e detit.
Kokrra rëre të ndritëshme,
të bardha rrëshqasin nëpër erë
në pritje të një jete më të mirë .

16-Nëntor-2008-Athinë




Dëshira e kodrës


Kodra pak nga pak po jepte shpirt…
Ajo dëshironte të bëhej lëndinë .

Atë kodër kur e kujtonte Ai,
mbushej me dëshpërim,
disa pika loti i rridhnin deri mbi buzë .

* * *

Shtëpitë flene…. !
Por,
askush s’ guxon të hapë syte
megjithëse dera është e çelur
të shohin lëndinën lakuriq…
rrethuar me fije bari .





Cikli i pest

Poezi në kohë dimri

Pa titull


Kur ika nga Vlora
E kyça detin në gjoksin tim
të mos dëgjoheshin jashtë meje rënkimet e tij .
Kur më merr malli për të,
shtrydh gjoksin t’ia dëgjoj
këngët e fëmijrisë .



Kur

Kur të më vijë koha e vdekjes .
nuk dua të më mburrrni,
as të më shani .
një këngë himarjote t’ë ma këndoni .

Kur të vdes,
nuk dua të heshtni
një valle labërishte të rëndë
mbi varrin tim djalërishte ta hidhni .

Kur të më vijë ajo ditë,
nuk dua të më çoni në kishë !
Më ftoni në një mbrëmje dëfrimi,
të kërcej valsin e lumturisë…. . !!
6 – Dhjetor - 2008

Gjethja

Në vjeshtë,
gjithë këto gjethe që bien,
ku venë vallë?
Tablo me ngjyra pemësh,
me gjethe mendimesh.

Gjethe në ajër
të përzëna nga era,
shtruar në tokë
dhe ca të zverdhura
në trungun e pemëve .

Gjethe mbi gjethe dhe përsëri gjethe,
ato nuk bzajnë,
shumë kush i shkel me këmbë,
të tretura në tokën e lagët…
Përsëri riçelin gjethe mendimesh
në trungjet e pemëve…

Më PRIT

Dua t’ia kreh flokët Vlorës,
Bërë kurorë ulliri .

Sa here kam dashur ta puth atë kurorë,
buzë detit,
pishave të Llogarasë,
përgjatë Vjosës e majë Kuzbabait .

Në atë kurorë kam heshtur.
Mbi atë kurorë kam qeshur .
Nën atë kurorë kam qarë .
Për atë kurorë kam mall.
Më prit..më prit, o Vlorë!

37


Pa titull

Në shumë vite,
mblodha një grusht me dritë .
Ja…e dhurova!!
E shpërndava…
Por ende dritë nuk pashë .

Drejtësia e qiejve

Bota,
me muzikë tradicionale vdekjeje
inatin e qiejve e hodhi mbi vete .

Drejtësia e qiejve
dalë prej varreve shënjtërie
kumbon llahtarshëm
plot luftë shpërthyese me kufoma njerëzish .

Qiejt e shëjntëruar me gjëmime,
pareshtur rrëmbejnë shpirtra
në pafundësi .

Bota pret të bien qiejtë,
dhe një ditë frymën
t’ia rrëmbejnë qiejve .

Qiejtë përsëri heshtin,
gjithëçka e fshehin nën re,
dhe hëna i nanurit qiejtë e lodhur…

Eh… Bota,
që kur lindi kullon gjak,
në pritje t’ ia marrë shpirtin qiejve që nuk flasin .

Janar-2009

JETA

Jeta e bërë në shtatë copa,
si shtatë ditët e javës
e koklavitur kërcen të shthuret
nëpër shkallët e javës .

Tani, në ditët e fundit
e mbaj shtërnguar nën sqetullë
me kujdesin se mos më largohet
dhe i vetëm ngelem nëpër shkallët e javës .


Një vajzë

Një vajzë e heshtur
kërkonte të thoshte një fjalë,
por nuk e thoshte dot .

Ajo si e shushatur,
vajtonte fatin e lakuriqsisë
me duar të njoma
xhepave të natës .

Vajza e mërdhirë,
si natë me shi
ndihej e burgosur,
dalëngadalë i rrudhej fytyra .

Lagur,
thurrur me lotë nga frika e vizitorëve
nuk mundte t’i hapte krahët,
të shijonte bukurinë e shpirtit të saj
derdhur nëpër ajër .


Për trimat

Zgjohuni ju o trima…!
Duam të dimë të fshehtat e shpirtit,
dhe veshjet e trupit.
Dhe ju, poetë, keni qën,
në moshë tuaj dhe ju keni dashuruar…

Në këto çaste kujtese
duhet t’na burrëroj kujtimi i trimave .
Tani të heshtur,
përsëri ata gjenden të patretur,
të lodhur nëpër retë e historisë,

Ju lutem..!
I hapni dritaret e kohës
t’ua lexoni fshehtësitë….

21 janar 2009 – Athinë

Mashtrimi
kushtuar j.l
Dëgjoni, shikoni !
Si e mbajnë mashtrimin kalipeç
shfryn dhe tërbohet ai,
nga zelli përhapet erotika e mashtrimit
njerëz si shpesët dhe poetë të përgjunjur,
i gjen si pjellë zhgënjimi me fytyrë dimri

U drithëruan karakteret,
u çane qiejt nga amaneti i mashtrimit
Kush pyet për turp e nder,
shumëkush vrapon me trastën krahëve
për para një emër ngërthehet
Ah qerratai…!!
30-Janar-2009

Një djalë

Një djalit të plagosur në kujtesë,
nga ftohtësira e dimrit nuk i përthahen plagët
ngjyer me gjumin e mendimeve,
që koha i treti nën këmbët e turmave .

Ai tregon me sy
ku ndodhej zemreku
tashmë i braktisur i kujtesës .

Djalit,
askush s’i thotë një fjalë,
por e shtyjnë në kurthe,
në mbrëmje të bëjë paqe
dhe të çlodhet në dimrin e vetmisë .

31 Janar 2009




Një grusht buzëqeshje për miqtë
Me rastin e një vjetorit të ‘’ Dega e Blertë ‘’

Në të këndshmen pranverë
të vendit tim
më zgjaten vështrimet e të gjallve
dhe malli i të mërguarve .

I befasuar,
shkundem nga lemza e kujtimeve
mbushur me gërma emrash
të pa dëgjuar .

Askush nuk na numëron .
Jetim,
por të rumbullakosur nga shpikja
që mbajmë mbi vete,
për të gatitur atë lëng me ngjyra
të jetës .

Dua të përshëndes miqtë
me një grusht buzëqeshje
duke marr me vete’’ Degën e Blertë’’
me shije dhe formë nga të poetëve
kurorë mbi vargje .

Mars-2009 - Athinë

Një ‘’ mikut ‘’

Kur të hapësh sytë
do të mallkojnë dhe mizat .
Koha e gërmuqur s’mund të t’i mbart
pendimet kurriz kërrusur .

Dhe as atëhere,
kur do kërkosh vetveten .
Shpirti do të mbetet i mardhur
dhe ëndrra e uritur .



Në psiqiatri
Sipas rrëfimit të shoqes time Mirela . B

Drejt ullishtes vrapon si fëmijë
I harruar nga mëshira e fatit .
Me dorën skelet jashtë kangjellave
diçka kërkon me përgjërim .

Me sy zgurdulluar dhe mendje çal
flokë pakrehur nga koha .
Gjymtyrëvarur pa shpresë
numëron makina dhe kalimtar,
me mendje të çal
- Cigare ! thëret
Dorëzgjatur fatit u thëret makinave
kalimtarëve ua bën me dorë .
- Cigare…ej cigare !!
- Cigare, thëret .

Ndalem dhe i jap një çokollatë
e rrëmben me duarë thonjëpista,
e me babëzi përtypet .
Papritur ndalon e më thotë :
- cigare…cigare !!
-cigare është, mbaroje, i them .
Dhe zemra dhimbje më tretë .

Ai me sy pashpresë,
mendje çalë kërkon cigare .
Por,
shpirtin nuk e ka vërtetë
të çal…

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri