2017-01-26

Sa shqiptarë ka në botë?


Fotografia e Sa Shqiptare ka ne Bote


Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite.

Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Besfort Axhanela ka ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”.

Projekti është një faqe interneti që “njekomb.com” dhe ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për Top Channel idenë e tij dhe synimin e projektit.

“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb.com është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.

Për pak muaj punë, projekti i Besfort Axhanelës ka identifikuar shqiptarët në shumicën e vendeve të botës.

“Përveç Kosovës dhe Shqipërisë që janë identifikuar, në Turqi ka shumë, janë rreth 100 mijë shqiptarët e identifikuar. Nuk i di numrat e saktë por në bazë të disa të dhënave, më pas vjen Zvicra, Gjermania, SHBA-të, Italia, Greqia. Shteti i vetëm që nuk ka asnjë shqiptar të identifikuar është Mianmari në Azi”, thotë Axhanela.

Ideatori i këtij projektit ka planifikuar që për festën e nëntorit të mbledhë në një vend edhe atmosferën festive që bëjnë shqiptarët kudo ku jetojnë.

“Më 28 nëntor pritet të lançohet një ‘news feed’ në faqe ku njerëzit do të kenë mundësi të hynë dhe të postojnë fotografi për mënyrën se si janë duke e festuar 28 Nëntorin”, tregon ai.

Mënyra e regjistrimit në projektin njekomb.com është shumë e thjeshtë dhe bëhet qoftë përmes e-mailit apo edhe përmes llogarisë së Facebook-ut. Themeluesi i këtij projekti ka për qëllim që kur të regjistrohen shumica e shqiptarëve të nxjerrë statistika rreth profesioneve dhe mundësi të tjera të dhënash që i mundëson projekti.


****
Fotografia e Sa Shqiptare ka ne Bote



Është një fenomen dhe krakteristikë me numrin e popullsisë së shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që vendet tjera nuk e kanë, sepse sot ka më shumë shqiptarë jashtë atdheut, vendlidjes se sa në vend ?!

Dhe sot diaspora shqiptare  e cila kap shifrën prej 8 milionësh, lirisht mund të thuhet se është më e madhja në botë, ne krahasim me numrin e popullsisë ne vend..

Dhe keto shifra dëshmojnë se migracioni i shiqptarve ka qënë me tepër i imponuar se sa i dëshiruar..me poshte japim arsyerat e ektij fenomeni…



Shqiptarët janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në periudha të ndryshme të historisë. Përveç shpërnguljeve të hershme, që nga koha e Skënderbeut, apo dhe më përpara, një valë e re largimesh përfshiu popullsinë shqiptare pas rënies së perandorisë turke, e cila kishte pushtuar Ballkanin. Një tjetër masakër ndaj shqiptarëve, që jetonin në trojet e tyre, ishte dhe lënia e tyre jashtë trungut amë, nga copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Krahina të tëra shqiptare iu dhanë fqinjëve për të kënaqur orekset shovioniste të tyre. Këtu fillon një serial i gjatë i spastrimeve të këtyre zonave nga sllavët dhe grekët.

Mijëra familje shqiptare në këto zona lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, jashtë persekutimit dhe konflikteve nacionale në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më larg në Amerikë, Kanada dhe Australi. Më shumë se 200 mijë kosovarë u strehuan në Turqi si pasojë e një marrëveshjeje mes Jugosllavisë dhe kësaj të fundit. Edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e mirë shqiptarësh, kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, lanë atdheun për të jetuar të lirë diku tjetër, duke krijuar kështu diasporë në shumë vende evropiane dhe SHBA.

Korriku i vitit 1990 do të shënonte një tjetër largim të shqiptarëve drejt botës së lirë. Ambasadat e huaja do të ktheheshin në vendstrehim për ata që më pas u nisën me ose pa familje drejt Italisë, Gjermanisë, Austrisë etj.

Këto largime do të vazhdonin edhe në vitet 1991-1992, ku eksodi i marsit me anijet shqiptare do të mbetej për një kohë të gjatë në mendjet e evropianëve, si një veprim që nuk ishte parë të ndodhte ndonjëherë.

Revolta ndaj diktaturës, e akumuluar për vite të tëra, shpërtheu në këto eksode historike me përmasa të mëdha. Edhe më pas shqiptarët, në mënyrë klandestine, në kërkim të një jete më të mirë, do të largoheshin, kryesisht drejt fqinjëve Greqisë dhe Italisë që, ndonëse me pak vështirësi, e përtypën këtë situatë të vështirë të shqiptarëve.

Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët janë të dhënë pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmë në mënyrë të rregullt me llotaritë amerikane dhe ato kanadeze, konform aplikimeve dhe kërkesave të vendosura nga këto vende mike.

Ajo që do të vuloste ikjet e çorientuara ishte situata e krijuar në vitin 1997, që njihet në histori me emrin rrëmujat e marsit, që këtë herë ishte i dhunshëm. Këtë herë gjithçka nisi pas rënies së firmave piramidale, gjë e cila ndezi edhe revoltën popullore, e cila precipitoi në hapjen e depove të armatim-municionit dhe shpërthimit të reparteve ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Situata e rrallë mori me dhjetëra jetë njerëzish dhe la pasoja të pallogaritshme në ekonominë shqiptare që edhe sot duket se po i vuan ende ato.

Familje të tëra morën rrugën e emigrimit në kërkim të qetësisë dhe jetës më të mirë. Një pjesë e tyre humbën të gjitha kursimet familjare dhe e shikonin të pashpresë rimëkëmbjen. Biznese të tëra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbën besimin se mund të rimëkëmbeshin edhe njëherë, pra e kishin të vështirë ta fillonin edhe njëherë nga fillimi gjithçka. Shumë shqiptarë humbën madje edhe shtëpitë e tyre në piramida, duke mos pasur edhe një strehë, ku të fusnin kokën.

 Ata u detyruan të shkojnë të punojnë jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura për blerjen e një banese tjetër, por ndërkohë çmimet nisën të rriteshin dhe atyre u duhen vite të tëra ta realizojnë një objektiv të tillë. Individë të veçantë, që nuk pësuan dëm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtë vendit dhe i investuan paratë e tyre në vendet ku vendosën të jetonin. Kjo solli atë situatë të vështirë ekonomike që tashmë duket se ka kaluar.

Viti 1997, dhe ikja e shqiptarëve

Një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve është ai i viteve ´96-´97 në kohën e rrëmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lëvizje drejt dy vendeve fqinje, është influencuar nga ngjashmëritë gjeografike e kulturore që kanë shqiptarët me greket dhe italianët, si dhe nga mundësitë më të mëdha për një emigrim legal.

Sipas të dhënave, në Greqi gjendet një shqiptar për çdo 25-30 grekë, ndërsa në Itali, një shqiptar për çdo 400-450 italianë.

Megjithatë, problemet sociale, që lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantëve në punë dhe shoqëri, janë të ngjashme në të dy këto vende.

Në vitin 1997, Shqipëria kishte një disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal.

Në fillim të këtij viti, numëroheshin 62 mijë emigrantë legalë në Itali, ndërkohë që sipas Karitasit, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 100 mijë.

 Gjithashtu, në Greqi nga 350 mijë emigrantë, vetëm 10 mijë ishin legalë. Kështu, sipas të dhënave, 78.6 për qind e emigrantëve shqiptarë janë ilegalë. Duke filluar që nga viti 1990, emigracioni u bë një nga mënyrat kryesore të sigurimit të të ardhurave për shumë individë, familje dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi.


 Emigrimi i shqiptarëve ka filluar që në vitet ´90, kur u hapën amdasadat. Shqiptarët, që jetojnë në shumë vende të ndryshme të Botës, janë mbi 13 milionë.

Në vitin 1997, një ngjarje e dhembshme në historinë e Shqipërisë ishte dhe shembja e firmave piramidale.

Kjo ishte një arsye tjetër pse njerëzit u detyruan të emigronin me gomone për në Itali. Emigrime të mëparshme kanë qenë edhe ato të kosovarëve, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në SHBA, Zvicër apo Gjermani, në kohën e Titos. Shqiptarët, pavarësisht nga besimi, kanë emigruar në Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kështu, që nga viti 1945 deri në vitin 1966, mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi.

Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën

Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sërë dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar.

Që në vitet e para të erës sonë, shqiptarët synonin të vendoseshin në brigjet jugore të Italisë, në zona që u siguronte atyre mbrojtje. Asnjëherë nuk ka patur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa i ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Po kështu, sipas studimeve të paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin për një zhvendosje të tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar një vend i quajtur Albani). Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe
Greqi

Që nga arbëreshët, arvanitasit e deri tek emigrantët e sotëm

Në Itali, sidomos në Pulja, Kalabri dhe Siçili, janë pjesa më e njohur e kolonive shqiptare nëpër botë. Ato e kanë zanafillën që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut. Numri i tyre llogaritet afërsisht në 110 mijë.

Ekzistenca e gjuhës së tyre (arbëreshe) është një formë arkaike e dialektit toskë të shqipes, që, për fat të keq, me kalimin e kohës po ndihet gjithnjë e më i kërcënuar. Ashtu si edhe në Greqi, shqiptarët në Itali nuk gëzojnë një status të garantuar për t´u trajtuar si pakicë.

Kolonitë shqiptare, siç dihet, ekzistojnë në të gjithë shtetet që u formuan pas rënies së Perandorisë Otomane, në Bullgari, në Siri dhe në Egjipt. Një koloni e madhe shqiptare ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej emigrantëve të vjetër, të cilët u vendosën atje para fitores së pavarësisë.

 Emigranti i parë shqiptar, që mendohet të ketë prekur tokën amerikane, daton në vitin 1876. Por, një element i veçantë që ja vlen të përmendet është edhe ekzistenca e një kolonie shqiptare në Ukrainë, që në fakt është një koloni e vjetër.

Është interesant fakti se katër mijë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë ta cilësojnë shqipen si gjuhën e tyre të nënës.

Paraardhësit e tyre luftuan në vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 në krah të Carit të Rusisë, kundër turqve dhe mbetën më vonë përgjithmonë në tokat e Carit.

Në vitin 1951, Greqia deklaronte 23 mijë shqiptarë

Fatkeqësisht, për numrin e shqiptarëve, që jetojnë në Greqi, nuk ka ndonjë statistikë të saktë. Duhet të bëjmë dallimin midis zonës plotësisht të banuar në pjesën më të madhe nga shqiptarët (Çamëria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare të Greqisë së jugut, (Atika, Boti, ishujt Egje dhe Peloponezi).

Dialekti i këtyre emigrantëve të vjetër (arvanitasve), është sot në kërcënim të plotë. Si theksuam edhe më lart është i paqartë numri i popullsisë shqiptare që jeton në Greqinë e veriut.

Deri në luftrat ballkanike, në vitin 1912-1913, ku Greqisë iu bashkangjitën Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarë shkonin deri në gjiun e Artës.

 Shumica e popullsisë myslimane shqiptare më pas emigroi ose iu nënshtrua proceseve të asimilimit. Shqiptarët e atjeshëm ortodoksë u greqizuan me dhunë që para bashkimit të Epirit dhe Maqedonisë me Greqinë.

Sipas të dhënave zyrtare greke, deri në vitin 1951, në territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijë shqiptarë.

Shqiptarët sot

Duhet pasë parasysh se nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna, sot numërohën rreth 15 milionë shqiptarë. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar.

Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milionë banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë.

Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë.

Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë sesa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janë diku aty afër, të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milionë qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare.

Një tjetër vend, ku ka shqiptarë shumë nga ata të hershmit, janë dhe shqiptarët e Greqisë, të cilët grekërit i quajnë arvanitas. Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtrirjes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse. Arbëreshët, që gjenden në jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri, llogariten në mbi 100 mijë. Ndërsa në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. Nga vendet e quajtura të lindjes së largët ose Misiri i njohur te shqiptarët është edhe Siria.

 Pas largimit nga Egjipti, shumë shqiptarë u vendosën në Siri, aty numërohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve.

Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsej 7 fshatra të banuara nga shqiptarë.

Por ende nuk është llogaritur numri i tyre. Në Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesisht ata të përzier me emigrantët italianë, që erdhën këtu nga jugu i Italisë, pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e janë diku aty rreth 50 mijë.

Australia megjithse një vend i madh për emigrantët, por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë. Aty numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisbej.

Afrika e Jugut është vendi ndoshta që ka më pak shqiptarë, aty janë vendosur thuhet në Kejp Taun, rreth 15 familje.

Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit kohët e fundit kryesisht janë SHBA. Një kuriozitet thotë se “shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën”, kjo duket bëhet për të treguar se sa janë të dhënë shqiptarët pas emigrimit për në Amerikë.

Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë, shifër kjo që kurrë nuk ka mundur të bëhet zyrtare, pasi që ka munguar një iniciativë zyrtare që ta bëjë një gjë të tillë. Por gjithmonë statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga më të banuarat me shqiptarë.

 Ata janë të instaluar në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual). Një vend kryesor në largimin e shqiptarëve të kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë, përfishirë këtu edhe ata të trojeve etnike. Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike.

Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të Botës që nuk gjejmë shqiptarë.


/div>
“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra. Më poshtë ju sjellim në statistika përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë.

Shqiptarët në Gjermani: 450.000
Shqiptarët në Zvicër: 300.000
Shqiptarët në Suedi: 70.000
Shqiptarët në Danimarkë: 12.000
Shqiptarët në Belgjikë: 60.000
Shqiptarët në Itali: 800.000 – 1 milion.
Shqiptarët në Angli: 100.000
Shqiptarët në Amerikë: 200.000-800.000 (1.000.000)
Shqiptarët në Australi : 20.000
Shqiptarët në Siri: 10.000
Shqiptarët në Turqi: 5.000.000
Shqiptarët në Argjentinë: 50.000
Shqiptarët në Kanadë: 35.000
Shqiptarët në Ukrainë: 50.000
Shqiptarët në Finlandë: 9.000
Shqiptarët në Rumani: 10.000
Shqiptarët në Hungari: 1.500
Shqiptarët në Bosnjë: 5.000
Shqiptarët në Bullgari: 300
Shqiptarët në Kroaci: 18.000
Shqiptarët në Sloveni: 8.000
Shqiptarët në Serbi: 65.000
Shqiptarët në Mal të Zi: 32.000
Shqiptarët në Greqi: 1.200.000 (5.000.000)
Shqiptarët në Maqedoni: 800.000
Shqiptarët në Kosovë: 1.700.000
Shqiptarët në Shqipëri: 2.800.000
Shqiptarët në Azerbajxhan: 10.000.

Etj.

No comments:

Post a Comment