2017-01-20

SHBA-të ‘armatosin’ Shqipërinë

Fotografia e Flori Bruqi

Njëri nga ushtarakët  shqiptar të Njësisë "Komando"zt. Xheladin Bruqi,nga Luma.

Këto mjete do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.

Image

Rreth 250 autoblinda luftimi do t’i shtohen ushtrisë shqiptare brenda vitit 2017. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se, këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për forcat e armatosura shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së automjeteve ushtarake aktuale (të luftimit).

Image

Këto mjete të teknologjisë së dy dekadave të fundit të pajisur me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATO-s, do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.


Kjo ndihmesë e ushtrisë amerikane për forcat e ushtrisë shqiptare është deklaruar kohë më parë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë prezantimit të buxhetit në komisionet parlamentare dhe prezantimit të flotës së mjeteve që disponohen aktualisht.

Fotografia e Flori Bruqi

Kjo flotë prej 250 autoblindash do ti shtohet flotës aktuale, duke e çuar numrin në total në afro 300 të tilla ndërsa pjesë e rinovimit pritet të jenë dhe armët luftarake, për të hequr përfundimisht përdorimin e automatikut “AK 47”, njohur ndryshe si “Kallashnikovi”.


No comments:

Post a Comment