2017-01-29

Sorosi rrëzon qeverinë e Serbisë dhe të Republika Srpskës

SOROS

Miliarderi amerikan Xhorxh Soros është duke bërë plane për të rrëzuar pushtetet aktuale në Serbi e Republikën Serbe.

Mediet në Beograd e Banjallukë raportojnë,  që ky magnat ka bërë gati një plan sekret dhjetëpikësh, me të cilin, gjatë vitit 2016, e financojë revolucionein demokratik  në dy kryeqytetet.

Burime të medieve thonë që Xhorxh Soros do ta bëjë një gjë të tillë me ndihmën e organizatave të tij joqeveritare, të lidhura me shërbimet sekrete të shumë shteteve perëndimore.

Arsyeja pse amerikani me prejardhje hungareze dëshiron ta bëjë një gjë të tillë është se Serbia dhe Republika Serbe po dëshirojnë të ndërrojnë kurs të politikave të tyre, duke u orientuar nga Rusia, e jo BE-ja. Për më tepër, ai është kundër pavarësimit të Republika Srpskës, të cilën gjë po e dëshiron lideri i saj, Milorad Dodik, me mbështetjen e Beogradit dhe Moskës.

“Soros ka vendosur të largojë të gjitha pengesat dhe të rrëzojë qeveritë aktuale të Serbisë dhe Republikës Serbe dhe në këtë mënyrë të sjellë në pushtet forca të reja politike që janë me orientime antiruse”, shkruajnë mediet, transmeton Klan Kosova.

Shefi i përfaqësisë së Republikës Serbe në Washington, Obrad Kesiq ka thënë qe Soros ka finansuar të gjitha revolucionet në Evropën Juglindore, dhe se dikur ka dhënë para edhe për opozitën në Beograd. Sipas tij, amerikano-hungarezi ka financuar në mënyrë direkte pavarësinë e Kosovës dhe ka qenë aktiv me fondacionet e tij gjatë kohës sw luftrave në Ballkan.

No comments:

Post a Comment