2017-01-23

Sot në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi


Me gjithë tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, sot në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Për dallim prej herëve tjera, delegacionet e të dy vendeve për herë të parë përfaqësohen në nivel presidentësh, shkruan kp.

Ngjarjet e fundit, që kanë rezultuar me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, tentativa e futjes së trenit propagandues serb në territorin e Kosovës, si dhe zhvillimet në veriun e Mitrovicës, kanë ngjallur reagime dhe kundërshtime të mëdha në Prishtinë, sa i përket vazhdimit të dialogut.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë deklaruar kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, madje ata thanë se Mustafa e Thaçi janë bërë kukulla të Serbisë dhe nuk kanë legjitimitet për bisedime.

Kurse, shoqëria civile thotë se nuk bisedohet për çështjet ku ka mbetur procesi i dialogut, por për tensionimin e raporteve.

No comments:

Post a Comment