2017-01-26

Vendet me popullsinë më të madhe dhe më të vogël të botës…




CILAT JANË SHTETET ME POPULLSINË MË TË MADHE NË BOTË? JA NJË KLASIFIKIM I 10 SHTETEVE ME POPULLSI MË TË MADHE NË PLANET: PËRVEÇ KINËS, EDHE SHUMË SURPRIZA TË TJERA! NDËRKOHË, PAS TYRE DO TË NJIHENI EDHE ME VENDET E VOGLA PËR NGA NUMRI I POPULLSISË…








Kina është vendi me më shumë banorë në botë. Vendi aziatik popullohet nga 1 miliard e 300 milionë persona. Ndiqet në vend të dytë nga India me 1 miliard e 200 milionë banorë. Në vend të tretë renditet SHBA-ja me “vetëm” 311 milionë banorë. Por, shumë pak dihet mbi vendet e tjera në listën e kombeve më të mëdha të planetit. Lexoni në vijim përmbledhjet për secilën:

10. Japonia


Fillojmë nga Japonia, e cila numëron 127.535.920 banorë. Do t’ju rrëfejmë një kuriozitet shumë interesant mbi këtë shtet: personazhet japoneze që kanë emrin “Japoni” kanë domethënien “origjina e diellit”, ndaj për këtë ky shtet quhet ndryshe edhe si shteti i “Rising Sun”!

9. Rusia


Rusia ka 144.958.164 banorë. Por a e dinit se së bashkë me Kinën është shteti me numrin më të madh të kufijve në botë?

8. Bangladeshi


Në Bangladesh, popullsia është 145.692.131 banorë. Bangladesh do të thotë “Vendi i Bengalit”, pra kjo republikë është krijuar në territorin antik të quajtur Bengali dhe se ky është një nga shtetet me popullsinë më të dendur në botë.

7. Nigeria
Kjo është një foto e Lagos, qytetit më të madh të Nigerisë: vetëm këtu numërohen më shumë se 11 milionë banorë! Janë me të vërtetë shumë, apo jo?! Ndërkohë në të gjithë Nigerinë, janë plot 160.423.182 banorë.

6. Pakistani
Dhe ja ku jemi në Pakistan, ku gjejmë 177.593.383 banorë: kjo popullsi është shumë e ngjashme me atë të Indisë dhe vetëm duke shkuar drejt kufijve gjenden popullata me ndikime iraniane apo tibetiane. Ky shtet ka pësuar një rritje shumë të fortë të popullsisë: 15 vjet më parë popullsia ishte vetëm 110 milionë banorë. Kryeqytetin e Pakistanit do ta keni dëgjuar shumë herë: Karachi! Popullsia e tij është mbi 5 milionë banorë.

5. Brazili


Brazili, që është një republikë federale demokratike, ka një popullsi prej 198.946.470 banorësh. Veçantia e këtij shteti, që me siguri mund ta dini, është se më shumë se dy të tretat e popullsisë braziliane jeton në qytete, dhe se San Paolo është një njëri prej qyteteve më të populluara në botë!

4. Indonezia


Vendi i katërt më i populluar në botë është Indonezia me 244.870.937 banorë. Por mbase ajo që nuk dini është se ky shtet banohet nga mbi 300 etni, të ndarë në dy grupe të mëdha: protomales-ët, ose populli origjinal, dhe deuteromales-ët ose ndryshe ata të cilët janë vendosur në Indonezi kohët e fundit, kryesisht kjo është popullsi myslimane.

3. SHBA


Në podium, çuditërisht, janë edhe Shtetet e Bashkuara, me një popullsi prej jo më pak se 316.414.800 banorë, ndërsa ky numër përfshin edhe banorët e Porto Rikos dhe ishuj të ndryshëm.

2. India


Në vendin e dytë gjejmë Indinë! Shumë nga ju mbase nuk e prisnin, të tjerë ndoshta e kanë dëgjuar: India është një shtet me popullsi të dendur që numëron 1.224.614.327 banorë dhe sipas disa studimeve të fundit, pas vitit 2025 ajo do të mund të kalojë edhe Kinën për nga ky numër!

1. Kina


Në majë të klasifikimit, natyrisht, gjejmë Kinën, në të cilën popullsia është 1.348.931.997 banorë (burimi Wikipedia)! Në këtë drejtim, ne kemi dy kuriozitete për t’ju thënë: e para është se shumica e tyre janë të përqendruar në fushat e mëdha të krahinave lindore, dhe e dyta është se në qoftë se do të bashkonim popullsinë e Kinës me atë të Indisë, ky numër do të tejkalonte 37% të totalit të popullsisë së botës, prandaj, më shumë se një në tre vetë në botë, është kinez ose indian!



Po vendet më pak të populluara të botës e dini se cilat janë? Ja lista:



5 – Vatikani (800 banorë) – Një nga vendet më të çuditshme të botës. Kombësia në këtë shtet nuk fitohet me lindjen, sepse ky është vendi ku qytetarët janë të gjithë beqarë. Kombësia fitohet me një kontratë dhe janë “vendas” vetëm ata që punojnë në Vatikan: priftërinjtë dhe rojet zvicerane.
Situata e Vatikani


4-Tokelau (1.200 banorë) – Është një arkipelag në Oqeanin Paqësor. Janë të regjistruar vetëm në një federatë sportive ndërkombëtare, atë të pingpongut.


3-Niue (1.500 banorë) – Edhe pse ka qeverinë e tij, ky vend është i lidhur me Zelandën e Re. Ka vetëm një shkollë fillore, por një nivel analfabetizmi për t’u pasur zili: 1%.


2-Ishujt Malvine -Folkland ( 3.000 banorë) – Janë të famshme për luftën në të cilën ushtria britanike shkatërroi atë argjentinase.



1-Tuvalu (10.000 banorë) – Ndodhet në mes të Australisë dhe Havait. Ka fituar pavarësinë në vitin 1978 dhe ka shumë pak burime natyrore.

No comments:

Post a Comment