2017-01-24

Vendimi i Gjykatës së Colmarit do të shërbejë si shembull jurisprudence për BE-në

Bardhyl Mahmuti

Nga të gjitha letrat që janë dërguar në mbështetje të pafajësisë së z. Ramush Haradinaj dhe kërkesës për lirim të menjëhershëm dhe pa kusht të tij, filluan të vijnë reagimet e para pozitive.

Në njërën nga përgjigjet që më është dërguar lidhur me shkrimin si bashkautorë me politologun Safet Kryemadhi të publikuar në gazetën prestigjioze të Brukselit « Le Soir » një funksionar francez më shkroi:

“Mirëdita Bardhyl. Siç e ke parë unë e kam shpërndarë në FB shkrimin tënd të publikuar në “Le Soir” dhe ua kam përcjellë personave që duhet t’u përcillet në Quai d’Orsay (Ministria e Punëve të Jashtme). Duhet t’i besohet drejtësisë sonë. Nëse gjërat rrjedhin mirë, Ramushi do të lirohet dhe vendimi do të shërbejë si shembull jurisprudence për të gjitha shtetet e BE-së…”

Prandaj, që gjërat të rrjedhin mirë dhe që lufta e Ramush Hardinajt përballë dosjeve politike të konstruktuara nga regjimi i Beogradit të shërbejë si shembull i jurisprudencës në të gjitha shtetet e BE-së duhet të vazhdojmë edhe më shumë me mobilizimin tonë deri në realizimin e plotë të kërkesave tona.

P.S.

Për të dhënat e funksionari që më shkroi letrën e lartpërmendur dhe faqen e tij të FB ku shihet shpërndarja e shkrimit tonë është informuar edhe Ramush Haradinaj.

No comments:

Post a Comment