Ylli Manjani ‘falenderon’ Niko Peleshin dhe i jep një këshillë Erion Velisë

Manjani-Ylli

Ish Manjani-Ylliministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga zv/kryeministri Niko Peleshi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkarkimin e tij si ministër Drejtësie.

Me anë të një shënimi në Facebook, me ironi Manjani ka shkruar se dua të përshëndes Niko Peleshin për sinqeritetin e treguar në lidhje me deklaratat e bëra për shkarkimin tim si ministër i kësaj qeverie.

“Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament”, thekson ai.

Ndërsa në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Manjani ka nënvizuar një këshillë për të.

“Erionin është mirë ta lërë atë “kapitenin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e rradhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!”

Shënimi i plotë:

Mirëmbrëma,

Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë.

E falenderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola!

Këtë thashë dhe unë dje!

Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.

Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën!

Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin!

Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.

Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë “kapitetin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e rradhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!

Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri